Nese Murdoch braktis Google, perdoruesi nuk humbet asgje

Albforumi

Primus registratum
Nese Murdoch braktis Google, perdoruesi nuk humbet asgje

imagebutton.gif

Rupert-Murdoch1-300x210.jpg
Qe kur Financial Times publikoi lajmin sipas te cilit Microsoft eshte ne bisedime me News Corp. per te spostuar lajmet e gazetave te Rupert Murdoch nga Google ne motorin e saj te kerkimit (Bing), nisen menjehere spekullimet. Po, sepse te tilla, meqenese asnjera prej dy kompanive nuk ka ende konfirmuar asgje.

Mes tyre, Pete Cashmore (CEO i Mashable.com, nje blog shume i njohur mbi Social Median) e leshoi te madhe fare. Ne rubriken e tij te perjaveshme ne CNN.com pohon se nese NewsCorp braktis Google, do te jene perdoruesit ata qe do te humbasin.

Sipas autorit, nje marreveshje ekskluzive me Microsoft mbi materialt e publikuara online nga mediat e Murdoch, do te shkonte kundra filozofise se ashtuquajtur open Web dhe do te shtynte edhe aktore te tjere te ketij sektori qe te leviznin ne te njejtin drejtim.

Sinqerisht nuk arrij ta shikoj tere kete skenar te ngjashem me fundin e botes. Nese gazetat e Murdoch spostohen nga Google ne Bing, maksimumi do te kerkojme informacione ne te dy motorret e kerkimit. Te hapesh nje faqe me shume, ne prag te 2010-es, nuk duhet te jete kaq e veshtire. Perveç kesaj, askush nuk te ndalon te shkosh e te vizitosh direkt WSJ.com.

Nese dikush deshiron te kerkoje vetem ne Google, ka aq shume gazeta e media te indeksuara saqe eshte e veshtire qe te vihet ne rrezik pluraliteti i burimeve. Pa llogaritur ketu faktin se gazetat nen pronesine e NewsCorp nuk jane ato çka mund te quhen shembuj te zerave alternative, siç deshiron te na beje te besojme Cashmore.

Se çlidhje ka e gjitha kjo me filozofine e open Web nuk arrij ta kuptoj. Eshte motorri i kerkimit qe paguan per te pasur materialet e indeksuara, jo une. Perkundrazi, kjo mund te jete nje shkas me shume per gazeten qe te me ofroje falas (ose me çmim me te ulet) informacionet e saj.

Artikulli i Pete Cashmore mund te kete nje kuptim nese e gjithe kjo histori te ishte nje reklame e sponsorizuar nga Google. Nese eshte keshtu, cila vitrine do ishte me e pershtatshme sesa faqja e CNN.com? Web-i dhe motorret e kerkimit ekzistonin edhe para se te mberrinte Google dhe konkurrenca i ben vetem mire tregut. Kjo, perveç faktit se Bing, siç pohojne te gjithe, duket te jete nje produkt i vlefshem.

share_save_171_16.png

Artikuj te ngjashem:As vete Google nuk u beson kercenimeve te MurdochGoogle Social Search: Cfare eshte dhe si funksionon

OvVNagDVufE

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.indritmaraku.com/alb/?p=141

Top