Sweety el
Locus omnem
Të gjithëve mund të na ndodhë që telefoni celular të na bjerë nga dora dhe të përfundojë në ujë, apo të laget nga shiu.
Por si duhet të veprojmë në këto situata? Shumica prej nesh marrin tharësen e flokëve dhe fillojnë të thajnë telefonin. Por sipas specialistëve, kjo është fatale për aparatin.
Duke u bazuar tek një faqe interneti e quajtur “Ehow”, më poshtë do të rendisim disa nga masat që duhen marrë për të shpëtuar telefonin celular në rast se na laget.
- Menjëherë i heqim kapakun e pasmë dhe bashkë me baterinë nxjerrim edhe kartën SIM.
- Me një letër të thatë pastrojmë aq sa të mundemi pjesët e jashtme të telefonit. Duhet të sigurohemi se është tharë edhe pjesa e brendshme në të cilën vendoset bateria. Gjatë tharjes me letër duhet të bëjmë kujdes që të mos shtypim ekranin e telefonit, në të kundërt mund ta dëmtojmë atë.
- Për të tharë ujin në pjesët e brendshme të telefonit, këshillohet që ta afrojmë pranë njësisë qendrore të kompjuterit, aty ku nxirret ajri i ngrohtë i tij. Telefoni duhet mbajtur me kujdes në atë vend, derisa të bindemi se janë tharë edhe pjesët e tij të brendshme.
- Më pas, në një send derdhim një sasi të caktuar orizi, dhe telefonin e mbulojmë tërësisht me oriz. Pasi të bindemi se telefoni është i rrethuar në të katër anët me oriz, e lëmë aty për të paktën 12 orë. Orizi do të thithë gjithë lagështinë që gjendet brenda telefonit.
- Pasi ta nxjerrim telefonin nga orizi, duhet ta pastrojmë me kujdes nga pluhuri i marrë. Më pas i vendosim kartën SIM dhe baterinë, kuptohet nëse këto nuk kanë probleme, dhe më pas e ndezim normalisht.
Nëse telefoni celular nuk hapet fare apo ka probleme me menynë, atëherë duhet të mësohemi me faktin se nuk kemi arritur dot të shpëtojmë telefonin tonë. Dhe zgjidhja më e mirë është t’i drejtohemi një dyqani për të blerë një telefon të ri celular pa humbur shumë kohë.