NDODH EDHE KESHTU!
Sipas një kopjeje të protokollit firmosur për herë të parë në 1998, ministri i atëhershëm i Arsimit, Et’hem Ruka, ka pranuar futjen e gjuhës greke
Greqishtja në gjimnaze, u nënshkrua që në 1998
Elda Spaho
Shteti ynë ka pranuar që në vitin 1998 futjen e greqishtes si një nga gjuhët fakultative nëpër gjimnazet shqiptare. Edhe pse vendi fqinj nuk ka firmosur gjëkundi të njëjtën gjë. Në një kohë kur mendohej se kjo pikë e protokollit për bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve është pranuar për së pari në vitin 2003, “Shekulli” ka në duar një kopje të protokollit të vitit 1998. Me firmën e ministrit të atëhershëm të Arsimit, Et’hem Ruka, është pranuar zyrtarisht që greqishtes t’i krijoheshin mundësitë e futjes si gjuhë fakultative (përkrah anglishtes dhe frëngjishtes) nëpër shkollat e mesme shqiptare. Në fakt, vetëm 17 ditë më parë Ruka ka deklaruar për gazetën se ai e kishte kundërshtuar fort një pikë të tillë, futja në protokoll e së cilës ishte kërkuar po aq fort nga pala greke. Dalja në dritë e këtij dokumenti, i cili u mor në Ministrinë e Arsimit, vë në pikëpyetje deklaratën e 3 nëntorit të ministrit të tanishëm të Mjedisit, asokohe, ministër i Arsimit. Pikëpyetja bëhet edhe më e madhe kur Ruka nuk ka pranuar të japë ndonjë shpjegim ndaj dokumentit të vitit 1998, i cili i është dorëzuar nga “Shekulli” rreth dy javë më parë.
***
Per t vazhduar;
Dy javë më parë, Ministria e Arsimit dha të fotokopjuara disa pika të protokollit firmosur në vitin 1998. Mes tyre, krejt ndryshe nga ajo çka kishte deklaruar ministri Ruka, ndodhej edhe pika ku shteti shqiptar “pranon të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së gjuhës greke ndër gjuhët e tjera fakultative në shkollat e mesme”. Protokolli është firmosur në 4 nëntor 1998.
Në një pikë tjetë të dyja vendet kanë rënë dakord që të ngrejnë një grup të përbashkët ekspertësh për rishikim e mënyrës se si është shkruar historia mes dy shteteve në tekstet shkollore si të Greqisë ashtu edhe të Shqipërisë. Protokolli i 1998, për këto dy pika, është krejt i ngjashëm me atë të vitit 2003.