Ndihme: Spostimi i fajelave ne XP

Admirali

Primus registratum
Ndihme: Spostimi i fajelave ne XP

Atehere, problemi eshte ky, disa fajela, kur dua ti spostoj nga nje folder ne tjetrin, nje kuti dialoguese me thote qe nuk mund ta kryesh ate veprim, pasi ka programe qe po i perdorin ato fajela!!!!!!!!!

Ato fajela, jane zakonisht filma, muzike, programe. Tani, dreqi ta haje, kur une skam hapur asnje media player, ca mutin ka XP qe me ndalon te spostoj apo dhe fshij nje fajel. Ndonje ide sesi ta heq qafe kete problem, se po me cmend.
 

poku

Primus registratum
Re: Ndihme: Spostimi i fajelave ne XP

te njejtin problem kisha une me film .avi,me ndihmen e GuJack 20 jo qe e leviza ate file po aq mi kishte hypur nervar sa e hoqa qafe fare.Eshte XP qe krijon keto probleme mos u lodh ta kuptosh pse-ne.
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Ndihme: Spostimi i fajelave ne XP

E ke provuar ti besh ndonje restart kompjuterit, pa tallje e kam. Mua keshtu ma bente njehere dhe pas restartimit spostimi punonte menjehere pa probleme /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Admirali

Primus registratum
Re: Ndihme: Spostimi i fajelave ne XP

Dr-DivX, flm.

Raper, nuk ja vlen te ristartosh PC per cdo fajel qe don te spostosh.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Ndihme: Spostimi i fajelave ne XP

Admiral,

Windows eshte nje program i mallkuar dhe shume gjera nuk jane ashtu sic duken. Edhe ne qofte se ti ne dukje i ke mbyllyr tere programet qe mund te kene hapur kete files, mund te jete processi qe eshte i ngarkuar ne prapaskene.

Shtyp CTRL+ALT+DEL Pastaj zgjidh Windows Task Manager. Aty zgjidh processet. Aty mund te shikosh gjithe mysybetet qe jane duke punuar ne prapaskene. Une nuk mund ta di se cili eshte, por duke i dhene fund processeve te medias duhet ta zgjidhes kete problem
 

Faust

Primus registratum
Re: Ndihme: Spostimi i fajelave ne XP

ADMIRAL:
Nuk eshte e thene qe te jete thjesht nje file muzike apo film ai qe ti do te levizesh.
Bashke me te mund te jete i fshehur ne te njejtin file dhe nje .exe qe rri ne egzekutim dhe jo gjithmone task manager e tregon.
Nese je praktik me task manager vrit te gjithe proceset qe nuk kane te bejne drejtperdrejt me sistemin dhe pastaj provoje perseri.
 
Top