ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

komino

Valoris scriptorum
ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

besoj se tashme te gjithe e dini ngjarjen e rende te ndotjes se ujrave e plazheve me te bukura shqipetare ne kulmin e sezonit turistik. Versioni i pare eshte qe ndotja vjen nga anijet greke qe djegin nafte dhe e derdhin ne ujerat territoriale shqipetare. Thone se duket nje operacin i organizuar. anijet hyjne e dalin nga korfuzi.
Demi eshte jashtezakonisht i madh per sektorin turistik shqipetar. Imazhi qe do te dale nga kjo ngjarje do te jete tejet negativ.

Problemi qe doja te diskutoja ketu eshte reagimi i politikes shqipetare ne arenen nderkombetare.

Mund te bejme shume zhurme sigurisht.
Mund te mos bejme asgje

Por sa mund te bejme realisht???!!!

Zhurma e madhe do te shkaterronte turizmin shqipetar per shume vite per shkak te imazht negativ te trasmetohet
Heshtja do ti hapte ruge veprimeve te tilla ne te ardhmen edhe sikur keto te sotmet te mos jene aq alarmante sa duken sot (ka ndodhur shpesh kjo me mediat shqipetare) sepse tregojme paaftesi per te reaguar ne raste te tilla.


Si duhet vepruar pra?!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Ndotja eshte bere me qellim,prishjen e turizmit te sapolindur shqiptar. Po te donin greket qe te hidhnin mbeturinat hidrokarbure ne det,ne menyre qe te mos pagonin para per eleminimin e mbaturinave, e benin ne det te hapur,pra larg cdo bregu.
Megjithate hedhjen e mbeturinave per arsye eleminim te konkurences se turizmi,nuk mund ta vertetosh dot.

Une mendoj se kjo ceshtje duhet bere e madhe.
Me pas cdo anije qe te kapet,te denohet me nje gjobe e cila mund ti kushtoj edhe falimentimin shoqerise te ciles ajo i perket.

Po nuk u veprua keshtu,ateher ta qajme bregdetin jugor.

Ne qofte se nuk kemi anije per ruajtjen e bregdetit ateher le te blihen ato.
Kjo do jete me pak e kushtueshme,se demi qe do shkaktohet ne turizem.

Por............

Te gjitha keto veprime nuk mund ti kryej dot,zagari i Karamalisit,i cili me bucen e marre ne semaforet e Athine qendronte tek kembet e Karamalisit gjate hapjes se Olimpiades.
 

antares

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Ore Newton! Mos na i shaj zagarin e Karamanlisit se vete "zhaku deri'n zhu".
Ne mezi presim te votojme per te se ai do na premtoje perseri paret tona (si ne Vlore)!
Pastaj kush do na sjelle ne nja 20 miljon ton plehra europiane pa te cilat nuk shkojme ne europe?
 

nik nika

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Perse mos tallin ****** greket me Shqiperine,ne nuk kemi shtet, dhe kjo nuk eshte e para here qe njgjarje te tilla ndodhin.Emrat na i nderrojne , pashaportat na i grisin ne kufi, pe te rrahur na rrahin ne kufi, cfare i do ***** e tyre vendoset ne parlament, kryministrin na e martojne me agjenten e tyre, kryepeshkopin grek e kemi, bankat, kompanite celulare, ankandet ata i kane, dhe kur strehuam vellezerit kosovar shteti shqiptar te mos bente gabim te strehonte ndonje familje afer minoritetit, Camerine sguxojme ta permendim, arvanitasit sguxojme ti permendim ......


jam dakort me nje teme me siper per veprim ekstrem sic eshte ekzekutimi, se me sa duket nuk ka zgjidje tjeter.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

probleme

1- a duhet te bejne protesta greket apo italianet para ambasades shqipetare per cdo trafikant droge apo kriminel te cdo lloji qe i shqeteson? A kam une faj nese nje traget shqipetar do te ndose ujrat territoriale te italise "ne koke te vet"

2- a mund te quhet i justifikuar mendimi se greket (nese duam te mendojme se eshte dicka e organizuar dhe e qellimshme) kane nevoje te prishin sezonin turistik shqipetar pikerisht ne vitin e olimpiades ne athine (mendoni perballimin e fluksit te turisteve)

3- ta zeme se ishte dicka e organizuar. A na intereson vertet ta bejme "te madhe" (me aq sa mundemi) nderkohe qe jehona do te shkoje ne veshet e turisteve (pikerisht tregu qe na intereson) ne olimpiade?


Ky eshte nje nga ato probleme (mendoj une) qe qeveria e nje vendi i zgjidh ne menyre te heshtur. Problemi qendron ne faktin se qeveritaret tane, ne rastin me te mire, nuk kane "kellqe" te ndermarrin veprime ndaj te huajve dhe, ne rastin me te keq jane te korruptuar e te shitur.

ne oren 12 zhvillohet perpara ambasades greke nje proteste. Une do te jem aty por qe tani po mendoj se si do te pergjigjesha ne vendin e ambasadorit grek -- ne nuk po pengojme asnje lloj hetimi dhe do te bashkepunojme kur te na kerkohet hetim nderkombetar - ndotja e ujrave eshte nje akt barbar dhe i pa justifikueshem- nese hetuesia shqipetare do te identifikoje qytetare greke si pergjegjes te ketij turpi ne do te ndihmojne ne pershpejtimin e procedurave te nevojshme sipas te gjithe ligjeve e konventave ndekombetare ashtu si kemi bere gjithmone e do te vazhdojme te bejme ne te ardhmen.

do te ishte nje pergjigje e qarte dhe e pakundershtueshme dhe ne do mbeteshim pa fjale (sigurisht edhe mund te harronim arsyen e te vazhdonim te protestonim)

nderkohe do te tregojne se ne raste te tilla jemi te gatshem te ngreme zerin por edhe do te veme ne rrezik industrine e turizmit shqipetar.
KU ESHTE EKUILIBRI???
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Une them te mbyllim syte edhe gojen edhe tu themi faleminderit grekeve. C'e do Shqiperia turizmin mo aman? Madje tu lutemi qe te vazhdojne te hedhin plehrat ne bregdetin tone, dhe italianet ishallah sjellin plehrat toksike ne Shqiperi, dhe na bejne nder se rritet imuniteti kunder semundjeve.
 

altinzaka

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

une mendoje se ndotja e ujrave eshte bere me qellim, dhe nuke eshte hera e pare qe greket bejne nje gje te tille,mendoje qe populli shqiptare duhet te filloje te zgjohet nga indiferenca qe ka....... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> BOJKOTONI PRODHIMET GREKE
 

OROSHI

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Ky problem mund te jete bere me qellim ,ka vite qe Greqia nuk ka me turizem si me perpara,qellimi tjeter mund te jete ordiner,thjeshte:bregdeti Shqiptar nuk ruhet nga shteti,pra te shkarkojme sa te mundim mbeturina vaji e te tjera.Edhe kesaj rradhe qeveria do i mbylle syte perballe forces Greke(forces,si asaj politike,edhe asaj ushtarake <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ).Megjithate nje gjobe te madhe shpresoj qe ti vihet asaj firmes se Korfuzit,bithqyrave!!
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

per turizmin se ben njeri se shqiperia spo i merr turistat greqise, edhe po i ka rene turizmi grekve nuk eshte se jane duke ardhur ne Sarande e Vlore.

E vetmja zgjidhje do ishte te kishim anije qe te patrullonin zonen bregdetare tonen dhe po te kapeshim ato anije atere mund te flisnim, po kshu me llafe me mire te mbyllim gojen e te rrime urte. Cfar pret kur kufnjte tone jane te hapur nga te gjitha anet hyn e del kush te doje.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Sot reaguan studentet me nje proteste perpara ambasades greke. Me fuci, nafte dhe peshq te ngordhur neper duar, krijuan nje tip "spektakli" te vogel sensibilizimi duke i kerkuar shtetit grek demshperblimin per demin e madh shkaktuar shqiperise pikerisht ne sezonin plazhistik si dhe duke i kerkuar qeverise shqiptare venien perpara pergjegjesise te autoreve te masakres ekologjike.
Per mendimin tim veprimi i tyre eshte i drejte, shteti shqiptar duhet te reagoje dhe mos te trembet.
 

lolita.fr

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Sot reaguan studentet me nje proteste perpara ambasades greke. Me fuci, nafte dhe peshq te ngordhur neper duar, krijuan nje tip "spektakli" te vogel sensibilizimi duke i kerkuar shtetit grek demshperblimin per demin e madh shkaktuar shqiperise pikerisht ne sezonin plazhistik si dhe duke i kerkuar qeverise shqiptare venien perpara pergjegjesise te autoreve te masakres ekologjike.
Per mendimin tim veprimi i tyre eshte i drejte, shteti shqiptar duhet te reagoje dhe mos te trembet. [/qb]
po ç'pret nga shteti shqiptar, kur nr.1 i tij, ne momentin kur brigjet tona mbusheshin me nafte, admironte spektaklin e hapjes se lojerave olimpike perkrah presidentit grek?
a ka me flagrante se kjo? si mund te reagoje shteti yne, kur ai qe e drejton eshte pro-grek dhe antishqiptar i deklaruar?
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Marrëveshja e cila vazhdon të jetë në fuqi ka lejuar vjedhjen e rërës duke i furnizuar grabitësit edhe me naftë të paguar nga shteti shqiptar

Skandali i grabitjes së rërës shqiptare

Ja marrëveshja e qeverisë që lejoi transportimin e 42 000 tonëve rërë nga Shëngjini në Korfuz

Lindita Çela

Skandali i javës së kaluar me ndotjen e bregdetit jugor shqiptar nuk është i pari atentat ndaj zonave tona turistike. Në rast se për këtë skandal të ndotjes shteti shqiptar mund të akuzohet për mungesë gatishmërie dhe force reaguese, një tjetër skandal në përmasa shumë të mëdha ka ndodhur
në plazhin e Shëngjinit, dhe në këtë rast shteti shqiptar mund të akuzohet për bashkëpunim.
Bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe një firme me pronar një individ grek me precedentë penalë, të nënshkruar rreth tre vjet më parë e që vazhdon të jetë në fuqi. Marrëveshja i ka lejuar kësaj firme, (e cila në dokumentacion është prezantuar si “shoqëri amerikano-shqiptare”), të grabisë nëpërmjet dy anijeve “Kavzonisis” dhe “Rita-1”, rreth 42 mijë tonë rërë nga plazhi i Shëngjinit. Bashkëpunimi i strukturave të shtetit për shkatërrimin e bregdetit kësaj radhe është thuajse i hapur. Marrëveshja është nënshkruar më 25 prill të vitit 2001 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë “Giant” sh.pk. me president Andrea Koulouvaris. Zyrtarisht marrëveshja është justifikuar me motivacionin për “thellimin e kanalit dhe të brezenit ujor të Bazës së Bishit të Pallës”. Por në të vërtetë, dy anijet në fjalë kanë shkuar në Bisht-Pallë vetëm për t’u furnizuar me naftë.
Këtë e tregon itinerari i anijeve, itinerar ky i raportuar nga kapiteneria shqiptare dhe dokumentacioni provë ndodhet në redaksinë e “Shekullit”. Në këtë itinerar shihet qartë se anija greke ka lëvizuar vetëm në vijën Shëngjin – Korfuz, ndërsa në Bisht-Pallë ka shkuar vetëm për furnizim me naftë sipas marrëveshjes. Ironikisht, marrëveshja parashikon që pala shqiptare është e detyruar të furnizojë me naftë anijet e kësaj firme. Pra jo vetëm që kanë grabitur deri tani 42 mijë tonë rërë, por këtë ngarkesë rëre, e cila ka shkuar në plazhet e Korfuzit, e kanë tranportuar duke përdorur naftë të paguar nga shteti shqiptar (bëhet fjalë për rreth 35 mijë litra të konsumuara përgjatë periudhës që janë marrë 42 mijë tonët e rërës së Shëngjinit).
Marrëveshja pra në të vërtetë ka shërbyer vetëm për t’u siguruar dy anijeve greke lëvizjen e lirë në ujërat shqiptare. Marrëveshja në emër të qeverisë shqiptare është nënshkruar nga komandati i Flotës Detare dhe është shoqëruar me një urdhër të këtij të fundit për Distriktin e parë Detar të Durrësit për “dhënien e naftës anijes greke”, madje edhe vënien e këtij distrikti krejtësisht nën shërbimin e shoqërisë së drejtuar nga Koulouvaris.
“Në rast mosmarrëveshjeje për furnizim me karburant, palët do të negocojnë brenda 24 orëve. Kur palët nuk bien dakord, shoqëria “Gaint” sh.p.k bën zgjidhje të njëanshme të marrëveshjes”, thuhet në nenin pesë të kontratës së nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Koulouvaris.
Sipas kësaj marrëveshjeje, “puna për thellimin e bazës do të fillonte menjëherë pas nënshkrimit të saj, ndërkohë që i lihet dorë të lirë shqërisë “Giant” të dispononte në mënyrën që ajo e shikonte të arsyeshme materialin që do të dilte nga fundi i detit”. Dhe në fakt, anija greke e furnizuar edhe me karburant nga shtetit shqiptar, nuk ka bërë asgjë me shumë se sa ka zbatuar nenin gjashtë të kësaj marrëveshjeje, e cila i lë dorë të lirë për gjithçka që merr nga deti shqiptar.
Veç të tjerash, marrëveshja ka edhe shkelje flagrante të ligjit “Për pasuritë natyrore të Republikës së Shipërisë”. Marrëveshja ka lejuar anijet greke “Kavzonisis” dhe “Rita-1” të marrin nga bregdetit i Shëngjinit dhe i Durrësit 42 000 tonë rërë dhe e kanë trasportuar atë për në Korfuz, aty ku është shkarkuar edhe rëra e marrë në bregdetin shqiptar. Aktiviteti i anijeve greke, megjithëse është mbikëqyrur nga kapiteneria e Durrësit, nuk është pezulluar. Kjo për faktin se përfaqësuesit e shoqërisë kanë patur si garanci dhe mbrojtje marrëveshjen e nënshkuar. Madje në një rast, kur ato janë ndaluar nga forcat detare shqiptare, nuk kanë denjuar as të paraqesin dokumentacionin e kërkuar, duke u larguar nga vendkontrolli.

Vjedhja
Marrëveshja që zyrtarizon vjedhjen e 42 000 tonëve rërë në Shëngjin dhe në Radë të Durrësit është e justifikuar me thellimin e Bazës ushtarake të Bishtit të Pallës. Nga informacionet dhe dokumentet që disponon gazeta, anijet greke jo vetëm që nuk kanë thelluar bazën detare, por kanë shkelur aty vetëm sa herë që e kanë patur të domosdoshme të furnizohen në karburant. Që marrëveshja me numër protokulli 537 nuk është zbatuar në asnjë nen të saj, duke përjashtur nenin 5 dhe 6, “atë të furnizimit me naftë dhe “disponimin në mënyrën që e sheh të arsyeshme” shoqëria e huaj të “materialeve që do të nxirren nga deti”, e vërteton edhe kontrata që një vit më parë qeveria shqiptare kërkonte të nënshkruante me shtetin grek për thellimin e bazës së Bishtit të Pallës. Në rast se thellimi i bazës do ishte bërë sipas kësaj marrëveshjeje të vitit 2001, nuk kishte pse qeveria e Nanos e vitit 2003 të kërkonte sërish ndihmë greke për të njëjtën punë.
Ndërkohë, materialet që disponon gazeta vërtetojnë se anijet greke jo vetëm që nuk kanë heq as edhe 5 centimetra rërë nga akuariumi i bazes së Bishtit të Pallës, por kanë kryer lëvizje të shpeshta në Shëngjin dhe në Radë të Durrësit, lëvizje këto që nuk kanë qenë të parashikuara në kontratë. Kështu, për tre muaj që anija greke Rita-1 ka përshkuar ujërat detare shqiptare, nga data 20.04.2001 deri më 07.06.2001, e ardhur nga Greqia vetëm 3 herë ka shkeluar bazën detare te Bishtit të Pallës. Raste këto ku në bazë të marrëveshjes anija duhet të funizohej me karburant në këtë bazë. Ndërkohë që për katër rrugët e saj të para në ujërat shqiptarë në mënyrë zyrtare nuk ishte vënë në dijeni Distrikti Detar i Durrësit, sërisht anija greke ka lëvizur e qetë drejtë Radës, ku edhe ka zbatuar nenin 5 të marrëveshjes, atë të “disponimit të materialeve që nxirren”. Më pas lëvizjet e anijes përqëndrohen në Shëngjin. Për 3 muaj lëvizje të dokumentuara, anija Rita-1 ka bërë në ujërat shqiptare, (Korfuz –Shqipëri) rreth 25 rrugë. Më 18 korrik të vitit 2001 bastisja e bregdetit të Shëngjinit rifillon nga një tjetër anije, ajo me emër Kavzonisis, që i përkert së njëjtës shoqëri.
Për tre muaj rresht ajo anije ka udhëtuar vetëm në linjën Korfuz- Shëngjin, ku pas qëndrimit njëditor në brigjet e bregdetit shqiptar nisej sërish drejt Korfuzit. Nga ajo çka vihet re në dokumente, autoritetet detare shqiptare vetëm kanë përcaktuar lëvizjet e anijeve greke, ndërkohë që nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin e tyre.


Grabitja e rërës, nga Himara në Shëngjin

Grabitja e rërës në Shëngjin shënon “hapjen” e frontit antiturizëm shqiptar në drejtim të plazheve të veriut të vendit. Sepse, pas vitit 1997, vjedhje masive të rërës dhe dërgimi i saj në plazhet greke u vune re në brigjet e Himarës dhe në zona të tjera të jugut shqiptar. Edhe atëherë janë përmendur të njëjtat emra që shfaqen në skandalin e Shëngjinit, por për këtë do botojmë informacione në numrat e ardhshëm. Bashkëpunimi i qeverisë shqiptare në këtë dëmtim masiv të plazheve tona është skandaloz. Për më tepër, mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë është e dukshme, kur në vitin 2003, qeveria Nano ushtroi presion për t’u dhënë fqinjëve jugorë “bazën e Bishtit të Pallës” me të njëjtin qëllim, i cili duhej të ishte përmbushur sipas marrëveshjes së vitit 2001 të nënshkruar gjithashtu nga qeveria shqiptare.

Shteti shqiptar u pagoi naften grabitesve

Në fakt, në asnjë vend të botës nuk ndodh që shteti të paguajë për të shkatërruar pasuritë e veta natyrore. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe konkretisht me shoqërinë “Giant”, e cila është edhe shpërblyer për shkatërrimin e Shëngjinit dhe Radës. Në nenin 5 të marrëveshjes thuhet se “Distrikti Detar i Durrësit detyrohet të furnizojë me karburant në masën 50 për qind, afërsisht 35 000 litra naftë mjetet e shoqërisë “Giant” gjatë gjithë kohës që këto mjete dhe pajisje do të përdoren për thellimin e fundit të detit. Në rast mosmarrëveshje për furnizimin me karburant, palët do të negociojnë brenda 24 orësh për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje. Kur palët nuk bien dakord, shoqëria “Giant’ bën zgjidhje të njëanshme të marrëveshjes”, thuhet në nenin pesë të kontratës. Kështu, shteti shqiptar, jo vetëm që furnizon anijet greke me karburant për vjedhjen e rërës, por edhe mbron shqorinë në fjalë juridikisht duke kërcënuar Distriktin Detar që të mos guxojë të mos furnizojë anijet greke
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Te gjitha kto m'duken humje kohe ...S'besoj se ka njeri ne Shqipni me minimumin e arsyes e njerezis qe nuk e kupton se kto pushtetar jane hienat ma t'kqija qe ka pas ky vend ne kry ne jet t'jetve.T'arrish deri aty sa çdo akuze e re sado e ran te jet nuk befason edhe me gjith indinjaten prap njerzit rrin si te tulatur e paralizuar asht fatkeqsia ma e madhe per ket vend.Dalin disa <<te moderuar>> e flasin per ndryshime paqsore nepermjet votes etj etj rrezik me t'vu n'gjum me prrallat e tyne alla Nano
sleep.gif
.Per mu deri sa populli te mos i ndergjegjsoje politikant e vet se per çdo krim ka edhe ndershkim ky do t'jet fati jone.Komunistet per 50 vjet vrane e masakruan çnderuan nje popull e nuk mbajten asnje lloj pergjegjsie perjashto ndonje qe u denu per kafe.Te njejten gja ban analfabetet e Berishes e sot ballehapt Nano perdhunon shqiptaret plus edhe tall k... me ta. Duket se edhe Avni Rustemet dhe Vasil Laçet kur vin ne vere sa me kalu pushimet nuk gjejn ken se te tan jan ne Turqi Greqi Egjipt :idea: etj.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Mire qe protestuan disa qindra njerez(ne fakt duhet te ishin disa mijera
cry.gif
).Me keto gjera qe po mbjell shteti Grek nder Shqiptare,besoj qe te njejten gje do korre <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ,do na vije dita edhe ne.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Me keto gjera qe po mbjell shteti Grek nder Shqiptare,besoj qe te njejten gje do korre
shrug.gif
,
---------------------

che BUON cristiano ky oroshi, nje cik me pak me ate vazhdimin e fjalise. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

ledioni

Primus registratum
Re: ndotet bregdeti i jonit - si duhet te reagoje politika

Qeveria dhe shteti shqiptar duhet t'i tregoje nje here e mire vendin Greqise. Cfare do te benin greket nese anije shqiptare do te ndotnin Egjeun dhe do te shkaterronin turizmin?
 
Top