ValmirM
Webmaster
Besoj që pjesa më e madhe e përdoruesëve të internetit kanë dëgjuar për enciklopedinë e lirë të quajtur Wikipedia. Ajo është njëra nga pesë faqet më të vizituara në internet. Shumë gjëra e kanë bërë këtë faqe mjaft të njohur dhe të përdorshme. Ajo është një grumbullim i të dhënave të temave nga më të ndryshmet. Këto të dhëna mund të ndryshohen nga të gjithë, si të regjisturarë apo të paregjistruarë në Wikipedia. Nëse ndryshojmë apo shtojmë ndonjë gjë në Wikipedia duke mos qenë të regjistruarë, atëherë IP adresat do të mbesin si përcaktuesë të personit redaktor të artikullit përkatës.
Wikipedia ka gjetur zbatim të gjerë për shkak edhe të numrit të madh të artikujve në shumë gjuhë të botës duke përfshirë këtu edhe gjuhën e ëmbël shqipe. Në gjuhën shqipe nuk ka shumë artikuj por do të ishte mirë që të vendosen sa më shumë që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Artikujt e vendosur në shqip mund të jenë të mirëseardhur për shkak se ka shumë njerëz që nuk njohin gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër të përhapur dhe kështu ata nuk arrijnë të mësojnë gjëra që mund të jenë të nevojshme, të marrin materiale që mund të jenë të dobishme etj.
Dua të them që sa rrimë tërë ditën duke luajtur lojëra, YouTube, Facebook etj., mund të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe atë botëror në përgjithësi duke vendosur gjëra të reja, përkthimi i artikujve të rinj etj., e cila gjë mund të ndihmojë me mijëra apo më shumë persona. Në gjuhën shqipe janë gjithsej për momentin 28.878 artikuj e cila mund të duket si shifër e madhe por nëse e krahasojmë atë me numrin e artikujve në gjuhën angleze vërtet që është shumë i vogël. Nuk është e thënë që të rrini tërë ditën duke shkruar apo përkthyer ndonjë artikull. Mundohuni thjesht pak minuta brenda ditës apo javës. Këta minuta të shpenzuar mund të kenë vlerë të lartë.
Dua të shpërndaj një kërkesë nga drejtuesi i kompanisë që ka Wikipedia-n, kompania Wikimedi, drejtori i të cilës është Jimmy Wales i cili kishte shfaqur një këtë kërkesë para pak kohe dhe unë u mundova që ta përkthej atë.Përkthimin e bërë e korigjoi Zekije Salihu. Mund të shihni se edhe pse une s’jam punëtor i kompanisë Wikimedia apo ndonjë kompanie tjetër, kam arritur që të vendosi këtë kërkesë edhe në gjuhën shqipe. Përkthimi i kësaj kërkesë nuk më mori shumë kohë. Moderatorëve e Wikimedia-s të cilit u ishte bërë qefi që kishin parë këtë kërkesë të përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Ai më kërkoi që të përktheja edhe titullin që mund të vërehet në pjesën e sipërme të Wikipedia-s në shqip. Për dy ditë u botua edhe në Wikipedia artikulli i përkthyer.
Në pjesën e mësipërme nuk desha që të lavdëroja veten por vetëm desha të paraqes një shembull të thjeshtë se si mund të ndihmojmë komunitetin. Do të ju kisha këshilluar që të hapni një llogari në Wikipedia dhe të filloni të përktheni, përmirësoni artikuj të ndryshëm etj.
Per me shume vizitoni faqen ne te cilen eshte publikuar artikulli : KosovaByte