Nene Tereza

Ahmed

Primus registratum
Nene Tereza

“DALLDIA TEREZISTE” NUK I BËN NDER NËNË TEREZËS

Për Nënë Terezën është folur e shkruar shumë dhe kështu do të bëhet edhe në t’ardhmen. Ajo ka zënë një vend të nderuar në historinë e krishterizmit e të njerëzimit, ka fituar një admirim të madh në sytë e mbarë opinionit botëror. Ajo mbi të gjitha po nderohet nga Kisha Katolike si misionare e krishterimit që përbën edhe veprën e lavdinë e Nënë Terezës. Ajo i gëzon shumë dhe i u sjell nder të madh shqiptarëvet sepse është nga gjakut i tyre. Është e kuptueshme që shqiptarët pavarësisht nga besimi që ndjekin kanë arsye të veçantë, madje në gjendjen që janë, kanë edhe interes të veçantë të nderojnë me të gjitha mënyrart e forcat Nënë Terezën. Por, si çdo gjë që kalon masën edhe nderimi për heronjtë apo shenjtët krijon dhe të kundërtën e vet. Shpesh ka ndodhur që zelltarët adhurojnë me mënyra të papërshtatshme idhujt e tyre, apo militantët liderët e tyre politikë sepse duan thjesht të fitojnë diçka për vete në “garën e adhurimit”.

Duke marrë shkas nga një orvatje cinike, dashakeqe e dështake e sllavomaqedonasve për të krijuar skenarë ekzaltimi për “Maqedoninë e tyre” në Itali nëpërmjet “përvetësimit të Nënë Terezës”, në politikën e shtypin shqiptar, si dhe në mjediset “intelektuale” u ngrit një “stuhi fjalamane” në mbrojtje të shqiptarëisë së Nënë Terezës. Mirë që u zgjuan gjithë këta njerëz për të shprehur mllefin që u ishte lënë shteg sllavomaqedonasve të tentonin të na vidhnin shenjtoren tonë. Mirëpo për fat të keq pati dhe mjaft shenja që treguan se reagimi normal kapërceu në një dalldi të panevojshme për të fituar një garë të çuditëshme se cili do të tregohej më “terezist se tjetri”.

Le të gëzohemi që shqiptarët e të gjitha kategorive e mbrojtën Nënë Terezën nga “uzurpatorët sllavomaqedonas”, më shumë se kanë mbrojtur ndonjë gjë të shenjtë e të shtrenjtë shqiptare. Le të kënaqemi se edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri e bëri të vetën e tha që Nënë Tereza është shqiptare. Edhe sikur këtë t ë vërtetë të mos e thotë kush ajo përsëri shqiptare do të mbetej sepse e ka thënë vetë. Këtë nuk kam nevojë të ma vërtetojë askush sepse kam pasur rastin e mirë në verën e vitit 1975 në Meksiko, gjatë Konferencës së parë të OKB-së për “Dekadën e Gruas”, ku Nënë Tereza kryesonte delegacionin e Vatikanit, të na thoshte në gjuhën angleze, ne pjesëtarëve të delegacionit shqiptar :“Edhe unë jam shqiptare”.

Përkatësia etnike e Nënë Terezës duhej mbrojtur në këtë rast sepse gjesti i provokues sllavomaqedonas i kalonte kufinjtë e seriozitetit shtetëror. Por për “dalldinë tereziste” që u vu re në disa veprime politike si ato që bëri Berisha në parlament, apo që bënë shtypi dhe “Forumi intelektual i pavarur” e disa anëtarë të “Klub 2000” nuk kishte vend. Nuk ishte mirë që kjo “dalldi tereziste” u bë pjesë e ceremonive dhe veprimtarive propagandistike pulieze, të lidhura më festimin e marrjes nga Italia të presidencës së BE. Nuk ishte mirë që kjo “dalldi tereziste” kaloi në akuza sikur në Shqipëri nuk qenka bërë gati asgjë për të nderuar e vlerësuar Nënë Terezën. Nuk ishte me vend që “dalldia tereziste” u kthye gati në një kërkesë për vetkamxhikim kolektiv të gjithë shqiptarëve, aq sa u qortuar shumë edhe kleri katolik shqiptar për mefshtësi..

Në shqiptarët çfardo që të bëjmë imazhin e Nënë Terezës nuk mund ta ngremë më lart se e ka ngritur tashmë bota, Vatikani, shtetet e kombet të cilëve u shërbeu në radhë të parë, Kisha katolike në emër të të cilës ajo bëri gjithë veprimtarinë e saj. Sado të dalldisim ne Nënë Terezës nuk i japim dot më shumë se ato që ka, as t’i heqim ndonjë gjë nga ato që ka. Detyra jonë është ta kujtojmë Nënë Terezën jo të kalojmë në histerizma propagandistike apo spekulime cinike me emrin e saj. Nuk mund të kemi asnjë rezervë për përkushtimin e saj, veprën e saj të madhe që i ka sjellë respekt të tillë në botë. Por kjo nuk do të thotë se filozofia që qëndron pas këtij përkushtimi është e pranueshme në të gjitha hollësitë, se ne shqiptarët duhet të ëndërrojmë të bëhemi të gjithë “Nënë Terezë”; se nuk duhet të vemë re asgjë tjetër përveç adhurimit për veprën e saj e filozofinë e saj, për metodat e veprimit të saj.

Të huajt ishin ata që na kujtuan dhe na mësuan se duhet adhuruar Nënë Tereza. Ka dhe të huaj që na kujtojnë se çfarë duhet parë me sy e mendje më të kthjellët nga trashëgimia e Nënë Terezës që nuk përputhet me vlera të tjera po aq të domosdoshme për njerëzimin.

Amerikani Kristofer Haitçens në vitin 1995 ka botuar librin”Pozita misionare. Nënë Tereza në teori e praktikë”. Është një libër që mund të bëjë nervozë shumë njerëz që dalldisin pas “terezizmit’ ose që spekulojnë me emrin e veprën e Nënë Terezës për fanatizëm fetar. Është një libër që përmban fakte e analiza që shumë adhuruesve fetarisht të NënëTerezës do t’u duket herezi. Por megjithatë është një libër që ka një këndvështrim të veçantë, që adhurimit për Nënë Terezën nuk mund t’i heqë gjë, veçse njerëzit i mëson të shohin gjithçka me syrin e mendjes së kthjellët dhe të kuptojnë se ndërsa vepra e përkushtimi i Nënë Terezës janë me vlera universale, filozofia që përçojnë ato duhen vendosur në kontekst më të ngushtë të mëshirës kristiane.

Për të analizuar thelbin filozofik të veprimtarisë së Nënë Terezës autori amerikan i është referuar një personaliteteje të njohur franceze, Simon Veij, e cila nga ana e saj sikur ka ka vijuar në gjurmët e mendimit të shkrimtarit Alber Kamy. Autori Haitçens në faqen 28 të librit ka shkruar : “Siç thotë Simon Veij krishterizmi është një fe për skllevërit, ne duhet të bëhemi skllevër e lypës që të pasojmë Krishtin”. Me një nisje të tillë Haitçens ka dashur të përligjë vlerësimet e tij se filozofia e veprës së Nënë Terezës përmblidhet në predikimin e kënaqësisë së përgatitjes për vdekjen dhe në adhurimin e kënaqësisë që të jep pranimi i vuajtjes nga mjerimi dhe i sakrifikimit për të ëmbëlsuar dhimbjen e vuajtjeve të të tjerëve duke i këshilluar ata se tek vuajtja është edhe shpëtimi. Sipas autorit amerikan ky ishte edhe misioni i “Shtëpisë për ata që po japin shpirt” që ngriti Nnë Tereza në Kalkuta të Indisë dhe të përhapjes së kësaj përvoje.

Në librin e tij autori amerikan ka përfshirë edhe një letër që i kishte dërguar Nënë Terezës një ndihmës prokuror nga Kalifornia që kishte hetuar rastin e një amerikani, i cili kishte xhvatur me mashtrim 252 000 000 dollarë nga shumë qytetarë. Në këtë letër shtrohet për diskutim raporti që duhet të vendoset midis dhënies së mëshirës dhe dhënies së drejtësië për atë që ka kryer krim. Letra thotë :

“E dashur Nënë Tereza:

Jam një zëvendës prokuror distrikti në kontenë Los Anxhelos dhe njëri nga ata që kanë punuar për ndjekjen penale të bamirësit tuaj, Çarls H. Kiting Jr. Unë e lexova letrën që i keni dërguar gjykatësit Ito, shkruar në emër të z. Kiting, ku përfshihet pranimi nga ana juaj se nuk dini asgjë për biznesin e z Kiting, ose për akuzat për krim që i janë paraqitur gjykatësit Ito kundër tij. Po ju shkruaj që t’ju jap një sqarim të shkurtër të krimeve për të cilat është marrë i pandehur z. Kiting, që t’ju mundësoj të kuptoni burimin e atyre parave që z. Kiting ju ka dhënë juve, dhe t’ju sugjeroj që ju të bëni detyrën morale dhe etike duke ua kthyer ato para pronarëve të tyre të ligjshëm.

Z. Kiting u mor i pandehur për mashtrimin e 17 personave në shumën mbi 900 000 dollarë. Këta 17 persona ishin përfaqësuesit e 17 000 vetëve të cilëvet z. Kiting u vodhi 252 000 000 dollarë. Veprimet specifike mashtruese të z. Kiting ishin se nga ai nisnin një seri përfaqësimesh mashtruese të personave që blenin obligacione nga shoqëria e tij dhe ai ishte njëkohësisht ruajtësi i një informacioni kyç që ai kishte vendosur ta mbante vet nga blerësit e obligacioneve, pra duke i ua hedhur viktimave sepse ata mendonin se po bënin një investim të siguruar. Në fakt dhe në të vërtetë paratë e tyre përdoreshin për të financuar të jetuarit në stil estravagant tej çdo kufiri të z. Kiting.

Viktimat e mashtrimit nga z. Kiting vinin nga shtresa të gjëra të shoqërisë. Disa ishin të kamur dhe të arsimuar. Shumica ishin njerëz me mjete modeste dhe të pamësuar me financën e lartë. Njëri ishte karpentier varfanjak që nuk fliste anglisht dhe të cilit z. Kiting me mashtrim i vodhi kursimet e jetës së tij.

Parrulla biblike e organizatës suaj është ” meqenëse ju ia bëtë këtë njërit prej këtyre o vllai im më i fundit ju këtë ma keni bërë mua”. Vëllezërit më të fundit janë midis atyre që z. Kiting i xhvati pa iu lëkund qerpiku. Siç e dini falja hyjnore është për të gjithë, por faljes duhet t’i paraprijë pranimi i mëkatit. Z. Kiting jo vetëm nuk ka dashur të pranojë mëkatin dhe krimet e tij por ai këmbëngul se është me të drejtën duke qortuar të tjerët për keqbërësitë e tij. Përvoja juaj në punë me të varfrit është e admirueshme. Unë përvojnë time e kam me njerëzit batakçinj dhe mashtrues. Nuk është gjë e rrallë që batakçinjt të jenë bujarë në familje, më miqtë dhe me mekanizmat e bamirësisë . Ndoshta ata besojnë se me bujarinë a tyre do të blejnë dashuri, respekt dhe falje. Megjithatë koha kur blerja e indulgjencave ( ( fletë që i shiste kisha që t’i faleshin mëkatet blerësit- shënim i përkëthyesit) ishte një mënyrë veprimi e pranueshme ka vdekur me Reformën. Asnjë kishë, asnjë organizatë bamirësie nuk duhet t’i lejojë vetes të përdoret si shpëtimtare për ndërgjegjen e kriminelit. Ne të gjithë jemi mirënjohës që falja është e mundur, por ne të gjithë gjithashtu duhet t’i kryejmë detyrat tona. Këtu përfshihet edhe gjykatësi edhe juria. Mua më kujtohet urdhërimi i profetetit Mikah : “ O njeri, çfarë është e mirë dhe çfarë kërkon Zoti nga ti. Të bësh drejtëssi, të duash mëshirën dhe të ecëssh kokëlulur””.

Ne na kërkohet të duam mëshirën, por ne duhet të japim drejtësi.

Ju i keni kërkuar gjykatësit Ito të vështrojë në zemrën e tij, kur të dënojë Çarls Kiting dhe të bëjë atë që do të bënte Jezusi. Unë të njëjtën sfidë po jua bëj ju. Pyeteni veten se çfarë do të bënte Jezusi nëse do t’i kishin dhënë frytet e krimit; çfarë do të kishte bërë Jezusi nëse do të kishte në posedim para të vjedhura; çfarë do të kishte bërë Jezusi nëse atë po e shfrytëzonte një vjedhës për të lehtësuar ndërgjegjen e tij?

Unë them se Jezusi do të ishte gati t’ia kthente pa ngurim gjënë e vjedhur pronarit të ligjëshëm. Ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Z. Kiting ju ka dhënë para, të cilat ai i kishte vjedhur me mashtrim. Mos ia lejoni atij “indulgjencën” që dëshiron. Mos i mbani ato para. Kthejuani ato atyre që kanë punuar për to dhe i kanë fituar ato!

Nëse ju merrni kontakt me mua unë do t’ju lidh ju drejpërsëdrejti me pronarët e ligjëshëm të pasurisë që tani e posedoni ju.

Sinqerisht Pol Ë. Tërki”
 
Ahmed

Primus registratum
Re: Nene Tereza

kastriot

Primus registratum
Re: Nene Tereza

Letër e z. Gary Q. Kokalari drejtuar botuesit të Nju Jork Tajms për Nënë Terezën

Qëllimisht ose jo me artikullin e tij të datës 6 Gusht 2003 “ Shpirti i Shenjtë i përkujtuar në një rrugë të vërtetë ballkanike”, Jan Fisher është përfshirë në një sherr ballkanik me fjalë. Nuk është ndonjë lajm i ri se serbët, maqedonasit e grekët do të përpiqen ta përdhosin historinë, veçanërisht në përpjekjet për të diskredituar sshqiptarët. Por zotëri Fisher dhe gazeta juaj duhet të gërmojnë më thellë përpara se ndezin zjarrin e këtij argumenti pa bazë. Veçanërisht, nën dritën e zbulimeve të fundit, herë-herë “Nju Jork Tajmsi”e ka pasur të vështirë të ndajë faktet nga sajesat.

Zotëri Fisher përpiqet të përhapë një teori të neveritshme se Nënë Tereza është pjesërisht me prejardhje sllave meqenëse emri i vëllait të saj ishte Llazar. Së pari, duhet mbajtur parasysh se babi i Nënë Terezës dhe i Llazarit nuk ka vdekur nga shkaqe të natyrshme. Atë e vranë sllavët si një nacionalist shqiptar. Unë, gjithashtu, kam takuar shqiptarë të tjerë me emrin Llazar, ndonëse ky emër nuk është nga më të përhapurit midis shqiptarëve dhe unë jam shumë i sigurt se këta shqiptarë do të shqetësoheshin së tepërmi po t’u vihej në dyshim përkatësia e tyre etnike.

Por disa mund ta interpretojnë këtë thjesht si një tjetër thashethem ballkanik, kështu që unë sugjeroj që zotëri Fisheri dhe Ju të shihni filmin “Nënë Tereza”, të vetmin film dokumentar të autorizuar mbi jetën e kësaj gruaje të shquar. Filmi është prodhuar në vitin 1986 nga Anë dhe Xhinet Petri, motra amerikane që njiheshin midis mikeshave më të afërta të Nënë Terezës. Në këtë film Agi Bojaxhiu, e bija e Llazarit dhe i vetmi njeri i afërt i gjallë i Nënë Terezës, shprehet qartë dhe me krenari për hallën e saj të vërtetë të shenjtë se “Ajo është shqiptare”. Dhe ajo që bie më shumë në sy nga komenti i zonjushës Bojaxhiu është se në zërin e fjalët e saj nuk ka asnjë shenjë ngurimi ose zbkurimi.

Është shumë interesante se disa ballkanas, që duan të ndryshojnë gjërat, hapin gojën vetëm tani, pra pas vdekjes së Nënë Terezës, në orvatjet e tyre mjerane për ta veçuar Nënë Terezën nga identiteti i saj etnik shqiptar që ajo e ka përshkruar vetë. Dihet se burrat më të fuqishëm të botës përuleshin kur ishin para Nënës, prandaj nuk është për t’u çuditur që disa shtrembërues të pakët me synime të këqija kanë dalë nga vrimat poshtë gurëve për të bërë një fushatë të pabesë pas vdekjes për të shpikur rrënjë të reja për shqiptaren që do të jetë së shpejti Shenjtore.

Kushdo që i njek njerëzit në Ballkan dhe që ka pasur fatim e lumtur të vështrojë sytë e Nënë Terezës do të ketë parë një gjë, fytyrën e pagabueshme të një shqiptareje, që i qëlloi të jetë personi më i admiruar i shekullit XX.

Me respekt

Gary Q. Kokalari

President i Fondacionit “Trashëgimia shqiptare”

Nju Jork, SHBA
 
Klinton

Primus registratum
Re: Nene Tereza

Pershendes Fotaqin dhe Kastriotin te cilet nepermjet ketyre shkrimeve per Nene Terezen, shfaqin ndjenjat e dashurise per kombin.
Nene Tereza eshte nje shembull i qarte i dashurise per kombin dhe jam i sinqerte kur mendoj se te gjithe shqiptaret pa dallim feje, e respektojne ate.
Kjo teme duhej zhvendosur te "Shqiperia" dhe jo te behej objekt i diskutimeve politike

Klinton <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 
Top