Network

Futbollisti

Forumium maestatis
Network

Edhe pse nuk ka te beje tamam tamam me titullin prape aty hyn.
Kam nje linje kabel interneti. Dua qe te lidh dy kompjutera me internetin por secili me vete pra jo te jene te lidhur bashke ne nje network. Te dy kompjuterat kane network card.
A eshte e mundur te realizohet dhe nqs po c'fare aparati me duhet tjeter?
shendet e te mira
 

Admirali

Primus registratum
Re: Network

Hmmm, nqs do te lidhesh 2 PC ne ne linje sic thua ti, gjithmone do te kete nje rrjet, sido qe ti kombinosh. Vetem nqs ke 2 linja. Pastaj Futbollist, nuk e shoh se cfare te keqe ka te kesh nje rrjet.
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Network

kompjuterat nuk jane te mite te dy, vetem njeri /pf/images/graemlins/smile.gif

Ok, nqs nuk eshte e mundur keshtu, cila do ishte menyra me mire apo me e thjesht qe te dy kompjuterat te shkoni online, ne te njejten kohe, por qe asnje nga kompjuterat te mos kishte te drejte te hynte tek tjetri (privacy)? (lidhja eshte gjithmone kabel jo dial up)
 

Admirali

Primus registratum
Re: Network

Fare e thjeshte, mqs PC kane NIC, perdor nje hub ose switch.
Nqs nga ana ekonomike je ne gjendje, me mire merr nje switch, eshte me i shtrente se hub, por ka karakteristika me te mira.

Qe PC te mos hyjne tek njera-tjetra, mos aktivizo opcionin File and Printer Sharing, ne kete menyre mbron PC nga njera-tjetra, dmth nuk ka fajela ose direktori qe mund ti hapesh nga nje PC tek tjetra.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Network

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb]Pse nuk perdor T-line?[/qb]
Te kesh T-line nuk do te thote qe nuk krijon rrjet. Per dijeni T-line jane kategori te ndarjes se Internetit me shpejtesi te ndryshme. Rrjet ekziston gjithmone, pamvaresisht se nuk ke PC qe ndajne fajela apo direktori(share). Vete Internet eshte nje rrjete gjigande, ku jo te gjithe ndajne fajela apo direktori (share).
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Network

Futbollisto. Lidhja behet thjeshte fare lal. Me nje Cross-Cable midis dy NIC dhe pastaj nje Routing Software tek kompjteri qe ka lidhjen me kabell. Kompjuterat jane veç njeri tjetrit nga ana llogjike derisa ti te besh diçka shared tek njeri ose tek tjetri. Domethene ske pse shqetesoshesh. Per lidhjen (kur ke 2 kompjutera) nuk ke nevoje te blesh hub, e aq me pak switch qe ben nje thes me lek, mjafton ky cross-cable. Po nuk pate ku ta blesh te jap edhe skemen po deshe qe ta krijosh vete. Njeri nga kompjuterat pastaj do kete nje router software. Mund ta maresh tek www.winroute.com njerin nga me te miret.
Na thuaj.... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

a-alket

Primus registratum
Re: Network

beje ashtu sic thote gujack, po nuk ke pse blen winroute. Ble nje NIC te dyte per kompjuterin qe do lidhet me kabllin (nja 15 dollare) dhe perdor ICS(internet connection sharing) qe vjen me windows 98,ME, 2000, XP. shko tek properties per NIC qe eshte lidhur me -cable.modem- dhe shko te advanced e pastaj kliko tek: enable sharing.

kompjuterin e dyte lidhe me ane te cross-over cable tek NIC i dyte i kompjuterit te pare(te cilen mos e ngacmo). Shko tek kompjuteri i dyte dhe zgjidh qe NIC te perdore DHCP.

punon shume mire.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Network

E kush tha me e ble WinRoute /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Admirali

Primus registratum
Re: Network

Pse e detyroni qe te beje nje PC host dhe tjetren guest, me mire ajo qe i thashe une, sepse te 2 PC jane te pavarur nga njeri-tjetri. Mgjt Futbollisti te veproje si ta shohe me mire.

Kur behet nje rrjet PC, mendohet edhe per te ardhmen, jo vetem per te tashmen. Po sikur Futbollisti don te fuse dhe nje server po ne ate linje, ose te shtoje PC-te? Po sikur te kete nje difekt tek PC qe do beje host, PC qe do jete guest nuk hyn ne linje fare.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Network

Fillimisht postuar nga GuJack20:
[qb]E kush tha me e ble WinRoute /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
ee..po perdorimi i ICS ka vetem ato hapat me siper. Ndersa perdorimi i WinROUTE do konfigurim me te komplikuar..

admiral:

zgjidhja jote ka nevoje jo vetem per switch/hub por edhe per NAT-router. sido qe te jete, ka zgjidhje te ndryshme. nje eshte qe te blesh nje Wireless Access Point dhe ta lidhesh tek kablli dhe pastaj lidh deri ne 254 kompjutera pa tela fare...se edhe ato telat kushtojne /pf/images/graemlins/tongue.gif

perl - there is more than one way /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

andi

Primus registratum
Re: Network

Fillimisht postuar nga Admirali:
[qb]Pse e detyroni qe te beje nje PC host dhe tjetren guest, me mire ajo qe i thashe une, sepse te 2 PC jane te pavarur nga njeri-tjetri. Mgjt Futbollisti te veproje si ta shohe me mire.

Kur behet nje rrjet PC, mendohet edhe per te ardhmen, jo vetem per te tashmen. Po sikur Futbollisti don te fuse dhe nje server po ne ate linje, ose te shtoje PC-te? Po sikur te kete nje difekt tek PC qe do beje host, PC qe do jete guest nuk hyn ne linje fare.[/qb]
Admirali ka te drejte. Zgjidhja me e mire eshte te perdoresh nje router/switch.
Ketu http://www.pricewatch.com/1/7/4212-2.htm mund te gjesh me cmime shume te lira. Zgjidh nje qe supporton NAT dhe DHCP.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Network

WTF? PRICE-watch?
Futbollisti, gje cfaredolloj Pentium 1 - based PC, (no monitor/keyb/mouse) me mundesisht 32MB RAM memory dhe me nje karte rrjeti, hub-in me te lire 8-portesh qe te te dale perpara dhe ne shkollen ku je thuaji ndonje "Linux afecionado" per problemin qe ke. Do te ishte me teper se entuziast te te ndihmonte. :) Nje comp. te tille mund ta gjesh per rreth 50USD besoj ose me pak.. :p . NAT? DHCP? Given in for free! :D
Per te tjeret qe e lexojne kete mesazh: Jo se s'behet me 386-based-pc.. just iptables is better then ipchains and 2.4 is better (and heavier) and supports more odd hardware then 2.2 or 2.0 .
Kur te kete mbaruar tere meseleja, sugjeroj qe atij comp. ti ngjitesh nje stcker ku te shkruash "Serving /dev/eth1 until /proc/cpuinfo rots!" :D

---------------------
"When God created sunrise, He was trying to copy your smile."
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: Network

gjeja me e lehte eshte te marresh ne telefon kompanine dhe ti pyesesh nese mund te te aktivizojne home networking. Pastaj merr nje hub, 4 port hub, qe kushton tek 20 dollarshi edhe je per qef... kompjuterat jane te pavarur, kane IP te ndryshme, jo gjenerike nga router-i por nga vete ISP dhe gjithashtu mund edhe te aktivizosh file sharing per lojra ose te tjera gjera.
Ja... kaq ishte
he se harrova... the hub must have an "UPLINK" port.
 

cool chick

Primus registratum
Re: Network

hey ckemi ,kam nje pyetje per te gjith ju qe merrni vesh nga pc.kam nje prb ,kam dy hotmail accounts njera esht imja dhe tjetra e share with other people . nuk e dija qe sa here email sb the address is registered in the copm .i opened my othere account [the one that i share]and i see the address that i just emailed on top of the tool bar,i tried everything but i coldnt deleted, i dont dont know what to do i am screwed big time if i dont get rid of that address.i am serious ju lutem me ndihmoni
ps. 1 po shkuaj ne kete teme 4personal reasons,dhe ju lutem shkruani ndonje gje me vlere .thx
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Network

Lal. Pse s'mundohesh me shkruj njeçike me qarte. Neçfare vendi te del adresa tjeter?? "on top of toolbar"???? Ti perdor MSNmessenger apo thjesht e knotrollon e-mail nepermjet browserit..??
 

Speed^

Primus registratum
Re: Network

T-Line eshte High Speed Connection eshte thjesht menyra e marrjes se sinjalit te internetit .
Nje network eshte patjeter ..
mire u tha me siper perdor nje hub ose Switch
dhe te gjithe pc qe ti do lidhen ne group me njeri tjetrin .
dmth krijohet nje network. pasi te besh lidhjen do shkosh tek "my network places do krijosh nje "network place" Add a network place , mos aktivizo file and printer scaning , ne kete menyre asnje nga pc qe ti do te lidhesh ne lan me njeri tjetrin sdo komunikojne (edhe pse se kuptoj se perse do te duhen pc ne lan nese nuk komunikojne me njeri tjetin ?!)
anyway
kjo eshte rruga pak a shume !
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Network

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Futbollisti</div><div class="ubbcode-body">Edhe pse nuk ka te beje tamam tamam me titullin prape aty hyn.
Kam nje linje kabel interneti. Dua qe te lidh dy kompjutera me internetin por secili me vete pra jo te jene te lidhur bashke ne nje network. Te dy kompjuterat kane network card.
A eshte e mundur te realizohet dhe nqs po c'fare aparati me duhet tjeter?
shendet e te mira </div></div>

Kablli i internetit perfaqeson nje adrese ip ne krahun e atij qe jep sherbimin internet( kjo ip mund te jete statike, dinamike, private, publike, duhet pare se si tamam) qe po e quajme A.
Kompjuteri COMP1 i lidhur me te merr nje adrese tjeter ip (automatikisht apo manualisht, duke ju pergjigjur adreses A, duhet pare se si tamam) qe po e quajme B.
Kompjuteri me adrese B ka adresen A si default gateway.

Per te lidhur dy comp qe te marrin internet ne te njejten kohe dhe qe mos 'shohin' njeri tjetrin, duhet futur nje ruter/gateway me tre karta rrjeti ne vend te COMP1 dhe qe do e marre ai adresen B, ne njeren nga kartat e rrjetit. Ky router ka default gateway adresen A. Me pas, lidhet COMP1 me kete router me karten e dyte te rrjetit me nje adrese qe po e quajme X1, dhe COMP2 me karten e trete te rrjetit te router me nje adrese Y1. Kompjuterat do te duhet te kene adresa X2 njeri dhe Y2 tjetri (adresat X1 dhe X2, si dhe Y1 dhe Y2 duhet te jene brenda te njejtit 'subnet', psh dy te parat 192.168.1.0/30 dhe te dytat brenda 169.254.1.0/30). COMP1 ka default gateway adresen X1 dhe COMP2 ka default gateway adresen Y1.
Karta 1 e router do duhet te beje NAT per dy kartat e tjera ku jane lidhur kompjuterat. Gjithashtu ne router vihet konfigurim qe asgje nga karta 2 nuk lejohet te kaloje ne karten 3 si dhe e kunderta, asgje nga karta 3 nuk lejohet te kaloje ne karten 2. Komunikimi brenda ruterit ngelet te jete i lejuar vetem midis kartave 1-2 dhe 1-3 dhe ne menyre efektive COMP1 dhe COMP2 nuk kane asnje mundesi te 'shohin' njeri tjetrin. Secili sheh internetin dhe interneti 'sheh' secilin prej tyre.
 
Top