Ne zonen 31 do te zhvillohen "zgjedhje".

PetritKola

Primus registratum
Ne zonen 31 do te zhvillohen "zgjedhje".

Kukllen Bamir e bene president ne Shqiperi (jote shqiptareve), pasi e kishin bere deputet ne zonen 31.

Zona 31 tash eshte bosh dhe do te zhvillohen "zgjedhje".

Ja dhe komenti im per situaten e deritanishme;

Lehje me pagese

A e krijoi Ramiz Alia PD-ne dhe vuri Sali Berishen kryetar te saj, eshte pyetja e pyetjeve pergjigja e te ciles do na japi pergjigjen e pergjigjeve se perse jemi te vuajtur dhe te poshteruar edhe ne ditet e sotme.
Ne se Ramizi i realizoi me sukses detyrat e siperpermendura, a ka mundesi qe partizat e "djathta" jane jashte ndikimit te tij mjeshteror dhe sigurimit te shtetit?
Une mendoje se ashtu si edhe PD-ja , partizat e djathta ( une i quaj organizata te masave) nuk jane gje tjeter vecse krijesa dhe vegla te Ramiz Alise dhe sigurimit te shtetit. Natyrisht kryevegla eshte PD-ja.

Qesharak eshte rasti i bufonave te Patrise se Legalitetit te cilet ne legjislaturen e kaluar votuan kundra Mbretit Leka Zogu, kunder ketij mbreti qe programet e kesaj partie thone se duhet te jete ne krye te Shqiperise.

"Lehje me pagese" eshte parrulla e bufonave drejtues te partizave te djathta ne shkembim te ndonje kocke qe do te jape PD-ja e krijuar nga Sigurimi i shteti dhe Ramiz Alia.

Ham ham, hum hum, lehin legalistat sipas porosise se marre nga PD-ja e Ramizit per zonen 31 zgjedhore ne kryeqytet. Lehjet dhe hungerimat e tyre jane nje kercenim me pagese (lepirje kockash) ndaj LZHK-se qe ka shanse te tregoje se nuk eshte zhytur thelle ne skemat sigurimso-serbo-greko-ramiziane.
Kryetari i kesaj force, LZHK_SE zoti Shehi ka shpallur kandidaturen per deputet ne kete zone.

A e ka shitur dinjitetin Dashamir Shehi apo ka vendosur ta mbaje per vete deri ne vdekje, muaji shtator do ta tregoje.
Nuk dua te besoje se edhe LZHK-ja eshte fund e krye nje vegel ne arsenalin e mjerimit dhe poshterimit shqiptar ndaj i uroje zotit Dashamir Shehu suksese dhe jam gati te punoje ne terren per fitoren e tij.

Petrit Kola

pojofree@yahoo.com

P.S Me te shpallur kandidaturen LZHK-ja Partia e Legalietit ne baze te porosise se marre u kunderpergjigj. Kur PD-ja shpalli kandidaturen e saj, lehsat me pagese heshten. Po lepinin kocken.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Ne zonen 31 do te zhvillohen "zgjedhje".

Dashamir Shehi: “Kali u shit”, nuk kam ç’negocioj më me PD-në
Shkruar nga Elisabeta Dosku
Wednesday, 22 August 2007
Jo vetëm që nuk ka ndermend të tërhiqet nga gara, megjithëse këtë ia kërkojnë tashmë të gjithë, por është i bindur se do të fitojë. Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi shprehet se e ka të sigurt fitoren në Zonën 31 në kryeqytet. Në një prononcim për gazetën, Shehi shprehet 100 për qind i sigurt që do ta fitojë këtë garë dhe synon të arrijë një rezultat prej 6000 votash. Rivalin e tij, Edi Palokën ai e sheh si dikë që nuk përbën shumë rrezik për të, pasi nuk ka eksperiencën e duhur si politikan. “Nuk e them për garë personale, por diferenca midis kandidatëve është e madhe, nuk besoj që Paloka ka pretendime se mund të mbledhë vota më shumë se unë”, nënvizoi Shehi.
Përçarja midis të djathtëve duket se po bëhet edhe më e fortë. Të dy kandidatët janë të bindur t’i shkojnë kësaj beteje politike deri në fund dhe të arrijnë synimet e tyre kryesore. Përballen dy kandidatë të ndryshëm, me bindje të njëjta. Bindja për të cilët ata shprehen është fitorja e sigurt e tyre. Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi është mëse i sigurt për fitoren e tij, madje synon të arrijë 6000 vota. Kjo për shkak se janë tre kandidatë dhe njerëzit nuk votojnë në atë sasi sa në zgjedhjet e 3 korrikut, duke sfiduar kështu Palokën. “Jam i bindur se mundësia e fitores është 100 për qind, madje 110 për qind, sepse ka ardhur dita që ky qytet të reagojë. Nuk mund të shkojë më si delet mbas partive të mëdha, aq më tepër që problemet janë ende të pazgjidhura, dhe ky qytet e ka të gjithë kulturën e mjaftueshme, traditën politike dhe kapacitetin për të zgjedhur pushtetarët, është shprehur Shehi. Nga ana tjetër Paloka shprehet i bindur se kjo zonë ka qenë dhe do të jetë e PD-së. Shehi do të kandidojë i vetëm në këtë zonë dhe është i vendosur që të mos negociojë me partinë kundërshtare. “Nga të gjithë llojet e tregtive unë kam parë që kjo është më e çuditshmja, sepse unë kam bërë të ditur kërkesën për negocim kohë më parë dhe Berisha nuk pranoi që unë të isha kandidat i vetëm, dhe tani kërkon që Paloka të jetë i tillë dhe unë të tërhiqem”, vazhdoi ai. Ai u shpreh se gjithçka që ka thënë Berisha në lidhje me negociatat janë propagandë politike, me shpresën që një pjesë e njerëzve do ta kapërdijë këtë gjë. Ditën që është shpallur kandidati nuk kanë më vlerë marrëveshjet, sepse për këtë zonë bëhej fjalë. Shehu u shpreh “që s’kemi ç’negociojmë më, kur thotë populli “kali u shit”, çfarë do negociojmë, patkonjtë e kalit”, ato s’kanë më vlerë”


Marre nga :Tirana Observer"
 

MLK

Primus registratum
Re: Ne zonen 31 do te zhvillohen "zgjedhje".

Po mire Shehi mori pjese ne votimet e fundit legjislative dhe nuk fitoj, sot ç'far popozon me shume apo ndryshe Dashamir Shehi, pasi parrula votoni kundra komunistave ka 17 vjet qe degjohet ne Shqiperi, e s'ja ka pa njeri hajin, apo gabohem !!
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Ne zonen 31 do te zhvillohen "zgjedhje".

Ne Shqiperi deri me tani nuk jane bere zgjedhje por emerime.
 

Al-Punk

Still here
Re: Ne zonen 31 do te zhvillohen "zgjedhje".

Fati e deshi qe pallati ku po banoj keto kohe te jete pikerisht ne Zonen 31!
Them Fati sepse nese ne Tirane keto dite ka vuajtje per Drita/Uje, zona jone ka vuajtje teper te reduktuar, deri ne kenaqesi (kur sheh cfare behet perreth).
Duket se Qeveria po mendon qe kjo zone duhet te kete uje dhe drita qe te kemi nje moment hedonismi, deri ne perfumdin te zgjedhjeve!
 

Eriselda

Primus registratum
Re: Ne zonen 31 do te zhvillohen "zgjedhje".

Kaq nuk mjafton t'i japesh voten Palo..kes. Diten e zgjedhjeve te kaluara e beri kurban nje militant te shkrete. Ca ore drita me shume jane gjithnje me pak se nje kurban tjeter.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ne zonen 31 do te zhvillohen "zgjedhje".

Nuk eshte mire me fol per njerez qe i njef nga afer, po dhe te heshtesh po prape nuk eshte mire....
Paloka kalon pjesen me te madhe te mbremjeve klubeve e pub-ve te Tirones, keshtu qe nje deputet qe i dilka koha me pi per not nuk e di se si ja ben me gjet kohe me punu me rregullu 500 mije probleme qe ka nje popull i cili i ka dhen voten !!

Ps. Paloka nuk eshte i vetem ne kete rast.
 
Top