Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

komino

Valoris scriptorum
Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

Bosi i Shqiponjës,këshilltar i Berishës
Tiranë- Koha e sigurt për t'u rikthyer në Shqipëri ka ardhur për të gjithë ata që dëmtuan pasurinë kombëtare, janë në borxhe, kanë bërë krime dhe hesape të hapura me drejtësinë shqiptare. Një prej tyre është edhe Sabaudin Dollaku, para disa vitesh në krye të kompanisë "Shqiponja", e cila bëri kontrabandën më të madhe të naftës në drejtim të Bosnjes, përmes territorit të Shqipërisë. Shqiptaro-boshnjakun nuk e panë tek zbriste fshehurazi nga avioni, apo të strehohej në ndonjë apartament në periferi. Ai tashmë ka postin e këshilltarit ekonomik bash në ministrinë e Ekonomisë, Industrisë dhe Energjitikës, ku vetë kryeministri Berisha e ka emëruar në krah të Rulit. Dollaku është rikthyer sërisht duke rimarrë në dorë, këtë herë zyrtarisht asetet publike, madje edhe ato të lidhur drejtpërdrejt me hidrokarburet. Në vitin 1998 ai është arratisur nga Shqipëria për t'u larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka jetuar për tetë vjet me rradhë. Në këtë kohë vjen për t'u pozicionuar si një këshilltar, pavarsisht namit që ka patur si drejtues i kompanisë "Shqiponja", e denoncuar edhe nga ndërkombëtarët që monitoronin embargon e naftës. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja pse Dollaku është detyruar të largohet nga vendi, për t'u kthyer disa vite më pas, jo për t'u përballur me drejtësinë, por për të ngjitur akoma shkallët e karrierës. Këtë herë me suport qeveritar dhe me detyrë me përgjegjësi. Mesa duket, Berisha ka patur parasysh për CV të tij, angazhimin e vazhdueshëm dhe shërbimin për transportin në shifra të mëdha të karburantit të drejtim të Bosnjes. Pasi për Dollakun, mediat e asaj kohe kanë folur shumë, madje shumë më tepër ato ndërkombëtare. Agjencia Franceze e Lajmeve në vitin 1995 raportonte, duke iu referuar revistës "Reporter" se Shqipëria shkel sistematikisht embargon e naftës, duke u bërë furnizuesja e parë e Jugosllavisë. Rreth 500 mijë litra karburant kalonin cdo ditë kufirin, sipas revistës që citonte burime nga Bashkimi Europian. Plot 40% e sasisë që futej kontrabandë në Serbi dhe Mal të Zi vinte nga Shqipëria. Kurse Departamenti i Shtetit shprehej se në muajt mars dhe prill të vitit 1995, Shqipëria kishte importuar naftë në një sasi 50% më të madhe se nevojat e saj për konsum.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

Ndërkombëtarët në '95:Shqipëria në rrjedhje të paligjshme nafte

Tiranë- Kontrabanda e naftës nga Shqipëria për në Bosnje dhe thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara është diskutuar gjatë nga Këshilli i Sigurimit të këtij bashkimi, si një cështje me shumë rëndësi. Në gazetën e 5 Maiit të vitit 1995, "Zëri i Popullit" shkruan: "Eshtë ambasadori argjentinas Emilion Kardenas në Këshillin e Sigurimit i cili, të mërkurën në mbrëmje, është shprehur se rrjedhja e paligjshme e naftës nga Shqipëria drejt Malit të Zi ka tërhequr vëmendjen e Komitetit të Këshillit të Sigurimit për sanksionet kundër Serbisë e Malit të Zi. Unë mendoj se tashmë ka një vendosmëri për të detyruar ndalimin e kësaj rrjedhjeje të karburanteve. Dhe në qoftë se ajo nuk ndalon, pastaj ne do të na duhet të mendojmë se cfarë do të bëjmë". Në atë kohë nuk janë dhënë shifra të sakta lidhur me sasinë që kalonte nga Shqipëia përmes Malit të Zi në Bosnje, që nga vendosja e sanksioneve për të ndihmuar serbët e Bosnjës për të luftuar kundër qeverisë së Sarajevës. Por sipas informacioneve që jepnin inspektorët ndërkombëtarë të respektimit të sanksioneve, karburanti nuk qëndronte në Shqipëri. Aty importohej një sasi prej 100-150 përqind më shumë se nevojat e Shqipërisë, teprica rrjedh drejt veriut". Pavarsisht këtyre denoncimeve, Tirana zyrtare vazhdonte të deklaronte nuk kishte asnjë lloj rrjedhjeje të tillë në drejtim të vendeve të embargos, madje u hoq edhe si tepër e ofenduar ndaj këtyre akuzave. Ndërkohë faktet diheshin deri në detaje dhe erdhën dhe u përforcuan në ndërhyrje ndërkombëtare deri sa "Shqiponja" vendosi të tërhiqej përfundimisht nga skena.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

"Shqiponja" që denoncohej nga OKB dhe mbrohej nga Berisha

Tiranë- Sabaudin Dollaku, shqiptaro- boshnjaku sot këshilltar i ministrit Ruli, është emri në krye të kompanisë që ka bërë kontrabandën më të madhe nga viti 1994 të naftës në drejtim të Bosnjës dhe Malit të Zi, në kohën kur kishte një embargo për këto vende. I mbrojtur fort nga qeveria Berisha edhe atëherë, që deklaronte se nuk kishte një kontrabandë të tillë edhe kur denoncimet bëheshin nga monitoruesit ndërkombëtarë, ai ka vazhduar gjatë biznesin e tij. Gjithë detajet e itinerarit të kompanisë "Shqiponja" u botuan në revista dhe gazeta ndërkombëtare, që nga mbërritja e sasive shumë herë më të mëdha nga nevojat tona, në kalimin e karburantit në duar të tjera të besuar dhe deri në nxjerrjen jashtë nga kufiri. "Zëri i Popullit" të 11 Majit 1995 shkruan: " Akoma më qartë njihet fakti tjetër se "Shqiponja" demokratike e folur për tregëtinë e naftës, ka paguar për vitin 94 disa milion USD tatime, taksa. Përballë kësaj shifre të bën të qeshësh shifra 9 milion US dollarë që zyrtarët e Tiranës e kërkojnë si dëmshpërblim nga OKB-ja". Sipas revistës ndërkombëtare "Reporter" të vitit 1995, nafta që shkonte kontrabandë për llogari të kompanisë "Shqiponja" vinte nga Greqia dhe shkarkonte në portin e Durrësit dhe nga Italia. Shoqëria italiane "API" lëvronte naftë me anije cisternë nga porti italian i Falkones në drejtim të portit të Vlorës. Që andej nafta transportohej me autobotë në Shkodër, afër kufirit me Malin e Zi. Kontrabandistët profesionistë e kalojnë më pas naftën përtej kufirit nga Buna ose liqeni i Shkodrës, në një trafik që funksiononte në të shtatë ditët e javës. Vetëm kur ndërkombëtarët që ruanin embargon në vendet e Malit të Zi dhe Bosnjës, forcuan kontrollin dhe masat ndaj atyre që thyenin këtë embargo, Dollaku dhe "Shqiponja" e tij vendosën të tërhiqeshin. Në një kohë rekord është ndërmarrë fshirja e pasurisë së kompanisë dhe shitja e asaj që kishte mbetur, kurse ai që themeloi kompaninë gjeti strehë në Amerikë, për t'u rikthyer sapo t'i jepej mundësia pa rrezikuar lirinë e tij për ato që kishte bërë përmes "Shqiponjës". zeripopullit.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

Nuk ka njerez me maskarenj se ata qe shtojne numrin e te vdekurve per te perfituar.

Nuk ka njerez me maskarenj per shqipetaret se ata qe ndihmojne mbijetesen e aparatit ushtarak serb.

sa boshnjake viqen si pasoje e kesaj kontrabande

sa kosovare vdiqen si pasoje e mbijeteses se ndjenjes nacionaliste serbe sa here qe fitonin nje beteje ne ate lufte.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

cdo te ndodhe ne ministrine e ekonomise????????????????

cfare "keshillash" do ti jepen ministrit te ekonomise???????
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

eh mer cun po pse i vetmi eshte ai i cili eshte kriminel i popullit shqiptar??????????? na e nxine faqen na e nxine. keta trimat e xha jahos do do rrine sa do rrine dhe do pirdhen tutje dhe as do e enderrojne me te kene emrin qe kane. po nuk ke cfare i ben. do vuajme dhe ca se per t'u hequr qenka.
 

Elsayedi

Primus registratum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

Harruat ku punon "gjeneral" Imami (Arben)...!
 

Elsayedi

Primus registratum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

Harruat ku punon "gjeneral" Arben Imami...?!
 

hawk

Primus registratum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

Jo vetem gjeneralin por kane harruar edhe ambasadorin tone ne Vatikan qe i kalonin autobotat me nafte per ne Serbi...pra z.Arbnori.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

teksti i meposhtem eshte marre nga gazeta zyrtare e PS e cila citon revisten Mapo qe nga ana e saj citon librin e ish kryeministrit malazez te kohes kur berisha i shiste nafte serbise
Si gjithmone, na interesojne burimet e informacionit dhe jo komentet
-------------------------------------------


Pendohet Bllativic, Berisha pro serb. Dha nafte, moli miliona dollare

Data e Publikimit: 25/11/2006

Autori i Lajmit:
G.B.
Tirane - Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993.
Ajo që nuk ishte pranuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve të asaj kohe, tashmë bëhet publike. Sipas ish-kryeministit malazez, ish- Presidenti Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Milloshevic vriste vëllezërit kosovarë dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci. Bullatovic ka arritur të bjerë në ujdi me Berishën pikërisht më 15 shtator 1993 të shkelë embargon dhe tu sigurojë fitime përrallore të gjithë strukturës shtetërore të drejtuar nga Berisha. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte pikërisht " Shqiponja ", pronë e Partisë Demokratike. Për shkeljen e emargos në atë kohë u denoncua qeveria shqiptare. Por asnjëherë nuk u pranua nga Berisha. Tani ka ardhur koha që të zbulohen qelbësia që përcjell qeverisja e Sali Berishës ndaj vëllëzrve kosovarë që vriteshin. Komentet e mëtejshme janë të tepërta për cdo shqiptar që i lexon kujtimet e ish-kryeministrit malazez.

Materiali i meposhtem eshte marre nga revista “MAPO”

Bulatoviç: Tirana pranoi propozimin tonë për naftën
Presidenti i atëhershëm shqiptar të jepte përshtypjen e një zotërie të vërtetë. Me profesion kardiokirurg, i shkolluar në Paris, në kohën e një izolimi të plotë të vendit të tij (e paraqiste veten si viktime e rregjimit të mëparshëm, megjithese rruga e tij jetësore nuk e vërteton këtë), ishte i pashëm dhe i veshur në mënyrë shembullore, ai fliste në mënyre të shkëlqyeshme gjuhën frënge, të cilën e zgjodhem për konkurim.

Përballë Berishëst
Në sallë kishte ministra, këshilltarë, përkthyes, por në fakt, ishim vetëm ne të dy. Objektivisht ishte fjala për një takim të rëndësishëm. I pari, që pas shumë viteve të injoriumit ndërshtetëror, bile dhe armiqësive, takimi mund të kishte konsekuenca të jashtëzakonshme. Besoj se për këtë, ne të dy ishim të ndërgjegjshëm. Megjithatë, pata përshtypjen se prapa shikimit të tij depërtues fshihej padurimi për të marrë vesh arsyet e vërteta të vizitës sime. Pas frazave të zakonshme protokollare mbi rëndësinë e takimit (që e pranuam në mënyrë të dyanshme), ai e ndjeu veten të obliguar të përmendte Kosovën dhe të shprehte "shqetësimin e thellë" për situatat, të cilat, të jemi të sinqertë, që atëherë duhet të më shqetësonin edhe mua, ndersa atë ta bënin të kënaqur. Ky ishte momenti, që biseda jonë të kthehej në drejtimin që dëshiroja unë.
E luta që ta kapërcenim atë temë: "Jam këtu si përfaqësues i lartë i vendit tim. Kam ardhur pas pesëdhjetë vjetësh dhe jam mirenjohës, që ai më krijoi këtë mundësi. Jam këtu të bisedojmë mbi çështjet - vazhdova unë, - rreth të cilave besoj se mund të biem dakord". Midis tyre, sidoqoftë, nuk është çështja e Kosovës dhe Metohise. Përsa i takon situatës në këtë krahinë serbe, takimi ynë nuk do të kishte ndodhur as për disa shekuj në vazhdim.
Por në qoftë se jo gjithçka, të paktën mund të arrinim diçka. I tregova se gjyshja ime gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mjekuar për disa muaj një partizan të plagosur shqiptar. Kur e kam pyetur se si janë marrë vesh, sepse ajo nuk dinte shqip, ajo më kishte parë me çudi dhe më kishte thënë: "Si të mos merremi vesh kur jemi njerëz?" E kapi nënkuptimin. Kërkova që të mundohemi dhe të gjejmë atë që na bashkon, me gjithë atë humnerë që na ndan. Ma ktheu me një tregim të bukur mbi gjyshen e vet, i cili diku në grykën e Rugovës, rrinte përpara shtëpisë buzë rrugës dhe i priste udhëtarët mysafirë - shqiptarë dhe serbë - me gëzim të njellojtë, dhe me trishtimin e tij kur lufta e shkretoi këtë krahinë dhe ai u priste më kot, që të bisedonte përsëri me dikë në mënyrë njerëzore. Domethënë, nuk ishim dhe aq të largët!!

Biseda, që i hapi rrugë... karburantit
U krijuan kushtet të kalonim në punë. Unë kishta nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet "perdja e hekurt", e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t'i jepet mundesia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri-tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gje më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër - të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkombëtare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, dmth derivatet aq të nevojshme për ne. "Zoti President, a kërkoni Ju, që Shqipëria të shkel sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?" më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë.
"Zoti na ruajtë, - u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t'i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron psh ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështire që ta llogarisësh atë, në qoftë se nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër". E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin...Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendeshin. Gjendja e atëherëshme ekonomike në Shqipëri, nga pikpamja jonë, ishte krejtësisht shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, mbështetja e pushtetit të Presidentit Berisha, jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfëra. Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyre legale osë në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektivën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t'i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që ai e di që unë këtë e di.
Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën. E dija që një fuqi e huaj, para së gjithash Amerika nuk do ta ndalonte të vepronte kështu. Sepse, megjithëse dukej paradoksale, shkelja në mënyre të tillë e sanksioneve ishte pikërisht në frymën e tyre. Qëllimi i kreatorëve të tyre nuk ishte që ne të mbeteshim me çdo kusht pa pikë nafte, por vetëm ta paguanim shtrenjtë dhe ta gjenim atë në mënyrë të mundimshme.

Organizimi i trafikut të naftës
Pala shqiptare e pranoi propozimin tonë. Që tregtia në përgjithësi të ishte e mundur, nuk ishte e mjaftueshme që organet e tyre shtetërore të lejojnë tregtinë e vogël nëpërmjet liqenit (që të mbyllnin sytë), por duhej të krijonin mundësitë. -E para, kjo do të thoshte importimi në Shqipëri i sasive shumë më të mëdha të derivateve në krahasim me të zakonshmen, dhe e dyta - shitja e tyre në pjesën veriore të vendit, nëpërmjet shpërndarësve lokale të vegjël, dhe me kohë të dealer-ave (shpërndarësve) më të mëdhenj.
Nga ana jonë hapeshin shumë probleme të veçantë. Duhet të vendosej organizimi i shërbimeve shtetërore, që do të mundësonin marrjen e sasive të pritura të derivateve, por të mos lejohej edhe një lloj kaosi ekonomik. Ishte e qartë se benzina nuk ishte kruajtëse dhëmbësh, që të fshihej dhe të transportohej në xhep. Modeli, të cilin e kemi përcaktuar, meritonte të ishte i skicuar. Të paktën nga dy arse. E para, sepse besoj që ishte i suksesshëm dhe na vinte në detyrim që të mbahej mend. E dyta, që është më e rëndësishmja, se ai ishte i ndryshëm nga modeli i kontrabandes së cigareve nëpërmjet Malit të Zi (për këto do flas më vonë), i cili përcaktoi në mënyre vendimtare fatin politik dhe çdo fat tjetër të Malit të Zi - në vitet e mëvonshme deri në ditët e sotshme. Nëpërmjet Liqenit të Shkodrës (dhe në rrugët tokësore përreth), mjetet lundruese dhe të transportit tokësor kalonin pranë njësive ushtarake kufitare dhe policisë, pa u ndaluar dhe kontrolluar. Shkarkimi bëhej nga lokacionet e përcaktuara më parë, numri i të cilave duhej të ishte sa më i madh. Në një moment, ato do numëroheshin më shumë se tridhjetë. Me gjithë këto punë, merreshin private, që kishin krijuar lidhje me anën tjetër të kufirit. Faktikisht, ata ishin importuesit e naftës dhe organet shtetërore nga pikëpamja e ligjshmërisë së brendshme.
"Të gjitha pagesat ishin në monedhë të huaj cash dhe derdheshin në buxhetin e shtetit. Këto të ardhura ishin veçanërisht të rendësishme në periudhen e hiperinflacionit"
Kështu i trajtonin. Kjo do të thotë që në vend të një "Jugopetrol"-i, patëm qindra e mijra petrole të vogla. Karakteristikat kryesore e një mënyre të tillë pune ishte mungesa e monopolit të dikujt mbi to. Cdonjeri mund të importonte derivatet e naftës dhe cdonjeri ishte i detyruar të kalonte të njëjtën procedurë të parashikuar nga ana e shtetit. Ajo karakterizohet me kontrollin e detyrueshëm në pikat e daljes së saj nga territori. Sasitë detyrimisht duhet të deklaroheshin dhe mbi këto duhet të paguhej taksa e parashikuar. Të tilla letra "të rregullta" ishin kusht për lëvizjen e lirë nëpër territorin e Jugosllavisë.

Teksti është marrë nga kujtimet e z. Momir Bulatoviç "Pravila Cutanje, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993 ribotuar për herë të tretë nga ALFA në vitin 2004.
...................
 

MLK

Primus registratum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

Dhe pse jam kundra shtetit kondrabande ne princip dhe thyerjeve te embargos, ne rastin konkret, mendoj se ka qen thuajse e paevitueshme!
Veriu i Shqiperise ka qene ne gjendje te mjere, ekonomia shqiptare po ashtu, ne nje kohe qe OKB kerkon te respektohet embargo me nje shtet qe Shqiperia ka pas 75% te shkembimeve tregetare e pa dhene asnje lloj kompensimi ne krahun tjeter?!

Ky ka qene nje idiotllik total i komunitetit nderkombetar, i USA dhe KE ne veçanti te cilet pane endra me sy hapur kur vune te tille embargo!

Mos harrojme se akuzohen mbi 30 kompani amerikane per prishjen e embargos me Irakun qe prej vitit 1990, keshtu qe ky rast duhet relativizuar e jo kaluar ne ekstrem.
Te pakten ky eshte mendimi im, e çuditerisht Berisha ka vepruar si duhet dhe eshte treguar pragmatik e jo idiot.
 

receli

Primus registratum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

viza !

8 vjet e kishte mafia tende pushtetin dhe e kish me president te vetin me kryetar parlamenti te vetin , me prokurora te pergjithshem e te vecante vasal te bindur te saje e me gjykata bij gjykatsish te enverit , pra besnik e fanatik te mafies socialiste e pra pse nuk i zbuluat autoret e kontrabandes me serbine e ti vinit ne banken e gjyqit?

Cfar pritet?

leri llogjet or vizuk e mos mashtro!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Dhe pse jam kundra shtetit kondrabande ne princip dhe thyerjeve te embargos, ne rastin konkret, mendoj se ka qen thuajse e paevitueshme!
Veriu i Shqiperise ka qene ne gjendje te mjere, ekonomia shqiptare po ashtu, ne nje kohe qe OKB kerkon te respektohet embargo me nje shtet qe Shqiperia ka pas 75% te shkembimeve tregetare e pa dhene asnje lloj kompensimi ne krahun tjeter?!

Ky ka qene nje idiotllik total i komunitetit nderkombetar, i USA dhe KE ne veçanti te cilet pane endra me sy hapur kur vune te tille embargo!

Mos harrojme se akuzohen mbi 30 kompani amerikane per prishjen e embargos me Irakun qe prej vitit 1990, keshtu qe ky rast duhet relativizuar e jo kaluar ne ekstrem.
Te pakten ky eshte mendimi im, e çuditerisht Berisha ka vepruar si duhet dhe eshte treguar pragmatik e jo idiot.

[/ QUOTE ]

do te isha 100% dakort me ty NESE

1 - nuk do te ishte kosova ne kete mes.(dhe ketu nuk ka nevoje per koment besoj)
2 - shqiperia nuk prodhonte nafte per export dhe praktikisht asgje qe mund te ndeshkohej nga emargo ndaj serbise. Ne kete kontekst nuk kishte asnje lloj demshpreblimi. (embargo u kthye thjesht ne nje oportunitet dhe shkelja nuk ishte aspak nje kompensim i demit)
3 - Nuk po flasim per nje shtet qe mbyll nje sy ndaj kontrabandes (ashtu si u be per gomonet/taxi drejt italise) por per nje parti shtet qe merr pjese ne menyre aktive ne furnizimin e ushtrise serbe gjate nje lufte.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
viza !

8 vjet e kishte mafia tende pushtetin dhe e kish me president te vetin me kryetar parlamenti te vetin , me prokurora te pergjithshem e te vecante vasal te bindur te saje e me gjykata bij gjykatsish te enverit , pra besnik e fanatik te mafies socialiste e pra pse nuk i zbuluat autoret e kontrabandes me serbine e ti vinit ne banken e gjyqit?

Cfar pritet?

leri llogjet or vizuk e mos mashtro!

[/ QUOTE ]

ti more toc kuklle qe i ndan njerezit: NE (bijte e komandantit salin) dhe ju (te tjeret/armiqte/ps) meriton te jetosh ne injorancen qe te bren trurin dhe shpirtin.

Gjithsesi dua te jem zemergjere, se sot eshte feste, dhe po te jap nje informacion: jo te gjithe ata qe kritikojne salinin tend jane simpatizante te atyre qe ishin ne pushtet deri dje (e aq me pak kishin mundesi ta perdorinin kete pushtet)!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nuk duhet ndonje licence nga PS per te analizuar idiotesite e shumta te "komandantit" tend.

Por une kam pershtypjen se truri yt i vogel (ne kuptimin qe ke pak tru) do te konsideroje kete ide si te papranueshme dhe nuk do ta lejoje te jetoje.

Beji nje nder vetes e prinderve te tu (se je pasqyra e familjes) dhe mbaje injorancen te fshehur.

Nese vertet nuk rri dot pa shkruar, na bej nje nder te gjitheve, informohu mbi amnistine qe dekretoi Berisha kur po rrezohej nga kolltuku i presidentit dhe na thuaj nese amnistoheshin edhe krimet per te cilat po flasim ketu se nuk i dihet.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

Meqenese jemi ne prag zgjedhjesh dhe debati per tentativat per ti manipuluar eshte teper i ndezur, edhe komandantit i thane se rrefimi i nje krimi te vjeter pa zarar mund ti beje mire.

Duket se berisha ka pranuar publikisht shkeljen e embargos ndaj serbise. Duket se berisha ka pranuar publikisht qe i duart e ndyra me gjakun e te vrareve ne ate lufte barbare dhe qe ndihmoi mbijetesen e rregjimit te milloshevicit.

Nuk di se cfare eshte me keq ndermjet kesaj dhe tentativave qe po behen per manipuluar zgjedhjet e ardhshme vendore. Faki eshte qe jane dy veprime negative ne shkojne ne te njejtin drejtim.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihmoi Serbine me nafte - sot keshilltar qeverie

...Jam përpjekur të ndihmoj këto dy vende (kosoven dhe malin e zi pra), por sa kanë përfituar ato, nuk ishte puna ime, sepse nuk e kontrolloja unë territorin e tyre, as të Kosovës dhe as të Malit të Zi. E rëndësishme është, që ajo është bërë jashtë çdo lloj interesi të njëanshëm të Shqipërisë. Nuk më dukej e drejtë, që Serbia merrte çdo natë anije nga Danubi, ndërsa këto vende mbeteshin pa ngrohje&amp;#8221;
-------------------------

ju pelqen strategjia e komandantit?

Une naften e coja po nuk me intereson nese pastaj e merrte serbi per tanket (se ne territor serb e conte ne fund te fundit)!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Eshte kulmi i strategjise ti lehtesosh jeten disa provincave potenciale rebele ne serbi dhe lejosh milloshevicin te marre fryme lirisht nga ato ane.

Persa i perket fitimeve te shqiperise, jam dakort me berishen, fitimet shkonin ne arkat e "shqiponjes" dhe ne VIZION 2000 jo ne xhepat e shqipetareve te varfer.
 
Top