Edhe nje fakt tjeter qe disa mite dhe legjenda urbane lidhur me sigurine nuk jane asgje tjeter pervecse thjesht mite dhe legjenda urbane.
Ne kete rast behet fjale per legjenden "Une perdor Apple Macintosh, qe eshte nje produkt mjaft cilesor dhe robust dhe prandaj jam i bindur qe jam shume me i sigurt online sesa shumica derrmuese e atyre qe perdorin sisteme te tjere."
Nje skuader franceze qe merret me studimin e sigurise online, kane njoftuar nje keqshfrytezim te ri te llojit "zero-day" ne browserin e Apple Mac, Safari. Kjo gje u demonstrua ne sfiden e rradhes qe organizohet cdo vit "Pwn2Own". Kompjuteri qe u morr ne kontroll kishte te instaluar versionin me te fundit dhe me update te plota te MacOS X 64bit. Veprimi ishte shume spektakolar, Safari madje as nuk beri 'crash' nderkohe qe u morr ne kontroll dhe bashke me te edhe i tere sistemi. Brenda nje kohe prej 5 sekondash qe u vizitua nje faqe internet e 'trukuar', ekspertet ekzekutuan "kalkulatorin' ne kete Mac i cili u shfaq ne ekran si dhe krijuan nje skedar me nje mesazh te cilin me pas e ruajten ne disk. Safari nderkohe vazhdonte te punonte normalisht. Ajo qe e ben edhe me te rende situaten eshte se Apple sapo kishte nxjerre versionin me te fundit te Safari 5.0.4 si dhe iOS 4.3 vetem pak minuta para se te fillonte sfida ne menyre qe te mos humbte reputacion, por pa vlere.
Mendoni tashti qe po e njejta teknike mund te perdoret per te shkruar ne disk jo me nje skedar me nje mesazh por nje skedar qe eshte nje program per kryerjen e aktivitetit 'x' (ku x eshte nje aktivitet prej te cilit ju keni me shume frike online) dhe me pas nuk ekzekuton kalkulatorin por programin qe kryen aktivitetin x!
Kohet e arta kur sistemet Apple Mac gezonin nje lloj sigurie, kane mbaruar. Ato kohe ishin nje efekt anesor i mos-popullaritetit dhe mos-perhapjes se sistemeve Apple Mac neper perdorues, ne nje mase te tille qe terhiqnin pothuajse zero kuriozitetin dhe vemendjen e "vandaleve te internetit".
Mireseerdhet, Mac users, ne lojen popullore online "All your base belongs to us!".