Ne Kopshtin e Lulekuqeve

Iliri

Primus registratum
Ne Kopshtin e Lulekuqeve

Po e hapi kete teme me nje link per ata qe lexojne Anglishten ne te cilen tregohet qendrimi i komunisteve neper bote ndaj luftes ne Irak. Do te gjeni aty fraza pothuajse te njejta me frazat qe perdorin anetaret e albforumit dhe kundershtaret e tjere te luftes ne Irak ne lidhje me SHBAne. Do ta vazhdoj kete teme me fakte te tjera qe e bejne te qarte se dashje apo padashje, politika e mosnderhyrjes ne Irak, ndjekesit e saj, ngado qe vijne, e gjejne vehten ne kopshtin e lulekuqeve, ne kampin komunist.

http://www.icf.org.il/wnowareng.htm

Per komunistet, nje bote e mbushur me terror, me vrasje, me regjime si ai i Sadamit, eshte nje bote e pershtatshme. Ishte ne nje bote te tille kur moren fuqine mepare, dhe do te ishte nje bote e tille qe do ju jepte mundesine per tu kthyer ne pushtet. Nese ka ndonje kerkese per perkthimin ne shqip te shkrimit atje, do ta perkthej.
 
Top