Ngjarjet më të fundit politike analizuar te "Rimëkëmbja"
Botuar ne "Rimekembja", ja nje analize e plote per te kuptuar me mire, sidomos per ata qe jetojne jashte vendit, se c'ngjet ne Shqiperi dhe c'ndodhi me Himaren. Shkrimi analitik <span style="font-weight: bold">rekomandohet</span> per ata qe duan te kuptojne se c'sfond ka pasur ngjarja ne Himare, se c'gatuajne partite PS e PD, dhe se c'pritet te ndodhe. Shkrimi <span style="font-weight: bold">nuk</span> rekomandohet per tifozet partiakë, per militantët, komunistët, neokomunistët, antikombetarët, grekofilët.
Per me shume mund te interesoheni ne "Rimekembja", ne faqen:
<span style="font-weight: bold">http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/</span>
- - - - - - - - - - - - - - - - - -
<span style="font-weight: bold">GEIXHO-JANULLATISTI BERISHA VALËVITI FLAMUJ GREKË NË HIMARË</span>
Të pakët duhet të jenë shqiptarët që nuk janë zemëruar kur kanë parë në ekranet televizive sjelljet provokuese të barbarëve antishqiptarë natën e mbylljes së votimeve me 12 tetor 2003 në Himarë.
Nuk mund të hiqen për një kohë të gjatë nga kujtesa e njerëzve ato poza të neveritshme dhe ato gjeste histerike të asaj qenies së shpërfytyruar, të një siluete njeriu që ulurinte për të sharë e fyer Shqipërinë, që çirrej se Shqipëria duhej të gozhdohej në formën e kryqi që i mbante në qafë, që shqiptonte çalë-çalë fjalë të ndyra e nxirrte gjuhën me përmasa jo njerëzore dhe turfullont se “Skiperia ëstë Al-Kaida”. Më pas mësuam se ky e kishte emrin Niko Kolila, himariot që banon tani në Greqi. Ky provokator hiqej si “korifeu” i atij kori mjeran e çjerraman antishqiptar të omonistëve të Vangjel Dules e Vasil Bollanos,të mercenarëve shqiptarë të organizatës terroriste MAVI, të zelltarëve të taborreve të “rinisë vorioepirote” të Karathanos që kishin kaluar në ekstazë dhe tundnin flamuj grekë para qendrës së votimit, të inkuruajuar edhe nga mbështejtja politike e pëdëistëve qorra të Sali Berishës.
Për të sjellë nga Greqia në Shqipërinë e Jugut legjionet e fshehta të OMONIA-PBDNJ-së, terroristët e MAVI-it e skuadronet e Karathanos ditën e votimeve grekët kishin vënë në dispozicion pa pagesë autobuzë të shumtë. Përveç masave logjistike për të vënë në jetë skenarë si ai i Himarës shtypi grek kishte bërë propagandë të madhe për batalionet e votuesve mercenarë që të niseshin drejt Shqipërisë në përforcim të vijës së frontit zgjedhor të Vangjel Dules e të Sali Berishës në zonat “minoritare greke”, ku grekët kishin përfshirë edhe Himarën (me ndihmën e Sali Berishës e të PD-së).
<span style="font-weight: bold">Dule dhe “Palikarët” ( greqisht “trimoshat”) e tij magjepsin “Qirie” ( greqisht “Zotëri”) Berishën.</span>
Kështu e shohin dhe përshkruajnë shumë vëzhgues, kometues e politikanë atë që ngjau në mbrëmjen 12 tetorit 2003 në Himarë kur u festua me parulla e britma antishqiptare ( ndër të tjera edhe parrulla “shqiptarët janë turq”) dhe valvitje provokuese flamujsh greke fitorja ( ende e pavërtetuar) e kandidatit të përbashkët të PBDNJ-së dhe të Partisë Demokratike, Vasil Bollanos.
Mjetet e informimit, elektronike dhe të shkruara, në Tiranë tashmë kanë dhënë një pamje të qartë jo vetëm të shëmtisë së skenanve që krijuan agjentët grekë dhe fanatikët e antishqiptarizmit në Himarë me rastin e “fitores” në zgjedhjet bashkiake nga koalicioni PBDNJ+PD ( Vangjel Dule + Sali Berisha), por kanë hedhur mjaft dritë edhe mbi përgatitjen e skenarëvet dhe regjizuarën e mëparshme për të krijuar këto skena. Qysh gjatë fushatës zgjedhore në ekranin e “Top Channel” pamë emisionin debat të përgatitiur nga Rudina Xhunga në Himarë kur zelltarët e greqizmës i drejtoheshin me egërsi kandidatit socialist Goro me pyetjen provokuese “ po ti vet a e njeh Himarën si zonë minoriteti grek?”, një pyetje që nuk kishte fare të bënte me fushatën zgjedhore për pushtetin vendor. Dhe zelltarët e greqizmës në Himarë e në Shqipëri inkurajoheshin të shtronin kaq haptazi e kaq sfidueshën pyetje të tilla antikombëtare sepse ishte “kreu i opozitës”, Sali Berisha që bënte aleancë zgjedhore me partinë greke. Edhe kandidati socialist Goro përplëitej kur i drejtohe pyetja “ e pranon ti se Himara është zonë e minoritetit” grek sepse duket e dinte që mohimi i prerë ia hiqte e nuk ia shtontë votuesit. Për shkak të poilitikës grekoservile të PD-së e grekofile të Berishës, edhe gazetarët e gazetarkat e shumë ekraneve televizive ngatërroheshin ose gjenin rast të shprehnin një dëshirë të tyre duke shpallur Himarën zonë të minoritetit grek.
Blendi Fevziu e Aleksandër Çipa ( respektivisht botues i “Korrierit” dhe kryerdaktor i “Koha Joinë”) bënë një emision të tërë televiziv në “Top Channel” për të lavdëruar koalicionin grekofil Berisha-Dule ( PD+PBDNJ) dhe për ta paraqitur këtë vetëm si një “allishverish të rëndomtë” zgjedhor , jo si një veprim politik antishqiptar. Por britmat histerike të terroristëve të e organizatës famëkeqe MAVI, që hynë në Shqipëri për të të trumbetuar me gjeste vulgare e agresive fitoren e përbashkët të greqizmit të Dules e grekoservilizmit të Berishës treguan të kundërtën e asaj që kishin përrallisur për orë të tëra Blendi Fvziu dhe himarioti Aleksandër Çipa në ekranin e “Top Channel”; treguan se në Himarë nuk ishte fjala për një garë zgjedhore për pushtetin vendor por ishte fjala për një përplasje të mirëfilltë midis ofensivës greke në egërsim dhe rezistëncës shqiptare në zvetënim për sovrantitetin etnik, politik e shtetëror mbi Himarën.
Në vigjilje të votimeve grekët bllokuan në kufi karvanin e autobuzëve që sillnin votues në Shqipëri.. Për të “çbllokuar” këtë “situataë të rënduar” askush nga qeveritarët e politikanët shqiptarë nuk mori nismën e nuk kishte fuqi të bënte diçka. Dhe menjëherë në paraskenë doli kryetari i PBDJ-së, Vangjel Dule, për të cilin u tha se që kishte ndërhyrë pranë qeversë greke dhe e kishte hapur sshtegun policor grek që mërgimtarët të hynin në Shqipëri për të votuar. Pra, me këtë truk grekët nxirrnin jashtë loje shtetin shqiptar në sytë e të “riatdhesuarve” për ditën e votimit dhe ngrinin lart portretin e rëndësinë politike të “yllit e talentit” të ri të greqizmës në Shqipëri, Vangjel Dules, duke u dhënë kështu sinjalin të ardhurve nga Greqia dhe të tjerëve në Shqipëri se këtë e njihte Greqia për veqil të saj kryesor në politikën shqiptare prandaj votat duhej të shkonin për partinë tij PBDNJ e kandidatët e saj.
Duket qartë edhe një herë se pas kujdesit të veçantë të treguar nga grekët që të vdiste sa më qetësisht në spitalin e Athinës ish-kryetari i moshuar i PBDNJ-së, Vasil Melo, zgjatja e sëmundjes të të cilit po vononte kurorëzimin përfundimtar të puçistit Dule në krye të PBDNJ-së, do të ketë edhe kujdese të tjera për të forcuar pozitën e “vuxhudin politik” të kryetarit të ri Dule, të përzgjedhur e të stëvitur qysh këlysh politik nga Janullatosi. Edhe Sali Berisha e ka kuptuar mirë këtë shqëetësim të veçantë në Greqi për të rritur përmasat politike të Dules në Shqipëri, prandaj në shkëmbim të ndonjë buzëqeshjeje odiseoane nga politia greke, Saliu ka vendosur të jetë edhe ai mbështetës i Dules në politikë. Prandaj u bë dhe ortakëria midis PD-së, PBDNJ-së e MAVI-t me rastin e zgjedhjeve e të votimeve në Himarë. Madje edhe politikanë të tjerë shqiptarëe shumë më të pëlqyer në Athinë se Saliu duket e kanë kuptuar se për hir të Dules në Athinë janë gëzuar që Melo mori pa qëndruar shumë në spital rrugën e prehjes së përjetshme ku e prisnin bekimet e Janullatosit dhe kanë vendosur që kur të kenë nevojë për ndonjë mjekim të mos bezdsin më si përpra mjektoret e Athinës, ku shërbimet u shkëblyekan lehtë me bekimet për politikanët e dashur shqiptarë.
<span style="font-weight: bold">Si duan ta mbysin në Tiranë jehonën e zemërimit për “Skandalin në Himarë” </span>
Plaga që ka shkaktuar në trupin e kombit shqiptar provokimi greko-dulist-berishist në Himarë është si plaga që shkakton djegia në zjarr të fortë, që para se të marrë rrugën e shërimit për njëfarë kohe vetëm thellohet e acarohet. Kjo plagë ende vazhdon të malcohet dhe dhimbjet e saj po bëhen më therëse për shkak të një sërë zhvillimesh të tjera politike që kanë lidhje me të. Dhimbjet e kësaj plage në shpirtin dhe mendjet e shqiptarëve i shtojnë edhe komentatorë si Mero Baze , i cili jo vetëm u kujtua shumë vonë, më 17 tetor 2003, të reagonte ndaj këtyre ngjarjeve, ndonëse “Temën” e nxjerr çdo ditë, por edhe “editorialin” e tij me titull “Lëri djemtë e mi të kthehen....” e nis me fjalinë provokuese ndaj zemërimit të ligjëshëm shqiptar : “Prej katër ditësh opinioni shqiptar ngarkohet me një incident, i cili me siguri do të ishte harruar sikur zhvillimet politike dhe rezultati i zgjedhjeve të ishte i gëzueshëm për Partinë Socialiste”.
Me ato “me siguri-të “‘e Meros, me ata rrotullimet e paturpshme të gjuhës së tij, sipas konjukturave politke berishiane, jemi tejngopur tashmë. Nuk presim që Mero të bëhet tjetër njeri nga ai që është . Por nuk mund as ta heshtim kur njerëz si ai bëjnë lojën e ndyrë greke-duliste-berishiste për ta paraqitur ngjarjen në Himarë si një incident pa zarar që duhej të ishte harruar qysh të nesërmen e ditës kur ndodhi. Meros nuk i ishte pritur të kalonin as “tri ditët e çudisë” sa zgjasin sensancionet në shtyp, nuk duroi dot deri më 18 tetor kur zhurmën mediatike dhe gazetareske për trazirat e Himarës ta shurdhonte zhurma që plasi për “Skandalin Rama”, ministrin e rendit që rrahu gazetarin Babaramo.
Nuk duhet përjashtuar as mundësia që “Skandali Rama” të jetë kurdisur pikërisht në këtë kohë nga mjeshtat e nxitjes së furtunave propagandistike pikërisht me qëllimin që të kalonte në plan të dytë “Skandali Dule-Berisha” në Himarë. Gazetarë të shumtë dhe bashkë me ta Lëvizja “Mjaft” që doli nga roli e funksioni i saj si lëvizje për “ndëgjegjësim të butë” të njerëzve për t’u shndrruar në një forcë “sui generis” të aksionit populist politik u mobilizuan për të përmbysur ministrin Rama se kishte dhunuar një gazetar. Për këtë vepruan me një vrull shumë më të madh sesa për të kundështuar dhunimin grek të historisë, nderit, dinjitetit e sovranitetit të shtetit e të kombit shqiptar në Himarë. Nuk e kishim parë asnjëherë Mustafa Nanon të çirrej aq shumë në rrugë për të shqiptuar fjalën “çelësat, çelësat” që të flakej Luan Rama nga zyra e tij. As Pirro Mishën nuk e e kishim parë që në demonstratë të merrte portret aq të thekur populisti. Për më tepër këta nuk janë parë të protestojnë në faqet e gazetave, jo më në rrugë, kundër sfidave greke në Himarë e të formulojnë ndonjë kërkesë “Grekër larg duart nga Himara”.
Edhe nëse nuk ka pasur bashkërendim të “skandaleve” zhurma për ministrin e shënjestruar me shumë marifet e cinizëm të rendit, Luan Rama, mbyti në njëfarë mase protestën për Himarën. Nano e kryesia e PS-së qysh më 17 tetor filluan të merreshin me ministrin “rrahës’ të rendit, jo më me rendin e sovranittein shtetëror të “rrahur” e të nëpërkëmbur nga grekët, grekomanët e grekoservilët në Himarë. Ndërsa të rinjtë vlonjatë mbështilleshin me flamuj kombëtarë për të shkuar të lartësonin nderin e kombit në Himarë dhe bllokoheshin në rrugë nga policia, taborret e mëdha të gazetarëve të zhurmshëm në Tiranë në vend që të ishin përreth pelegrinëve kombëtarë në Qafën e Llogorasë tuboheshin para Ministrisë së Rendit për të krijuar simbolika pështirosëse me një palë doreza boksi të varura në kangjellat e hyrjes dhe për të sjellë shurdhëri propagandistike për zhvilimet në Jug. Greqisë e grekëvë do t’u ketë shkuar shumë përshtat kjo përmbysje e situatave propagandistike dhe politike në Shqipëri.
Mero Baze mund të mbulojë sytë e tij me syze të errta berishiane sa të mos dallojë dot se çfarë qëndron pas asaj që rinia vlonjate tashmë ka marrë rrugën për të ngritur flamurin kombëtar në Himarë, por nuk ka fuqi të marrosë shqiptarët sa të mos venë re se është davaritur shumë psikoza e keqe e gjashtë viteve më parë kur ngritja e flamurit grek në Himarë përshëndetej edhe në Vlorë. Mero nuk mud të çorodisë mendjen e të gjithëve që të mos shohin sot se ata demokratët e Vlorës që e paguan shumë shtrenjt ngritjen para 6 vitesh të flamurit grek në Himarë dhe ardhjen e bandave nga Greqia tani janë bërë rezervë politike e atyre që valëvisin flamuj grekë në Himarë dhe fusin përsëri të njëjtat banda të nëpërkëmbin Shqipërinë.
“Palikari” i propagandës berishiane Mero Baze, mbasi ka shtrydhur trurin për ditë të tëra, më në fund më 17 tetor tentoi të bindëte lexuesit e gazetës së tij se ajo që ka ndodhur në Himarë qenka vetëm incident i papërfillshëm i shkaktuar nga disa “fanatikë të organizatave të mbetura të Vorio-Epirit që gjallojnë në Greqi vetëm duke gënjyer grekët”. Pra, sipas Meros, ajo që ka ndodhur në Himarë nuk paska të bëjë fare me ndonjë politikë zyrtare apo gjysëm zyrtare greke të të kaluarës e të sotmes, as me veprimtarinë e ndonjë agjenture greke në Shqipëri, as me ngatërresat që bën OMONIA-PBDNJ e kryesuar tani nga Dule dhe as me qëndrimin e PD-së e të Berishës që u bënë dulistë-omonistë në zgjedhjet e 12 tetorit. I beson me të vërtetë Mero këto gjepura që kërkon t’ia servirë publikut për “analizë politike”?! Kujton vërtetë Mero se opinioni publik i ha kollaj këto mufka propagandistike?! Apo Mero ka vetëm hallin të sajojë diçka që t’i shërbejë si provë besnkërie ndaj Berishës? Po ato shkrimet që ka bërë dikur për politikën e pandëprerë armiqësore të Greqisë kundër Shqipërisë ku do t’i çojë tani Mero?.
Sa mirë bën Mero kur pohon se midis atyre që kurdisën trazirën në Himarë ka njohur fytyrën e Karathanos i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë në prill të vitit 1994! Po pse Mero deri tani nuk e ka demaskuar fort këtë Karathanon në gazetën “Tema”, po ia la mundësinë e barrën “Zërit të Popullit” ta bënte këtë punë shumë të mirë për të sqaruar opinionin publik shqiptar?! Apo gjatë kësaj kohe Mero e kishte mendjen vetëm të mbushte faqe gazetash që zor se i lexon kush me “të dhëna” për “masakrën” zhgjedhore në Tiranë , sepse i duhet të mbështesë ekzibicionizmin politik qesharak të Spartak Ngjelës, siç po mbështet e zbukuron edhe kandidatin omonist Bollano në Himarë, të cilin nga shovinist grek do ta pikturojë “atdhetar” shqiptar?
Mero e paska dalluar qartë midis trazavaçëve në Himarë atë Karathanon që vriste ushtartë e rinj shqiptarë të lënë pa armë në kazermat e Peshkëpisë si tufë qingjash pa bari tek strofkulla e ujkut. Po pse nuk u rikujton shqiptarëve se atëherë në krye të shtetit shqiptar ishin miqtë e Meros, Berisha e Meksi, të cilët edhe sot duhet të gjykohen jo vetëm politikisht për atë shpërdorim të detyrës së lartë shtetërore?! Mero hesht për gjëra të tilla sepse miku i tij politik Berisha është aleat politik i këtij Karathanos. Mero habitet se si reagimet kundër asaj që ngjau në Himarë më 12-13 tetor filluan dy ditë më vonë, kur Mero paska pritur të harrohej ngjarja si një ëndërr e keqe. Po vet Mero kujtohet të reagojë me një shkrim shumë ditë më pas dhe mbase nuk do të shkruante fare po të mos e kishin ngacmaur berishizmin e omonizmin e Meros të rinjtë e Vlorës që mbuluan makinat e me flamuj kombëtarë dhe u nisën për në Himarë.
“Palikari” i propagandës pëdëiste-omoniste, Mero Baze, me editorialin e tij të datës 17 tetor na jep provën se Berisha me gjithë zelltarët berishianë janë shumë kryeneçë për të justuifikuar tradhtinë që i kanë bërë kombit e vendit duke u vënë në shërbim të shovinizmit grek në Himarë. Mero ka përmbysur kokëposhtë vargjet e këngës së Çerçizit që i drejtohej bimbashit turk me fjalët “Lëri djemtë e mi të shkojnë/ se ju kuq ju bëj me bojë” për të sajuar titullin “Lëri djemtë e mi të kthehen...” me qëllimim mistrec që edhe “kthimin” provokues të mercenarëve të MAVI-it grek e të pasuesve të Karathanos e të vurgarit vllah të greqizuar Dule ta paraqesë vetëm si “kthinm të djemve të Himarës” dhe të mbulojë kështu pakëz turpin që tani bie mbi PD-në e Berishën. Mero e ka rrotulluar gjuhën nga të gjitha anët që ta përqëndrojë vemendjen kryesore të lexuesit jo në faktin që PD u bë ortake e shovinimzit grek kundër Shqipërisë, por në stisjen e gjithë akuzave të mundshme për një mendje pjellore si e Meros kundërPS-së, e cila pavarëisht nga mëkatet që ka në rastin e Himarës duhet përgëzuar e mbështetur.
<span style="font-weight: bold">Berisha e PD ua rrëmbejnë Nanos e PS-së stafetën e grekoservilizmit në politikë</span>
Për shqiptarët më e rëndë se prania nxitëse fizike e Vangjel Dules në këto veprime antikushtetuese e sfiduese për shtetin e kombin shqiptar ishte prania politike e Sali Berishës që e kishte katandisur kaq keq PD-në sa të bëhej ortake e orgjive politike antishqiptare të grekëve e grekomanëve.
Gazetari Arben Rozhani, ndryshe nga Mero Baze, reagoi menjëherë, qysh më 14 tetor 2003 në gazetën “Albania” dhe e kishte gjetur shumë saktë titullin e komentit të tij “Urime qirie Berisha!”. E goditur ishte dhe sarkazma e tij : “Pamjet e natës të së dielës dhe të hënës në Himarë, janë dhuratë e Partisë Demokratike, e cila mund të gëzohet pse mori disa bashki në jugun e pasur, duke lënë peng atë bosht që kishte mbajtur deri më sot me shumë fanatizëm prej 13 vitesh partia e parë opozitare në vend, patriotizmin”. Pra, një gazetari të “Albania-s”, gazetës së krijuar me financime të majme nga vet PD e Berisha, sikurse “Tema” e Bazes më pas dhe që që shumë herë para “Temës” kishte lavdëruar “nacionalizmin” e Berishës, i duhej tani të thoshte me dëshpërim se PD-ja kishte lënë peng tek grekët mburrjet e saj të deritanishme, kishte hedhur tutje atdhetarizmin për të bërë lojën e Greqisë si bisht i partisë greke të Vangjel Dules.
Qysh kur ndodhën ngjarjet e shëmtuara e antishqiptare në Himarë drejtuesit e PD-së ( përveç Berishës) në qendër e në Vlorë, shtypi partiak dhe ai “i pavarur” pëdëist që e drejtojnë Fahri Balliu e Mero Baze për ditë të tëra nuk thanë e nuk shkruan asnjë fjalë për të dënuar provokimet greke, për të pasqyruar ndnjenjat e zemërimit të shqiptarëve. Përkundrazi Berisha nxitoi të bëhej papagall i Vangjel Dules për të përsëritur mashtrimet e këtij të fundit dhe trillimet për t’ia ngarkuar fajin Partisë Socialiste. Me këtë qëndrim Sali Berisha vërteton se edhe pas valëvitjeve provokuese të flamurit grek në Himraë, ai nuk ndjen asnjë pendesë që e bëri PD-në bashkëfajtorore në këtë ofensivë antikombëtare. Këmbëngulja tipike e Berishës për të shfajësuar PBDNJ-në e Dulen duke fajësuar PS-në e Nanon dëshmon se Berisha e ka futur PD-në në “vallen palikarçe” antikombëtare të grekëve e grekomanëve shqiptarë me vetëdije e bindje të plotë politike dhe me qëllime nga të cilat ai nuk do të shkëputet as tani që provokimi grek në Himarë i ka zemëruar shqiptarët si asnjehrë gjatë këtyre 13 viteve të fundit.
“Qirie” Berisha le ta gëzojë “fitoren” e “palikarit politik” të PBDNJ-së në Himarë, por ama duhet të ketë parasysh se edhe përgjegjësia do të bjerë mbi të shumë e rëndë që u ngrit me kaq entuziazëm të kërcente një “valle palikari” në dëm të Shqipërisë. Propagandisti i Berishës Mero Baze që i paska hyrë punës të manipulojë me vargje këngësh të vjetra le të përpiqet të gjejë dhe atë këngën ku është vargu “... hedh një valle palikari”, se mbase arrin të sajojë një titull më të goditur se ai i editorialit të datës 17 tetor në “Tema”. Berisha do të mbajë madje një përgjegjësi edhe më të madhe se ajo e Dules, sepse në fund të fundit Dule është në krye të një partie greke dhe mund të akuzohet vetëm për tradhti shtetërore kur drejton veprime në dëm të integritetit e të sovanitetit të shtetit shqiptar, por jo dhe për tradhti kombëtare. Kurse Berisha është shqiptar, është në krye të Partisë më të madhe opozitare shqiptare, madje është hequr dhe patriot i madh. Prandaj Berisha mund të akuzohet, të paktën politikisht, edhe për tradhti kombëtare.
Berisha nuk është axhami në politikë. Ai i di fare mirë të gjitha këto. Por duket ai ia paska shitur shumë më keq se kujtonim shpirtin djallit të antishqiptarizmit. Berisha na dha provën më të dhimbshme politike se ai është një shegert i politikës së Geixhit e të Janullatosit në Shqipëri dhe jo kundërshtar i ambicjeve megali-ideiste të politikës greke. Tani ai po ecën në këtë rrugë të turpit me zell më të dukshëm se zelli i atyre që deri sot i kemi demaskuar për grekomani, filogreqizëm e grekoservilizëm në politikën shqiptare. Tani Berisha na del edhe më grekoservil e grekofil se Fatos Nano, i cili në këtë rast politikën e propagandën e PS-së po e orienton më ndryshe, po ruan hë për hë dhe në dukje njëfarë përgjegjësie të tij si kryetar i një partie shqiptare dhe i një qeverie të Shqipërisë, siç po bëjnë edhe drejtues të tjerë të PS-së, ndryshe nga homologët e tyre të PD-së që kanë futur veshët në lesh, kanë mbyllur sytë e gojën dhe vetëm presin kur të lëshojë ndonjë marrëzi të re Berisha.
<span style="font-weight: bold">Aleanca me Dulen për Himarën është haraç politik që i paguan Berisha Nikolas Geixhit</span>
Tashmë dihet mirë se çfarë veprimtari të ethshme e të rrezikshme antishqiptare ka bërë e bën njeriu me emrin Nikolas Geixh dhe lobi grek dhe ai vorio-epirot në SHBA. Kjo “Greqia e Amerikës” gjithnjë ka vepruar edhe më hapur e me më shumë agresivitet kundër Shqipërisë e kombit shqiptar.
Këtë “Greqinë e Amerikës” (lobin grek-vorio-epirot në SHBA) shumë shpesh në të kaluarën e kanë përmendur edhe si armiken e tyre kryesore Berisha e PD-ja. Kur kishin frikë të qortonin Greqinëe Ballkanit për veprime kundër PD-së e Shqipërisë Berisha e propagandistët e tij sulmonin “lobin grek” në Amerikë dhe në mënyrë të veçantë Nikolas Geixhin, të cilin për vite me radhë ua kanë përshkruar shqiptarëve si përbindshin e antishqiptarizmit, si grekun që donte të shkatërronte PD-në e Berishës. Aq sa Berisha e pat shpallur atë person të padëshiruar për të hyrë në Shqipëri dhe me këtë veprim ngjalli alergji tek disa kongresmenë me rëndësi në Amerikë. Edhe kur Greqia bëri ndërhyrje të armatosur për të rrëzuar pushtetin e Berishës në vitin 1997, përsëri Berisha fajsonte në radhë të parë “lobin grek” në Amerikë. Të gjitha këto i ka përshkruar e komentuar gjërë e gjatë dhe nganjëherë mjaft mirë Mero Baze në librat e shkrimet e tij dhe nuk është e nevojshme të zgjatemi.
Por, Mero nuk ka përshkruar e komentuar me autoritetin që i jep pozita e njohësit deri në hollësirat më të vogla nga brenda mënyrën se si u pajtua Berisha me Nikolas Geixhin. Megjithatë tashmë edhe kjo është bërë e qartë. Berisha lëpiu gjithçka që kishte vjellë kundër Geixhit dhe pasi Geixhi i pa veshjet dhe këpucët e tij të pastruara nga llapa e Berishës u bë zemërgjërë e filloi të tregonte më shumë simpati për Saliun se për Fatos Nanon.
Në një shkrim të botuar në gazetat e lobit grek në Amerikë më 27 korrik 2003 ( shkrimi është ribotuar në gjuhën shqipe nga “Koha Jonë” më 27 gusht 2003) Nikolas Geixh e përshkruan njeriun më të zi për fatet e Shqipërisë gjatë këtyre vitve, Anastas Janullatosin, si shpëtimtarin e shpresëdhënësin e shqiptarëve në Shqipëri. Geixh nuk ka lënë pa cituar edhe vlerësimet e larta për Janullatosin nga Nano e Berisha : “Unë mendoj se askush tjetër nuk ka dhënë më shumë ndihmesë për rilindjen e Shqipërisë si një komb i lirë europian”, thotë kryeministri Fatos Nano...Me kalimin e kohës Anastasi fitoi madje edhe admirimin e Sali Berishës, i cili tani është udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare”. ( citohet sipas tekstit të botuar në gjuhën angleze në “Pitsburg Post-Gazetë” dhe “Dhi Hartford Kurrant” të datës 27 korrik 2003). Geixhi ka theksuar se Janullatosi duke fituar admirimin e shumë shqiptarëve ka shpëtuar misionin e tij dhe mbase edhe jetën e tij nga atentatet. Geixhi është treguar shumë i kujdesshëm për të mos u bashkuar me propagandën e berishianëve se ishte Janullatosi që e rrëzoi projektin berishian të kushtetutës në vitin 1994, por ka qëndruar më pranë të vërtetës duke theksuar se pasi Janullatosi kishte bërë gati valixhet të largohej “ për çudinë e gjithkujt projekti u rrëzua; shqiptarët e të gjjthë besimeve kishin votuar kundër tij”.
Ashtu sikurse Janullatosi, edhe vet Geixhi, me kalimin e kohës fitoi admirimin e Berishës, i cili u tall me gjithë qëndrestarët e fanatikët e tij kur priti Geixhin në zyrë. Për këtë u shpërblye me vlerësime edhe më të mira se ato për Fatos Nanon nga na e Geixhit. Por, tani ka rëndësi të dallohet e të vlerësohet rreziku i pasojavet të “pajtimit të madh” të Berishës me Geixhin dhe jo admirimet sharlatane të njërit për tjetrin. Një provë e qartë e rrjedhojavet të këqija për Shqipërinë nga takimi e pajtimi Berisha-Geixh është hyrja e PD-së në koalicion jo thjesht lokal zgjedhor, por politik më PBDNJ-në. Mënyra se si Berisha doli menjëherë në mbrojtje të Vangjel Dules pas provokimt me flamuj grek në Himarë, heshtja e PD-së dhe e shtypit të saj për provokimin në Himarë, sulmet e propagandës së PD-së kundër PS-së për çështjen e Himarës tregojnë se pas ditës së 12 tetorit aleanca e PD-së me PBDNJ-në po merr përmasa të reja politike e ndoshta afatgjata.
Këtë e ka përgatitur Nikolas Geixh. Berisha po e njeh Himarën si zonë të minortitetit grek. Kjo është kërkesë e Nikolas Geixhit. Berisha duket që ka shpresa se nëpërmjet Nikolas Geixhit jo vetëm do të ulë kundërshtimin ndaj tij nga lobi grek në SHBA, por do të sigurojë edhe mbështetjen e këtij lobi e të politikës së Greqisë për t’u rikthyer edhe një herë në pushtet. Berisha tani del hapur me një portret politik geixho-janullatist. Berisha, sipas Geixhit, i ka dhënë Janullatosit admirimin e tij. Dhe Janullatosi duhet ta shpërblejë Berishën me bekimin e tij. Geixhi ka pohuar publikisht pas takimit me Berishën se të dy kishin lënë pas të kaluarën dhe u bënë miq. Edhe Berisha u bashkua me këtë vlerësim. Geixhi publikisht ka lënë të kuptohet se për atë Berisha është më i këndshëm se Fatos Nano. Kjo i ka dhënë shumë shpresë Berishës se mund të fitojë mbështetjen greke për të ardhur në pushtet. Ja përse Berisha bëhet aleat i madh me Vangjel Dulen.
Në Shqipëri zakonisht ose luhen lojëra që kanë përfunduar midis klaneve politike e partive në Greqi, ose bëhen provat e para për lojërat që më pas do të luhen në politikën greke midis partive e klaneve tradicionale të atjeshme. Lobi grek i SHBA është aktor i përhershëm i këtyre lojërave, duke anuar herë nga njëri krah politik, herë nga tjetri, herë nga njeri klan politik e herë nga tjetri, brenda të njëjtës parti. Lobi grek në SHBA është në njëfarë mënyre një mbikqyrës dhe një ndërhyrës në çastet delikate në ekulibrat politikë brenda në Greqi. Prandaj lobi grek në SHBA bën një politikë disi të veçantë edhe ndaj Shqipërisë, duke u kujdesur që politika greke për shkak të problemevet të brendshme të mos shmanget shumë nga boshti tradicional. Pastaj dihet se cilado parti, apo cilido klan partiak që përpiqet të dalë në krye në Greqi nuk mund ta bëjë këtë pa një sukses në politikën greke ndaj Shqipërisë, pa një zhurmë për Vorio-Epirin. Për këtë duhet gjithmonë bashkërendimi i veprimeve me lobin grek të SHBA që shpesh është si pararoja e veprimeve të Greqisë në Shqipëri.
Vitin e kaluar Geixhi thirri në Korfuz Nanon e Metën që të vinte njëfarë rregulli në luftën e tyre klanore. Pastaj tërhoqi në lojë PD-në e Berishën. Të gjitha këto u bashkërenduan me qeverinë greke, me partitë në Greqi dhe me Beogradin. Kjo çoi në bashkëqeverisjen Nano-Meta në Shqipëri, në “pajtimin” Nano-Berisha e zgjedhjen e Moisiut si “president konsensual” në Shqipëri dhe në hapjen e rrugës për “tripolaritetin politik e aleancat fluide “ (Nano-Berisha- Meta) që i ka shumë qejf Berisha. Në këto rrethana Berisha filloi të fryhej se po i vinte dita që nëpërmjet skemave të lobit grek në SHBA të rregullohej në mënyrë të tillë puna në Greqi e në Shqipëri që ai të afrohej tek pushteti. Hapin më të madh e kishte planifikuar dhe duket ia kishin premtuar nga anë të ndryshme ta bënte në zgjedhjet e 12 tetorit 2003.
Prandaj Berisha bëri aleancën me PBDNJ-në dhe nëpërmjet saj me forcat që në Greqi po përgatiten ndoshta të bëjnë një ndryshim qeverisjeje. Përderisa PBDNJ nuk nguroi të “prishej” me PS-në e të kthehej nga parti e majtë në të “qendrës së djathtë” siç mashtron Berisha, do të thotë se diku po përpunohen skemat që edhe në Greqi në krye të vijë Demokracia e Re e Karamanlisit. PASOK-un po e dëmton rivaliteti klanor midis Simitisit e Papandreut, sikurse dobëson në Shqipëri PS-në rivaliteti midis Metës (që përpiqej kur ishte kryeministër të qëndronte më pranë Simitis) dhe Nanos (i lidhur gjithmonë ngushtë me klanin e Papandreut).
Në Shqipëri e kemi vënë re mirë se Meta ka luajtur fort kartën e përzemërsisë politike me Beogradin, gjë për të cilën Nano e ka qortuar, gati akuzuar, edhe publikisht në mbledhjen e qeverisë kur dha dorëheqjen Meta nga posti i zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Shumë shenja janë se në zgjedhjet e 12 tetorit në Shqipëri ka pasur një ofensivë të bashkërenduar midis lobit grek në SHBA, politikës greke (Simitisit për interesa klanore e Karamanlisit për interesa partiake), Beogradit dhe miqëve të Greqisë e të Serbisë në Bashkimin Europian. Të gjithë këta faktorë që veprojnë në skenën shqiptare janë të rreshtuar edhe në të njëjtin krah në ballafaqimin e madh ta maskuar midis SHBA- BE në Ballkan.
Nën hijen e këtyre kontradiktave e intrigave janë përgatitur dhe u zhvilluan zgjedhjet e 12 tetorit në Shqipëri. I inkurajuar nga kjo gjendje e koklavitur ballkanike dhe ndërkombëtare, nga vështirësitë e politikës amerikane në zona të tjera, nga rrëmuja që ekziston në PS dhe që u shtua qëllimisht nga aksioni i Metës me letrat e dorëheqjen e tij në vigjilje të fushatës zgjedhore, Berisha bëri një fushatë të egër, sikur të ishte fjala për zgjedhje politike. Duket Berishës i ka qenë premtuar më shumë dhe ai ka pas shpresuar se do të arrinte më tepër se sa mori ditën e votimeve. Këto garanci mund të kenë shtyrë edhe Ngjelën të linte vendin e deputetit në parlament për vendin e kryetari të bashkisë së Tiranës. Po në këtë kuadër Berisha u bë ortak me politikën greke, ashtu sikurse e përfaqëson PBDNJ dhe Vangjel Dule në këtë kohë dhe tani ka mbetur i mbërthyer keq nga skandalet që prodhoi kjo politikë. Prandaj Berisha kërkon me cdo kusht të dalë në një qosh të batakut ku ra duke i ndërruar drejtimin rrjedhës së ujrave të ndotuara nga selia e politikës greke-omonisto-pëdëiste drejt selisë së polikës socialiste.
Geixhi e ka gatuar më kohë, bashkë me Berishën, atë gjellë të thartuar e helmuese që greqizma shpërndau në Himarë në mbrëmjen e 12 tetorit 2003. Berisha tani do të përpiqet si i ndërkryer të ëmbëlsojë pakëz këtë gjellë të hidhur e helmuese që e serviri edhe nëpërmjet shegertëve të tij “demokratë” të Degës së PD-së në Vlorë. Berisha, sikurse i ka ndodhur shpeshherë në manovrimet e tij të paparimta e të rrëmbyera, ra kokë e këmbë brenda në kazanin e çorbës së Geixhit e të lobit grek në Amerikë. Pasi shumë shqiptarë të jenë trullosur nga çorba që bëri Berisha me Dulen edhe Geixhi e lobi grek i Amerikës do ta braktisin sërisht Berishën për të marrë me të mirë Nanon, të cilit i dhanë shanse më të mëdha për të fituar mbi kundërshtarët e vet partiakë në Kongresin e ardhëshëm sesa po të kishin lënë Berishën e PD-në të merrte ”flamurin e nacionalizmit zgjedhor “ në Himarë.
Nanos i duhet një “qëndrim atdhetar” i PS-së së drejtuar prej tij në prag të kongresit. Nanos mund t’i leverdisë shumë që “greqizmin e Himarës” ta shpallë Berisha dhe frytet e “mirënjohjes” greke për këtë gjë t’i gëzojë më vonë Nano. Kështu ia kanë punuar edhe herë të tjera socialistët e Nano PD-së e Berishës. Mjafton të kujtojmë se në prill të vitit 1993, kur Berisha e Meksi vendosën të pranonin kërkesën e Micotaqisit që shqiptarët ta përcaktonin sipas qejfit kombësinë, socialistët u larguan më parë nga parlamenti që këtë punë ta bënte vetëm PD-ja me deputetët e saj. Berisha e Meksi tradhtuan Shqipërinë atëherë për të kënaqur Greqinë. Berisha tradhton Shqipërinë sot për hir të përkëdhelive greke duke shtuar rrezikun që të bëhet edhe lolo kur të luhen skenat finale për konsolidimin e pushtetit të Nanos në saje të “atdhetarizmit” që ky tregoi në rastin e Himarës.
Geixhi di të punojë. Berisha di të gabojë. Nano di të përfitojë. Me miqësinë e Geixhit, bekimin e Janullatosit dhe ortakërinë e Dules, Berisha e berishianët mund të jenë të sigurtë se do të shkojnë nga humbja në humbje, do të rrëshqasin nga turpi në turp.
<span style="font-weight: bold">Reagimet e PS, “ZP” dhe të rinisë së Vlorës nxjerrin më në pah tradhtinë e PD-së e të Berishës.</span>
Është hera e parë që detyrohemi të rrimë me gazetën “Zëri i Popullit” nëpër duar më shumë se me çdo gazetë tjetër për të ndjekur zhvillimet për një çështje me rëndësi të veçantë kombëtare dhe shtetërore. Është hera e parë në shumë vite, sidomos qysh nga ngjarjet tragjike të pranverës së vitit 1997 që nisën pikërisht me ngritje të flamurit grek në Himarë e me sulmet e bandave të ardhura nga Greqia në Vlorë, që lexojmë si burim kryesor “Zërin e Popullit”, krahas qëndrimit para ekranit të “Top Channel” për të mësuar lajmet më të fresktëa mbi përpjekjet e rinisë vlonjate për të kapërcyer postblloqet e shumta të ngritura nga policia dhe për të shkuar e valëvitur flamurin kombëtar shqiptar në Himarë.
Çfardo të sajojnë propagandistët e PD-së për të hedhur hije dyshimi mbi organizmin e qëllimet e këtij veprimi të të rinjëve të Vlorës shqiptarët duhet të solidarizohen me ata. Nisma e tyre i shërben qëllimit fisnik kombëtar që të davariten zymtësia dhe duhma e keqe që kanë lënë atje valëvitjet e flamujve grekë, brimat e atnishqipatërve të PBDNJ-së e rinisë vorio-epirote dhe era e qelbur politke që ka përhapur bashkëpunimi zgjedhor i PD-së me PBDNJ-në.
Ishte një gjë e mrekullueshme ajo që bënë të rinjtë e Vlorës që shkuan para selive të PD-së e PBDNJ-së për t’u kujtuar se Himara është Shqipëri, se atje duhet të valëvitet vetëm flamuri kuq e zi. Ishtë një gjë e mrekullueshme që të rinjtë e Vlorës krijuan karvanet e atdhetarizmit me vetura të mbuluara me flamuj kuq e zi dhe u nisën drejt Himarës ta çonin atje mesazhin e tyre për opinionin publik shqiptar e botëror. I ka penguar policia shqiptare, por nuk prish punë se mesazhi u dha. Dhe kjo nismë nuk ishte një shpërthim vetëm i një çasti , por të rinjtë e Vlorës e kanë ngjitur disa herë të përjetën deri në Qafën e Llogorasë.
Na çuditi shumë një lajm i datës 16 tetor se policia u paska thënë vlonjatëve të nisur drejt Himarës të heqin flamujt nga veturat që të lejoheshin të shkonin atje. Po ata për të valvitur ata flamuj e merrnin rrugnë jo se i kishte zënë malli të harxhonin benzinën kot! Nuk na pëlqen të besojmë se policia e komanduar nga njeriu me emrin Boge Bodini me këtë ofertë ka dashur të fshehë ndonjë prapamendim për të nënçmuar flamurin shqiptar në krahasim me atë grek, për të treguar se për njëfarë kohe në Himraë u dashka ruajtur “flladi” që solli flamuri grek!. Policia mbase për të qenë në rregull me profesionin e saj ka bërë mirë që nuk ka lejuar karvanet vlonjate që të arrijnë në Himarë! Por, ama po kjo polici kishte për detyrë të mos lejonte më parë karvanet e provokimeve greke të vinin ditën e zgjedhjeve, sidmos kishte për detyrë që provokatorët të mos i linte të ktheheshin aq qetësisht në Greqi me “mision të kryer”.
Po kështu e kishte për detyrë shërbimi sekret shqiptar të mos flinte gjumë kur gazetarët Alfredis Bejleris dhe Angjelo Kokoveshi paskan ardhur nga Greqia më parë të organizonin atë që u bë në Himarë ditën e zgjedhjeve. Prokuroria e Vlorës paska tani dhe këta gazetarë në listat e atyre që duhet të ndjekë penalisht( gazeta “Shekulli” 18 tetor 2003). Por kjo është si kofini pas të vjeli, sepse Shqipëria u kap në befasi. Të lehurat e qenit të mirë vlejnë para se ujku të hyjë në vathë e të bëjë punë e tij. Prandaj ka shumë vend për të diskutuar për punën e dobët të policisë që nuk është aspak efikase për të ndaluar provokimet greke dhe shumë efikase për të ndaluar reagimet e të rinjëve të Vloërs e për t’u propozuar atyre marrëveshje të dyshimta për nga natyra politike, sikurse duhet të merakosemi dhe për punën e shërbimit sekret nën hundët e të cilit bëhen përgatitje që cënojnë rëndë sovranitetin e integritetin e shtetit shqiptar.
Shumë dhimbje na shkakton dyshimi që na lind nganjëherë në mendje se mos në ndonjë strukturë shtetërore të Shqipërisë ka zënë vend edhe djallëzia që bllokimet e vlonjatëve në Orikum, Dukat e sidmos Qafën e Llogorasë të bëjnë punën e shenjave të para për të krijuar edhe këtu një “Urë të Ibrit” që ka veçuar Mitrovicën e Veriut nga Kosova për interes të serbëve. Të mos harrojmë se ajo harta e Vorio-Epirit të ngushtë të Shtabit të Ushtrisë Greke, përgatitur në fillim të shekullit XX, vijën e ndarjes së Vorio-Epirit ga shteti shqiptar e niste në veri të fshatit Palasë poshtë Qafës së Llogorasë, e ngjiste në këtë Qafë e majëne Çikës, pastaj e vazhdonte nëpër Laberi deri në Vjosë, në Skrapar e deri në Pirg e Malit të Thatë në fushën e Korçës, për ta përfunduar në Liqenin e Prespës.
Kur shqiptarëvet u thuhet : “dorëzo flamurin kombëtar shqiptar në Qafën e Llogorasë që të lejoheni të hyni në zonën e Bregut, bregdetit të Himarës, ngjan si si paralajmërin ogurzi se fantazma e “Mitrovicës së Veriut” po zhvendoset drejt Jugut të Shqipërisë. Këto rreshta pasqyrojnë shqetësimin e një kolegut tim nga Shkodra që m’i shprehu kur ky shkrim sapo kishte përfunduar. Janë shqetësime rrënqethëse. Po Berisha me mbështetësit e e propagandistët e tij pse nuk përjetojnë aspak shqetësime të tilla? Pse i mbajnë iso avazit antshiptar të çjerramanëve të Vangjel Dules?
Të përditëshmet e Tiranës (duke përjashtuar ato që janë nën hyqmin e Berishës), si dhe disa kanale televizive, ku është dalluar “Top Channel”, janë munduar më shumë se herë të tjera të pasqyrojnë me frymë atdhetare ( aq sa u lejon dhe përgatitja profesionale për pasqyrim atdhetar) zhvillimet në e Himarë. Por, duhet theksuar se deri tani nderi nga këto të përditshme i takon gazetës “Zëri i Popullit”. Më 15 tetor 2003 ka gazetë është botuar me titujt e mëdhenj “Berisha-Dule-krim në Himarë”, “Horrat e MAVI-it” përgjakin Himarën”, “Nano: vepër e qarqeve që luajnë në mënyrë tradicionale me sovranitetin dhe intergritetin e kufinjve të një vendi në asocim me BE”.
Edhe pse shprehja e mësipërme e Nanos çalon për shkak të atyre gozhdave të njohura grekofile që pushtetarët shqiptarë u kanë ngulur këpucëve të ngushta politike që veshin dhe kufizimeve që i kanë imponuar vetes për të mos përmendur në kësi rastesh acarimi politikën greke, por “qarqe të caktuara”, të paktën Nano flet ndryshe nga Berisha, flet për “cënim grek të sovranitetit e integritetit të Shqipërisë” . Kurse Sali Berisha ia fut kodra mbas bregut : “ Mafia e Himarës është ajo që e futi Himarën në këtë qerthull” dhe dhe merr në mbrojtje PBDNJ-në duke fajsuar PS-në se ajo paska kurdisur “mafiozët himariotë të bëjnë skandalin” për të diskredituar Dulen e Berishën ( shih shpjegimet absurde të Berishës të botuara në shkrimin “Berisha : Pse ua dhamë Himarën grekëve”, “Albania” 15 tetor 2003). Kurse për qëndrimin e Nanos gazeta “Albania” përdor titullin “Nano : Dhuna në Himarë e importuar nga Greqia”.
“ZP” e datës 15 tetor i ka informuar lexuesit se “Në Himarë terroristët e MAVI-t erdhën nga Greqia... Kreu i rinisë Vorio-Epirote Karathano ishte në krye të masakrës”. “ZP” e ka thënë shkoqur fare se “Vangjel Dule ishte organizatori dhe udhëheqësi i krimit në Himarë” se “Kozma Pelo i OMONIA-s hodhi lëndë plasëse” ( 15 tetor). Edhe të nesërmen më 16 tetor “ZP” i ka dhënë vend të dukshëm ngjarjes së Himarës me titujt “Himara: Berisha ikën , Dule fshihet”. “Ndizet patriotizmi vlonjat. 100 makina drejt Himarës, policia bllokon rrugën “; “A do të hetohet qirie Dule”; “Minoritarët përzënë PBDNJ-në dhe PD-në nga minoritetit”, “Dule dhe PBDNJ hoqën lëkurën e qengjit dhe dolën në shesh të Himarës sëbashku me rininë vorio-epirote të Janinës dhe ekstremit të tij”. Në faqen e parë të “ZP” dallon edhe ndonjë titull për spekulim politik si “Berisha i Trojës e Karathano i PD-së”, “Identifikohen ushtarët e Berishës Karathano e Kolila”, ( 17 tetor 2003). Ama “ZP” ndryshe nga gazetat e PD-së edhe më 17 shtator ka vazhduar të ushqejë lexuesit me informacione e vlerësime që pasqyrojnë ashtu si u duhet shqiptarëve zhvillimet për ngjarjet në Himarë. “ZP” ka shkruar “Dule fillon të bëjë të paditurin. Berisha harron incidentet e tmershme në Himarë” : “Çdo gjë ka qenë e paramenduar. Këta nuk janë qytetarë të Europës, por ushtarë të ekstremizmit e të terrorizmit”, “Interpoli nis kërkimin e Karathanos e Kolilave”. Por edhe për shfaqjen e titujve shpotitës shkasin e ka dhënë vet Berisha.
Nuk është për t’u besuar syve, por është gjë e mirë, kur në gazetën “ZP” lexon tituj të tillë po të mbash paraysh sa shumë PS e “ZP” kanë qenë të përkushtuara gjatë 12 viteve të fundit për të mbështetur politikën greke në Shqipëri, për të përkëdhelur OMONIA-n dhe PBDNJ-në, drejtuesit e veprimtarët e tyre shovinistë antishqiptarë. PS e ZP i kanë sulmuar pa pushim dhe egërsisht nacionalistët shqiptarë, veçanërisht ish-krahun radikal në PD edhe më pas “Rimëkëmbjen” sepse demaskonin e OMONIA-n e PBDNJ-në. Mirëpo ja që historia është e pamëshirshme dhe logjika e gjërave të bën të pohosh një ditë të vërtetën, sikurse po e pohon tani “ZP” se OMONIA-PBDNJ ka qenë ujku grek i veshur me lëkurë qingji shqiptar.
Faleminderit “ZP” që e pohove atë për të cilën na ke sulmuar egërsisht. Të paktën kjo do të vlejë që shqiptarët e mashtruar të kuptojnë si janë punët. Kjo do të vlejë që qorrat që shkojnë ende pas Berishës e PD-së të fillojnë të kërkojnë sy dhe mend që të kuptojnë se Berisha me shokë tani që i ra leshi i qingjit lëkurës së ujkut grek, po tentojnë ta maskojnë edhe një herë duke i veshur një lëkurë krriçi. Kurse për ata që ndjekin Berishën jo për verbëri, por për horrllëqe politike asgjë nuk bën dobi, as kritikat tona, as pohimet e vonuara të “ZP”-së. Ata janë të pashërueshëm në sëmundjen e tyre të pabesisë politike. Ata për një interes mjeran janë gati të shesin Shqipërinë , nënën e babanë, bëhen me Geixhin e Janullatossin, më Dulen e Karathanon, me MAVI-n e me djallin duke u kacagjelur se janë “demokratë berishianë”. Vetëm ky rol i ka mbetur Berishës tani të luajë në politikë, mjerisht të jetë frymëzues i një kontigjneti të tillë dhe të mbështetet tek ky kontigjent.
<span style="font-weight: bold">PD e shpërfytyruar përfundimisht nga sirenat e “nacionalizmi skizofrenik” grek </span>
Pavarësisht se çfarë përfaqëson PS në skenën politike të Shqipërisë është gjë për t’u mirëpritur që në trajtimin e çështjes së pretendimeve greke për ta bërë Himarën zonë të minoritetit grek çuditërisht PS ka qenë në pozita shumë më të shëndosha se PD-ja.
Në kohën kur PD kishte pushstetin qendror PBDNJ kishte pushtetin vendor në Himarë. Në zgjedhjet vendore të vitit 2000 pengesë për PBDNJ-në u bë Partisa Socialiste që i fitoi ato zgjedhje. Në atë kohë u duke sikur dhe PD kishte menduar më mirë punën sepse u deklarua në mbështetje të PS-së vetëm që të pengoheshin manovrat e Greqisë. Kurse tani, pas tre vitesh, PD hidhet në një pozicion diametralisht të kundërt. PS nuk pranoi kërkesën e PBDNJ-së që t’ia linte kësaj të lirë zonën në Himarë që të fitonte me lehtësi pushtetin vendor. PS mbajti qëndrim parimor sepse kështu nuk pranoi ta konsideronte Himarën si zonë të interesit të veçantë të PBDNJ-së, që do të thotë se nuk pranoi ta quante “zonë të minoritetit grek”.
Në këto kushte PD-së i takonte të bënte veprime të zgjuara që të mos ndihmonte PBDNJ-në. Por, PD menjëherë u lëshuar si e zalisur nga grekofilia në krahët e greqizmës së PBDNJ-së. Berisha e PD menjëherë filluan pazaret e fshehta me PBDNJ dhe pastaj përfundimisht jo vetëm ia lanë Himarën partisë greke, por kërkuan ndihmën e saj të fitonin në zona të tjera. Këtë marrëveshje e shpallën vetëm për bashkinë e Gjirokastrës, por tani duhet dyshuar se edhe në rastin e bashkisë së Korçës e të Sarandës kandidatët e PD-së kanë pasur ndihmë nga njerëzit e PBDNJ-së dhe strukturat e nëndheshme greke për të mposhtur rivalët socialistë.
Aq shumë kishte dalldisur PD-ja pas “martesës zgjedhore” me partinë greke sa një anëtar i kryesisë së PD-së në një takim zgjedhor me intelektualët e qytetit të Peshkopisë ( Dibër) kur e kishin qortuar pse PD bën aleanca me grekët kishte deklaruar “ Më mirë të kemi 5 deputetë të PBDNJ-së më shumë sesa 5 deputetë socialistë”. I takon Bardhyl Londos nga Përmeti, që është anëtar i kryesisë së PD-së e deputet i saj, të na mbushë mendjen tani se deklarime të tilla të një udhëheqësi të PD-së nuk janë “antishqiptarizëm skizofrenik”. Londos duhet t’i kujtohet se në vjeshtën e vitit 2000 në gazetën “Tema” të Mero Bazes ka shkruar kundër “ nacionalizmit skizofrenik” të Abdi Baletës. Po tani pas asaj që pamë në Himarë çfarë mud të na thotë Bardhyli për atë “nacionalizmin skizofrenik grek” që paska shpalosur një drejtues pëdëist në propagandën zgjedhore edhe në qytetin e Peshkopisë dhe që ka kapluar politikën zgjedhore të PD-së në Jug të Shqipërisë?!
<span style="font-weight: bold">Pabesia deklarative greke në Athinë dhe terrorizmi grek në kufi e brenda në Shqipëri </span>
Qeveritarët grekë vepruan edhe një herë me pabesinë e tyre tipike kur në prag të zgjedhjeve vendore në Shqipëri lëshuan deklarata qetësuese ( domëthënë mashtruese) se : ” Qeveria greke pranon incidentet e zgjedhjeve të vitit 2000. Nuk do të lejohet më përzierja e politikanëve grekë në votimet e 12 tetorit” (gazeta “Dita” 11 tetor 2003). Zëdhënësi i Ministrisë së Puënve të Jashtëme të Greqisë, pra goja zyrtare e Jorgos Papandreut, në një deklaratë për qëndrimin e Greqisë ndaj zgjedhjeve në Shqipëri renditi plot fjalë demagogjike për dëshirën e shpresën greke që zgjedhjet shqiptare të ishin të drejta e të qeta, meqenëse Shqipëria ishte në provim para Europës. Madje zëdhënësi i Papandreut paska deklaruar se shefi i tij donte që :” të lihen të qetë qytetarët shqiptarë në ushtrimin e së drejtës së tyre elektorale, pa praninë e çfardo ndërhyrjeje tjetër deputetësh, apo forcash politke nga Greqia apo vende të tjera. E dimë se në zgjedhjet e kaluara ndodhën incidente të pakëndshme. Duam të shprehim mospajtimin tonë për sjelljet dhe praktikat që u përdorën në të kaluarën ndaj Shqipërisë edhe nga deputetë e forca politike ( greke)”.
Mirëpo kur thuheshin këto fjalë Greqia kishte kohë që kurdiste skenarë e bënte veprime t të shëmtuara për të ndikuar në zgjedhjet në Shqipëri. Ndërsa në Shqipëri bëhej fushata elektorale në Greqi kishte shpërthyer një valë aktesh terroriste kundër shqiptarëve nga vet policia greke. U vranë dhe u rrahën shqiptarë. Në zyrat doganore greke fyenin e nëpërkëmbnin shtetin shqiptar duke grisur pasaportat e rregullta të qytetarëve shqiptarë. Në Greqi dhe në Shqipëri i u intensifikua fushata politike propagandistike për të shpallur Himarën zonë të minoritetit grek. PBDNJ u hodh në ofensivë për të futur sa më shumë pyka në politikën shqiptare për interes të politikës greke.
Pabesia e deklaratve greke në vigjilje të votimeve të 12 tetorit u shfaq edhe më shëmtueshëm pas skandalit që kurdisën grekët në Himarë dhe njoftimnve se fitoi kandidati i PBDNJ-së , Vasil Bollano. Në komentin “Athina kurth Tiranës” gazeta “Koha Jonë” e datës 16 tetor 2003 vëren se : “Diplomacia greke pas mashtrimit qeveritar kërkon nga qeveria shqiptare shpalljen e Himarës minoritet”. “Koja Jonë” komenton se : “Athina zyrtare ka ndëshkuar përfundimisht qeverinë socialiste shqiptare me një pabesi dhe qëndrim ekstremist të zëdhënësit të MPJ të Greqisë se do të vazhdojë përpjekja që në Himarë të hapet shkolla greke”.
Këto deklarata zyrtare greke sa të pabesa aq dhe cinike grekët e grekofilët në Shqipëri i shoqëruan edhe me hipokrizinë e një gjëysëm përgënjshtrimi të tyre. Ambasada e Greqisë në Tiranë vuri në një gazetë një shënim që nuk i binte në sy askujt se gjoja nuk ishte e vërtetë që zyrtarë grekë i kishin bërë ato deklarata që i kishte përhapur në publik Agjensia serioze francezee lajmeve, AFP. Pas kësaj nxitoi dhe veqili i greqizmës në Shqipëri, Vangjel Dule, të deklaronte nëpër gazeta e ekrane televizive se nuk kishte dijeni për ato deklarata, pasta se ato nuk ishi bërë fare. Gazeta “ZP” u tall pakëz me këto përgënjeshtrime të Dules, por më pas pati dhe politikanë socialistë që ua kishte qejfi të besonoin se deklaratat greke që qeveria shqiptare të shpallte Himarën zonë minoriteti nuk na qenka të vërteta. Është e kuptueshme se qeveritarët shqiptarë pas shprehjes së Nanos se skandali në Himarë ishte vepër e “qarqeve të caktuara” viheshin në vështirësi nga deklaratat qeveritare të Athinës dhe kishin nevojë që ky aspekt i mprehtë i problemi të kapërcehej me sa më pak bujë.
Kështu Qeveria greke edhe ia dërgoi sinjlain kërcënues qeverisë shqiptare dhe me paturpësinë e fajtorit që kërkon të fshehë fajin mohoi hapin e saj për t’i dhënë qeverisë së Nanos një mundësi manovrimi në situatën e krijuar në Shqipëri dhe në pranimine e kërkesave greke në fshehtësi. Ja përse megjithë disa qëndrime të lavdërueshme që ka mbajtur PS, përsëri qevria socialiste e Shqipërisë në rrugë shtetërore qëndron krejtësisht pasive, sidmos pas deklaratve të fundit nga Athina që provojnë se ngjarjet në Himarë nuk i ka kurdisur “mafia himariote”, por mafia politkie zyrtare e Greqisë, PBDNJ-ja e PD-ja e Shqipërisë që bënë atë që kishte planifikuar Athina për të ushtruar presion më të madh mbi Shqipërinë ta njohë Himarën si zonë minoritare.
Ja përse duhej fitorja e Bollanos në Himarë. Vet Bollano ka bërë premtimin parazgjedhor se pasi të fitonte kreun e pushtetit bashkiak Himarën do ta shpallte zonë minoriteti. Pavarësisht se në ekranet televizive të Tirëanës kanë dalë njerëz që janë munduar të thonë se ai nuk e bën dot këtë gjë , sepse kjo nuk varet prej tij, qeveria greke tashmë fitoren e Bollanos e përdor si argumentin kryesor për të ushtruar presion mbi qeverinë e Tiranës.
<span style="font-weight: bold">Greqia prej kohësh hedh mollën e sherrit midis shqiptarëve në Himarë</span>
Kjo pabesi dhe arrogancë greke nuk shpërthejnë tani. Ato janë të hershme. Qysh kur Shqipëria u bë shtet i pavarur grekët kanë bërë presione të tilla, kanë krijuar gjithfarë incidentesh në Himarë dhe kanë ushqyer me të gjitha mënyrat greqizmën në Himraë; kanë përgatitur njerëz që t’i nxirrnin sa më shumë telashe Shqipërtisë.
Në vitin 1920, elementët progrekë, “pendëkuqtë” siç i quan shkrimtari Petro Marko, nga fshati greqishtfolës Dhërmi ( tjetri është Palasa, vendlindja e Paskal Milos), i impononin qeverisë shqiptare një marrëveshje që praktikisht e bënte këtë zonë si të veçuar nga sheti shqiptar që ende nuk ngrihej dot në këmbë. Marrëveshjen e ka nënshkruar në emër të qeverisë së Tiranës përfaqësuesi i saj në Vlorë Spiro Koleka që ishte nga zona e bregdetit. Iu desh shumë punë Ahmet Zogut të vendoste autoritetin e qeverisë qendrore në Himarë.
Në 1924 kur Shqipërinë e qeveriste Fan Noli përsëri grekomanët kurdisën në Himarë një përleshje të banorëve me xhandarët e pakët që ishin atje si përfaqësues të rendit shtetëror. Himariotët atëherë vunë në radhët e para gratë dhe një grua mbeti e vdekur. Kjo ngjarje u përdor nga Greqia dhe grekomanët e arratisur në Greqi për të alarmuar Europën e gjithë mekanizmat ndërkombëtare të kohës për “barbarinë” e shqiptarëve ndaj Himarës “greke”.
Edhe në vitet e pushtetit komunist intrigat e ngatërresat nuk kanë reshtur. Në vitin 1971 pak ditë para se ambasadori i parë i Greqisë në Shqipëri, Denis Karajanis dhe personeli i amabasadës greke të bënin udhëtmin e parë në zonat e Jugut nga Himara u arratis një grup njerëzish për në Greqi dhe u krijua gejndje e nderë. Kam qenë shoqëruesi i ambasadorit grek nga Minsitria e Jashtëme e Shqipërisë në atë udhëtim Tiranë-Gjirokastër-Sarandë-Himarë-Vlorë. E kam të fiksuar përgjithnjë në kujtesë skenën kur në rrugën e keqe mdis dy mureve në fillim të ngjitjes në Himarë dy të moshuar u shfaqën para veturës së ambasadorit grek, që gjithë rrugës ecte me shpejtësi breshke dhe i hoqën kapelet duke thënë :” ju kemi pritur kaq gjatë”.
Prandaj gjendja që vërejmë sot në Himarë është e kurdisur e mbahet e tendosur prej shumë kohësh nga Greqia, e cila ka vepruar nëpërmjet elementësh vendas shumë herë me egërsi. Mjafton të kujtojmë ato që kanë bërë Spiromilot, Bollanot e disa fami lje të tjera me shpatë e me penë kundër Shqipërisë. Berisha e PD duhet të mësojnë diçka më shumë para se të shtërngojnë duart e forcat me PBDNJ për të bërë atë që kërkon Greqia në Himarë. Megjitëhse Berisha nuk ka vepruar nga padijenia, as se i kishte lënë ndonjë amenet babai që të kujdesej për të drejtat e himariotëve!.
<span style="font-weight: bold">Aleanca me PBDNJ, hallka më e re në politikën grekoservile të PD-së e të Berishës</span>
Berisha dhe PD kanë ndjekur prej kohësh një vazhdë grekofile e grekoservile në politikën e t yre. Qysh në krijimin e saj PD pati në krye një lob shumë të fuqishëm e aktiv grekofil. PD erdhi në fuqi edhe me ndihmë financiare, politike e propagandistike nga Greqia. Grekët nuk janë budallenj që të japin ndihmë të tillë pa një interes të tyre dhe pa marrë garanci paraprake se ndihma nuk do t’u shkojë për dhjamë qeni. Pastaj pothuajse të gjithë drejtuesit politikë të PD-së dhe drejtuesit e degëve në Jug të Shqipërisë u thithën lehtësihst në kënetën e grekoservilizmit. Sa herë vinim re se si deputetët apo politikanët tjerë të PD-së tërhiqeshin pak nga pak nga diplomacia greke në Tiranë në veprimtari përkëdhelëse dhe pastaj u sajohej ndonjë vizitë në Greqi dhe prej andej ktheheshin të magjepsur nga këngët e sirenave dhe të trullosur nga grekoservilizmi.
Në shtator të vitit 1991 kam pasur rastin të jem dëshmitar i një vemendjeje e kujdesi të veçantë politik në Greqi, gjatë qëndrimit disa orësh në Athinë kur udhëtoja për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar në ishullin Rodos për Sigurimin në Ballkan. Më bënë ftesën e papritur të qëndroja dy ditë në kryeqytetin grek si mysafir i Demokracisë së Re dhe qeverisë së saj dhe të kisha një takim edhe me kryeministrin e vendit, zotëri Micotaqisin, ndonëse unë isha vetëm një deputet i opozitës pa asnjë funksion tjetër në Shqipëri. Nuk mund të pranoja sigurisht një trajtim të tillë që nuk ishte as në përputhje me motivin e pranisë sime në tokën greke dhe as me cilësitë e mia zyrtare për të pasur një takim me kryeministrin e vendit fqinj.
Me PS të Shqipërisë grekët e kanë pasur edhe më të lehtë punën sepse lidhjet e saj me PASOK-un kanë qenë gjithnjë të mbështetura edhe në ideologji , edhe në simpatirat e forta të kryetarëve Andreas Papandreu dhe Fatos Nano. Mjafton të kujtojmë se si Pandeli Majko kur diskutohej për praninë ushtarake greke në Bishtin e Pallës në parlament me sarkazëm u tha deputetëve socialistë se nuk kishte lezet të nguronin sepse ata kalonin pushimet në Greqi. Kjo ishte një mënyrë për t’i paralajmëruar të mos bënin shumë naze se mund të zemëronin Greqinë ku ata kishin lidhur gomerët e politikës së tyre.
Në historinë politike 13-vjeçare të PD-së dhe të qeverisjes së saj nga viti 1992 deri në vitin 1997 ka një sërë episodesh shumë të rënda që dëshmojnë sesa kjo parti dhe pushteti i saj, të komanduara nga Sali Berisha e Aleksandër Meksi, kanë qenë të nënshtruar ndaj politikës greke për çështje madhore të Shqipërisë. Përveç lidhjeve të mënjehërshme partiake me Demokracinë e Re dhe lidhjeve individuale të shumë eksponentëve të PD-së janë vënë re gjeste politike të pashembullta.
PD qysh në fillim u bë një përkrahëse e zellshme e rolit të OMONIA-s në jetën politike të Shqipërisë dhe tregoi një gatishmëri të madhe për të akuzuar padrejtësisht qëndrimin e pushtetit të Enver Hoxhës për trajtimin gjoja të keq të minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut.
PD nuk protestoi kur Ramiz Alia e përfshiu OMONIA-n në radhët e subjekteve zgjedhore në vitin 1991. Drejtuesit e PD-kanë qenë tejet tolerantë ndaj provokimeve që bënin në parlamentin shqiptar kundër Shqipërisë deputetët e OMONIA-s, veçanërisht Panajot Barka.
Edhe pse me ligj u vendos që në zgjedhjet e parakohëshme të vitit 1992 do të merrnin pjesë vetëm partitë politike, drejtuesit e PD-së u përpoqën që në shkjele të ligjit të quhej subjekt zgjedhor edhe OMONIA. Kur parlamenti shqiptar ( me dy të tretat deputetë të Partisë Socialiste) vendosi më 2 shkurt 1992 që OMONIA të mos merrte pjesë si subjekt në zgjedhje, anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Meksi, që drejtonte seancën, bëri gjithçka të pengonte këtë vendim.
Pas kësaj Sali Berisha u angazhua me të gjitha forcat për të përmbysur vendimin e parlamentit. Ai vuri zëdhënësin e PD-së, Genc Pollo, të sulmonte në shtyp grupin parlamentar të PD-së. Vet Berisha në Këshillin e Europës sulmoi vendimin e parlamentit të Shqipërisë dhe u qyrravit para grekëvë e se ai nuk kishte përgjegjësi, pasi nuk kishte si ta ndalonte atë vendim. Pastaj Berisha u bashkua me tentativat e kryetarit të parlamentit, socialistit Kastriot Islami, që vendimi të përmbysej në rrugë gjyqsore.
Pasi dështuan këto tentativa të Berishës, Fatos Nnaos, ministrit të drejëtsisë në qeverinë teknike, Kudret Çela, kryetarit të Gjykatës së Lartë, Kleanthi Koçi, Forumit të të Drejtave të Njeriut, Berisha ka qenë nga më aktivët që të detyrohej Ministri i Drejtësisë të miratonte me një shpejtësi të rrufeshme Partinë Bashkmi për të Drejtat e Njeriut, gjoja si parti shqiptare ( ligji nuk lejonte parti mbi baza etnike), por që ishte OMONIA grekofone dhe të merrte pjesë në zgjedhje si subjekt më vete. Kështu ka punuar Berisha e kryesia e PD-së për të penguar efektin e një vendimi shumë të mirë që kishte marrë parlamenti i Shqipërisë. Edhe atëherë Berisha përpiqej të justifikohej se vendimi ishte marrë në një parlament ku shumicën e kishte PS-ja. Por hallin e kishte të kenaqte Greqinë që kjo ta ndihmonte për të ardhur në pushtet.
Sali Berisha sapo u bë president i Republikës së Shqipërisë bëri marrëveshjen antishqiptare me Janullatosin që ky jo vetëm të vazhdonte të qëndronte si Ekzark pranë Kishës Ortodokse të Shqipërsië, siç kishte ardhur në kohën e Ramiz Alisë, por edhe të vetshpallej Kryepeshkop, duke i dhënë kështu mundësinë Kishës Greke të uzurponte Kishën Autoqefale të Shqipërisë, të shkatërronte një vepër madhore me rëndësi kombëtare për të cilën atdhetarët shqiptarë, fetarë e laikë, politikanë e besimtarë kishin luftuar qysh nga mezi i shekullit të XIX dhe e kishin arritur në vitin 1937 me mundime të mëdha. Kështu Berisha mban përgjegjësinë kryesore për rrënimin nga Janullatosi të Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe që i la dorë të lirë Janullatosit të sillej si guvernator në Shqipëri e të përgatisë terrenin që edhe pas tij Kisha Shqiptare të mbetet nën hijen e asaj greke
Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Pjetër Arbnori e të tjerë që ishin në atë kohë në krye të PD-së bënë marrëveshjen e shëmtuar me grekët që në Ligjin Kushtetues për të Drejtat e Njeriut që do të miratohej në prill të vitit 1993 të përfshihej një dispozitë që e donin grekët e që vendoste se shtetasit e Shqipërisë e përcaktonin vetë, sipas qejfit pa kurrfarë kriteri të detyruar ligjor, se cilës kombësie i përkasin. Ishte një dispozitë që e donin grekët për të shpallur se në Shqipëri kishte 600 000 grekër, duke futur këtu të gjithë shqiptarët që kishin shkuar për puën në Greqi dhe që kishin ndërruar emrat si dhe ata që do ta bëni këtë gjë për të përfituar viza pune në Greqi. Duke ndaluar në çastet e fundit me tri vota kundër këtë ligj të turpshëm nga pikëpamja politike e jurdike dhe këtë veprim të tradhtisë kombëtare iu dha një grusht i fuqishëm grekoservilizmit të Berishës, të Meksit e të tjerëve, por nuk mbaroi grekoservilizmi në PD.
Pas këtij vendimi të parlamentit shqiptar Greqia shtyu nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë dhe shpalli platformën më armiqësore me pretendime ekspansioniste e agresive kundrejt Shqipërsië dhe Kosovës që quhet “Deklarata Micotaqis “e 14 korrikut 1993. Asnjëherë pushteti i Berishës dhe Meksit nuk guxoi t’ia bënte të qartë zyrtarisht popullit shqiptar të vërtetën për këtë deklaratë, as të vinte zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërsië e Greqisë në vartësi nga heqja dorë prej pretendimeve ekspansioniste helenizuese të Greqisë në kurriz të Shqipërisë.
Në prill të vitit 1994 pushteti i PD-së ( Berisha president, Meksi kryeministër) kapitulloi para Greqisë kur komandot greke, që më pas u quajtën sikur ishin vetëm banda të MAVIT ( Baze tani na kujton se në krye të tyre paska qenë dhe Karathano që organizoi provokimin në Himarë) hynë në Shqipëri, vranë në gjumë ushtarakë shqiptarë, rrëmbyen oficerë e armë nga kazermat e Shqipërisë. Asnjëherë pushteti i PD-së nuk këmbënguli për një dënim të politikës greke, por u servilos .
Parlamenti shqiptar i mbizotëruar nga PD-ja asnjëherë nuk e çoi deri në fund punën e Komisionit parlamentar të kryesuar nga Emanuel Heba dhe të ngritur për të hetuar praktikat greke të helenizmit në Shqipërinë e Jugut. Asnjëherë ky Komision nuk u lejua të paraqiste raportin në Kuvend.
Qeveria e Aleksandër Meksit asnjëherë nuk propozoi e nuk mori masat e duhura për të penguar ofensivën helenizuese greke në Shqipëri nëpërmjet ndërrimit të emrave dhe të fesë së shqiptarëve me ndihmën e organeve administrative e gjyqsore të Shqipërisë.
Në vitin 1995 Sali Bersha e Aleksandër Meksi, ndonëse vunë në lëvizje mekanizmat shqiptare për të ndëshkuar organizatorët e kryengritjes së armatosur në Shqipërinë e Jugut nga grekët dhe organizatat terroriste greke, drejtuesit e OMONIA-s e agjentura greke në Shqipëri nuk e çuan punën deri atje ku duhej. Berisha e Meksi u nënshtruan para presioneve greke, agjentët grekë dolën të palagur dhe kështu përgatitjet për një kryengritje të armatosur antishqiptare në Jug u inkurajuan së tepërmi, gjë që e pamë kur kjo kryengritje shpërtheu në pranverën e vitit 1997 duke përmbysur pushtetin e PD-së, rrënuar Shqipërinë e shkatërruar shtetin shqiptar.
Edhe pas kësaj katarstrofe që i solli Shqipërisë pushteti i PD-së, i ushtruar nën drejtimin e Berishës e të Meksit, këta të dy dhe PD asnjëherë nuk u angazhuan në demaskimin e veprimtarisë e të politikës antishqiptare të Greqisë, por gjithmonë kërkuan me servilizëm të fitonin sërish simpatitë greke për të riardhur në pushtet. PD dhe Berisha e kanë obsesion rikthimin në pushtet me çdo kusht dhe kanë të ngulitur si ide fikse se kjo mund të bëhet vetëm duke fituar simpatinë e politikës së Greqisë e të lobit grek në Amerikë. Pradnaj në çdo veprim edhe pas vitit 1997 kanë mbajtur parasysh si të bëjnë servilizma ndaj Greqisë, madje në vitin 1999 gjatë zgjedhjes së kryetarit të PD-së kur Berisha ndjeu rrezikun se greëkëve mud t’u pëlqentë që ta zëvendësonte Pollo. Edhe atëherë Saliu bëri ca pëplasje këmbësh por më shumë u mbështet tek gatishmëria e të tjerëve për t’iu kundërvënë Pollos.
Berisha e PD kanë qenë në anën greke sa herë janë shtruar për diskutim në Shqipëri e mekanizmat europiane çështje që u interesojë grekëve në Shqipëri si: reduktimi i çështjes çame vetëm në një kompensim pasuror për pronat e grabitura, lejimi i gjuhës greke në shkollat e Shqipërsië jashtë zonës së minoritetit, rregjistrimi i popullsisë duke shënuar edhe besimin fetar në kundërshtim me standartet europiane që i zbaton dhe vet Greqia, zgjedhja e kombësisë nga vet personi etj. Në të gjitha diskutimet për të tilla çështje PD-ja e Berisha kanë qëndruar shumë më pranë pozitave greke se PS-ja dhe Nano. Nuk ka përse të habitemi që tani PD-në e shohim në koalicion me PBDNJ-në dhe bashkëautore të asaj që ka ngjarë në Himarë për të mbështetur pretendimet greke që Himara të shpallet zonë e minoritetit.
<span style="font-weight: bold">PD-në e demaskojnë dhe sqarimet nga Brukseli</span>
Qëndrimin për mbësshtetjen e pretendimeve greke në Himarë PD e paska shpalosur edhe më herët . Raportuesi nga Brukseli për gazetën “Koha Jonë”, Viron Gjymshana, më 15 tetor, ka shkruar komentin “Grekët në Bruksel për Shqipërinë e Jugut”. Ai përqëndrohet në dy probleme : “ Sëpari që pretendimet e disa qarqeve agresive e reaksionare greke ndaj Shqipërisë së Jugut në përgjithësi dhe Himarës në veçanti janë bërë të njohura publikisht me kohë jo vetëm në Tiranë e Athinë, por edhe në Bruksel. Sëdyti që marrëveshja ndërmjet PD-së dhe PBDNJ-së është shumë më e vjetër dhe e tejkalon suazën e një marrëveshjeje thjesht në nivel lokal”.
Këto dy saktësime nga Gjymshana të tregojnë se rrënjët e ndodhive në Himarë janë më të thella dhe shqetësimet për ato që bën Berisha duhet të jenë mët ë mëdha. Gjymshana ia rikujton lexuesit shqiptar takimet e organizuara në selinë e parlamentit europian nga përfaqësuesit e pakicës greke në Shqipëri me ndihmën e europarlamentarëve grekë ku paraqiteshin kërkesat absurde greke për të shpallur zonë minoriteti nga Himara në Korçë, për shkolla në gjuhën greke jashtë zonës së minoritetit, për vënien e gjuhës greke si gjuhë të dytë zyrtare që të detyrohet Shqipëria që në rrethet ku ka minoritarë nëpunës të bëhen vetëm ata që dinë edhe shqip dhe greqisht, për riaktivizimin e Protokollit të Korfuzit të vitit 1914 që praktikisht shkëpuste Jugun e Shqipërisë nga shteti shqiptar, për të barazuar statusin e minoritarëve në Shqipëri