Ne Greqi gjithshka zgjidhet sipas ligjit Mesjetar Oriental

Pe.ili.sh

Primus registratum
Ne Greqi gjithshka zgjidhet sipas ligjit Mesjetar Oriental

<ul type="square">
[*]Shqiptaret mund te jene edhe te pafajshem por mund te jene edhe te fajshem, megjithate ngjarje te tilla jane te zakonshme ne te gjithe Greqine.
[/list]


<ul type="square">
[*]Ne Greqi funksionon Ligji i Hurit dhe se shqiptaret nuk jane te zote te kerkojne te drejtat e tyre , meqenese edhe greket kane qene nen sundimin e kolonizatorit me te eger ballkanas
[/list]


Grekët rrahin barbarisht emigrantët shqiptarë

Një i ri lidhet pas një trungu në mes të fshatit dhe rrihet barbarisht, qëllohet dhe i ati që vjen për ta shpëtuar

Marko Caka/ Athinë
Dy emigrantë shqiptarë janë rrahur barbarisht nga një grup fshatarësh grekë në Adiskariu të Kretës. Kjo ngjarje e turpshme ka ndodhur për shkak të vjedhjes së një celulari. Banorët e fshatit Adiskariu kanë mundur të kapin një prej shqiptarëve të dyshuar dhe e kanë keqtrajtuar atë në mënyrë çnjerëzore, duke e lidhur në trungun e një peme dhe duke e qëlluar nga të gjitha anët. Kështu emigranti shqiptar, pa iu nënshtruar asnjë prove nëse ka qenë fajtor apo jo, ka marrë një dënim të turpshëm në mes të fshatit. U desh ndërhyrja e priftit të fshatit, Dhimiter Cavolakis, që i riu shqiptar të çlirohej nga torturat e grekëve të egërsuar. Cavolakis e ka cilësuar veprimin e bashkëfshatarëve të tij të papranueshëm e të turpshëm. I tmerruar nga ngjarja, Papa Dhimitri rrëfen: “Të riun shqiptar e kishin lidhur në trungun e një peme dhe e godisnin pa mëshirë. Viktima kishte një fizik të dobët dhe fytyra e tij ishte mbuluar e tëra me gjak. Në qoftë se nuk do të isha prezent në këtë ngjarje makabre dhe nuk do të ndërhyja, nuk e di se si do të përfundonte ngjarja. Në lidhje me këtë veprim kryetari i Bashkisë së Kretës, Panajotis Sfakianakis pohoi: “Më vjen turp dhe e dënoj aktin barbar të bashkëkombësve të mi”. Ndërkohë dega greke e organizatës më prestigjioze për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Amnesty International” ka ngritur zërin ndaj kësaj ngjarje, duke e konsideruar një ngjarje të turpshme.
Ngjarja
Gjithçka ka nisur me ankesat e përsëritura të një shitëse minimarketi në këtë fshat, e cila thoshte se dyqani i saj vidhej shpesh nga shqiptarët. Në fakt shqiptarët ishin klientë të rregullt të këtij minimarketi dhe përveç produkteve ushqimore blinin edhe karta mbushëse për celularët e tyre. Pavarësisht nga kjo, te banorët e fshatit, tashmë ekzistonte një antipati e madhe për shqiptarët, madje banorët ankoheshin edhe për faktin se emigrantët grumbulloheshin rreth sheshit të fshatit. Gjithë ky mllef dhe urrejtje ndaj shqiptarëve do të shpërthente të dielën në mbrëmje, atëherë kur taksisti Nikolidhakis njoftoi se në makinën e tij ishte vjedhur celulari dhe menjëherë ai hodhi dyshime se ky akt ishte kryer nga shqiptarët. Nuk kalojnë as 10 minuta, kur një grup fshatarësh sulen drejt shqiptarëve për të nxjerrë gjithë inatet që kishin me ta. Ndërkohë shqiptarët emigrantë që qëndronin në grumbulluar në një vend, të tmerruar nga vrulli i banorëve largohen me shpejtësi, por njëri prej tyre nuk arriti të shpëtonte dhe përfundoi në duart e fshatarëve. I lidhur në mes të sheshit, ai goditet dhe torturohet në mënyrë çnjerëzore. Ndërkohë atij nuk iu gjet celulari i vjedhur, për të cilin po merrte dhe ndëshkimin. Ky ishte thjesht shkaku për t’u hakmarrë ndaj një shqiptari të pambrojtur. Të njëjtin fat pësoi edhe i ati i të riut që po torturohej. 52- vjeçari u nis për të shpëtuar djalin e tij, por ai gjithashtu u godit nga turma. U desh ndërhyrja e priftit të fshatit, që akti barbar të mos merrte përmasa tragjike. Megjithatë kjo ngjarje mund të konsiderohet si një njollë në historinë e këtij fshati.
Të gjakosurit shqiptarë u dërguan me urgjencë në qendrën shëndetësore dhe iu dha ndihma e parë nga personeli i spitalit. Mjekja e spitalit Bulukaki, u shpreh: “20-vjeçari shqiptar erdhi me thyerje në anën e majtë të mesit si dhe me goditje të shumta në trup”. Më e çuditshmja është se në dosjet e policisë vendore nuk rezulton asnjë procesverbal mbi këtë ngjarje, ndërkohë që dihet se dërgimi i të plagosurve për në spitalin më të afërt u bë pikërisht nga policët rajonalë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Iraklios të Kretës, kjo ngjarje nuk mund të zyrtarizohet për arsye se nuk është bërë denoncim nga ana e shqiptarëve. Gjithashtu sipas policisë, “për të kryer ndjekje penale në raste të tilla, duhet që viktima të ketë plagë me rrezik në dëmtimin trupor, dhe jo thjesht dëmtim trupor”. Pra policisë vendore greke, nuk i kanë mjaftuar denoncimet dhe deklaratat dënuese të priftit dhe të kryetarit të bashkisë. Ata kanë vendosur ta anashkalojnë këtë ngjarje, pasi viktima janë emigrantët shqiptarë. Kjo është edhe një nga arsyet e mosparaqitjes së shqiptarëve në rajonin e policisë vendore, pra frika se shpeshherë organet ligjore mbajnë anën e vendasve. Eshtë për t’u theksuar se që nga ngjarja e të dielës, në fshat mbizotëron një atmosferë anormale. Gjysma e banorëve e dënojnë aktin barbar të bashkëfshatarëve të tyre, ndërsa gjysma tjetër e cilësojnë si një akt “heroik”. Ndërkohë, sipas fshatarëve marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve vendas dhe 30 shqiptarëve, që punojnë në sera dhe në punët e tjera të bujqesisë, kohët e fundit kanë qenë të tensionuara. Dhe kjo, sepse shqiptarët emigrantë kërkojnë rritjen e pagës ditore në 20 euro me ushqim dhe 25 euro pa ushqim. Sipas ankesave të shqiptarëve, edhe incidenti i mësipërm është një hakmarrje mbi kërkesat që parashtrojnë emigrantët. Në lidhje me këtë, pas ngjarjes, kryetari Sfakianaki sqaron: “Nuk hyj në hollësira, si dhe përse nisi episodi. Jam njoftuar që më përpara se ndërmjet shqiptarëve dhe punëdhënësve vendas ka një konflikt për mosmarrëveshje të tjera”.
Reagimi i “Amnesty International”
I vetmi organ që reagoi mbi ngjarjen e rëndë është “Amnesty International”. Ky grup po mbledh fakte dhe të dhëna mbi shkaqet që çuan në sulmin e vendasve ndaj shqiptarëve të pambrojtur. Kryetari i “Amnesty International” për Iraklion, Leonidha Dhranakis thotë: “Përveç përpjekjeve këmbëngulëse për gërshetimin e denoncimeve hasëm në një indiferentizëm të organeve vendore dhe në papërgjegjshmërinë e policisë vendore, e cila e ka mbyllur çështjen për mungesë provash”. Ndërkohë “Amnesty” i ka dërguar letër sekretarisë së përgjithshme të Ministrisë së Rendit Publik të Greqisë për dërgimin e një ekipi special për hetimin e çështjes si dhe ndëshkimin e autorëve përgjegjës të këtij akti barbar.


<ul type="square">
[*]Me vjen shume keq per ata qe jetojne ne Greqi sepse trajtohen me keq se sa nje kafshe, edhe se bejne gabime nganjehere
[/list]
 

clever

Primus registratum
Re: Ne Greqi gjithshka zgjidhet sipas ligjit Mesjetar Oriental

Me te vertete kjo ishte nje ngjarje me te vertete e rende te lidhet nje njeri me litar dhe te rrihet ne ate menyre deri sa ti mbushet fytyra na gjak. Kjo ishte nje gjest shtazarak. Dhe nje korigjim per juve ata nuk e kane bjedhur celularin por e kane merre ne dijeni te pronarit nga qe kishin disa llogari me zoterijne ne fjale. Siq duket i kishte marre ne pune dhe nuk i kishte paguar dhe pastaj shqipetaret e nervozuar kane dashur ti marin celularin. Pra kjo tregon qe shqipetaret ne greqi nuk kane ku te drejtohen te ankohen per problemet qe ju dalin me vendasit dhe kjo eshte vertetuar shume here. Por edhe ambasada jone ne athine per mendimin tim duhet te jepte nje note proteste tek autoritetet greke per kete gjest shtazarak te grekerve.
Me respekt "clever"
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Ne Greqi gjithshka zgjidhet sipas ligjit Mesjetar Oriental

Shefi i diplomacisë greke, Georges Papandreu, urdhëroi ambasadorin e Greqisë në Uashington të kërkojë korrigjimin e kësaj liste, në mënyrë që ajo të përputhet me realitetin", tha zëdhënësi i tij, Panos Beglitis, gjatë një takimi me shtypin. Një ndërmarrje e ngjashme duhet të bëhet edhe pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, saktësoi ai.

Në listen e 25 organizatave terroriste ndërkombëtare, të bërë publike të enjten në një version të rishikuar, përmendet edhe grupi "17 Nëntori". "Greqia dëshiron që ky raport, që nuk pasqyron zhvillimet e fundit, të plotësohet, duke marrë parasysh vlerësimet e saj", shpjegoi Beglitis, duke përsëritur se, për Athinën, ky grup ishte shkatërruar. Media greke kishte reaguar ashpër ndaj faktit të përfshirjes së këtij grupi në listën amerikane. Kjo e fundit citon edhe një grup tjetër grek, "Celulat Revolucionare", që, sipas policisë greke, janë formuar nga organizata e dytë "historike" në vend, ELA (Lufta Popullore Revolucionare). Grupi "Celulat revolucionare" kishte marrë përsipër një atentat me bombë kundër një hoteli interkontinental në Athinë në vitin 1999, si pasojë e të cilit kishte gjetur vdekjen një punonjës.
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Ne Greqi gjithshka zgjidhet sipas ligjit Mesjetar Oriental

Ministri i Jashtëm i grekërve kërkon ndjesë, porse dhuna nuk ndalet


Akoma pa u shuar mirë buja e vrasjes së Vullnet Bytyçit nga kufitarët grekë, këto të fundit kanë shkaktuar një tjetër incident. Arian Tarko, 28 vjeç, është rrahur nga policët grekë në postën e doganës greke të Kristolopogjisë. Sherri ka nisur në prani të dhjetra personave të tjerë, të cilët ishin në radhë si Tarko, për të hyrë në tokën greke. Por duke dashur që gjithçka të ngelë brenda për brenda, policët grekë e kanë marrë të riun shqiptar dhe e kanë futur brenda në postë. Aty, ata kanë e rrahur dhe e kanë qëlluar, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në gjendje shoku, me shenja dhune në fytyrë, Arian Tarko, është paraqitur në orët e mbrëmjes në komisariatin e Korçës. Me zërin që i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bërë denoncimin, që tashmë është bërë i zakonshëm: “Më kanë rrahur policët grekë!” Dhe siç ndodh në të tilla raste, policët e komisariatit të Korçës, kanë plotësuar një formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili më pas, është nisur drejt shtëpisë së tij në Gramsh.

Megjithatë, 28-vjeçari u ka shpjeguar grekërve se ai e kishte nxjerrë pasaportën në policinë e Gramshit
e nuk e kishte blerë rrugëve apo ta kishte të falsifikuar. “Në këto momente njëri nga policët më ka goditur me grushta disa herë në fytyrë dhe me shkelma në pjesën e prapme të trupit”, dëshmoi gramshioti. Pasi e kanë rrahur, policët e kanë detyruar atë që të firmoste një formular, të cilën e kanë plotësuar para syve, por ai nuk ka pranuar që të lërë firmën mbi të. Autoritetet greke e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë që të largohej urgjentisht. “Në rast se do të kalosh në Greqi, të duhet një pasaportë e re dhe vizë”, mësohet t´i kenë thënë ata. Grushtat dhe shqelmat e policëve grekë kishin shkaktuar enjtje dhe të çara në fytyrë, ndërkohë që në pjesën e pasme të trupit dukeshin qartë të mavijosurat. Tarko ka qëndruar për disa minuta në policinë e Korçës, e cila i ka premtuar se do
të marrë masa për të sqaruar akoma më tej këtë incident.


VIKTIMAT E TRI JAVËVE TE FUNDIT

Vullnet Bytyçi i vrarë (18 vjeç, nga Hasi)
Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeç, nga Elbasani)
Mili Halili i rrahur (43 vjeç, nga Elbasani)
Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeç, nga Elbasani)
Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeç, nga Pogradeci)
Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeç, nga Devolli)
Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeç, nga Cërriku


KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHËLLIMET PËR EMIGRANTIN E VRARË

Kryeministri F. Nano, ka bërë dje një vizitë në shtëpinë e emigrantit të vrarë nga grekërit, Vullnet Bytyçi. Rreth orës 13.00 të mesditës së djeshme, i shoqëruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushëllimet në familjen e Bytyçëve. Ndonëse dialogu nuk ka qenë shumë intensiv, kryeministri Nano, i është drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyçi: “I kam kërkuar autoriteteve të pushtetit lokal që të bëjnë bilancin e të gjitha nevojave emergjente që ka familja juaj dhe unë angazhohem, se brenda një kohe shumë të shkurtër, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar më tej se ka kontaktuar dhe me palën greke për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur në telefon me ministrin e Jashtëm grek, Papandreu. Ai më ka thënë që të të bëj shumë të fala dhe të kërkon ndjesë për incidentin e ndodhur në kufi”. I zhytur në trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyçi është shprehur se familja e tij kërkon vetëm drejtësi. “Djali im është nisur me një çantë të mbushur me bukë dhe nuk ka pasur armë. Unë dua që kësaj çështje t’i shkohet deri në fund dhe të zbardhet plotësisht”.

7 Tetor 2003
 
Top