Nga kanaçja e pepsit del një bretkocë

Albforumi

Primus registratum
Nga kanaçja e pepsit del një bretkocë

pepsi_me_bretkose1.jpg
Ami DeNegri tha se kur i shoqi zbrazi një kanaçe Pepsi dietike, prej saj doli një bretkocë. Lajmin e konfirmon Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Zonja DeNegri bëri fotografi të kanaçes, menjëherë pasi i shoqi i saj volli pas pirjes së lëngut.

Çifti DeNegri po hante në kopshtin e shtëpisë së tyre në Ormond Beach, Florida, kur Fredi hapi një kanaçe Pepsi dietike, piu një gllënjkë dhe menjëherë më pas filloi të vjellë, tha gruaja e tij, Ami.

Ai e zbrazi kanaçen në një lavaman, por diçka e rëndë kishte ngelur brenda. E shoqja e tundi kanaçen mbi një pjatë të sheshtë derisa diçka e ngjashme me linguin rozë doli jashtë dhe më pas dolën ca gjëra të zeza, tha Ami DeNegri.

Ishte e shpifur tregon Ami, 55 vjeç -. Ajo që filloi si një pasdite normale në kopshtin tonë, u shndërrua në një gjë kaq të tmerrshme.

Çifti bëri foto të kanaçes para se të telefononte kontrollin ndaj helmeve dhe Administratën e Ushqimit dhe të Barnave, e cila tha se do të kryejë analiza dhe testime në laborator.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=131. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=131

Top