Ndihme per LINUX

capuni

Primus registratum
Ndihme per LINUX

Para nja 3 ditesh instalova per here te pare Mandrake Linux 10.1 te laptopi im, HP Pavillion ze4900. Instalimi shkoi pa problem fare ne pergjithsi. E vetmja gje eshte qe nuk me punon wireless card edhe s'po gjej ne internet informacion si me e instalu.

Gjithashtu, duke ven ne dukje qe jam injorant fare kur bohet fjale per linux, du me dit si instalohen programe edhe si ti vej te lista e programe ne Start menu. U mundova me instalu Firefox po i zot e di a eshte instalu apo jo se s'e gjej me asnje vend. Kur mundohem me instalu prap, s'me len. Ca t'boj??
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: Ndihme per LINUX

$ drakemenu
(ose menudrake) se maj mend /pf/images/graemlins/smile.gif mire te hap menyne grafike per te rregulluar listen e programeve
Persa i perket firefox, nqs ke perdor tar.gz gjate gunzip/untar te ka krijuar nje kartele /firefox-installer
Ne ate kartele duhet te jete firefox /pf/images/graemlins/smile.gif

Nqs nuk del aty, bej
# updatedb (nqs nuk e ke kriju pasi ke install firefox)
dhe
#locate firefox
do te tregoje te gjithe links ku eshte firefox

Per problemin e wireless, sdi ca te them. Edhe une jam me plot goje goxha injorant ne linux sistem
 

ladio

Primus registratum
Re: Ndihme per LINUX

provo komanden:
#whereis firefox
edhe ta thote se ku eshte folder
ose
kerko per folder me emrin "firefox-installer" dhe aty do kesh nje file me emrin firefox qe po ta klikosh te hap firefox. Une perdor Suse 9, por nuk e besoj se ka shume ndryshim. Zakonisht folder per firefox duhet te jete ne te njejtin vend ku ke pas folder qe ke instaluar firefox ne fillim.
Provoje iher edhe na thuj.

Sa per instalimin e programeve ne Suse perdoret Yast dhe cdo gje eshte shume e lehte per tu bere...

cheers
 

Oltioni

Primus registratum
Re: Ndihme per LINUX

Ne radhe te pare duhet te shkosh tek siti zyrtar i linux dhe te shkarkosh driverat per skeden tende wireless.Pastaj duhet ta instalosh.Per ta instaluar duhet te dekomresosh nga tgz dhe pastaj ta plotesosh me komanden * make dhe pastaj ta instalosh me comanden make install.Mbas kessaj duhet te riplotesosh kernelin duke seleksonuar driverin qe instalove.Por te keshilloj qe ne qoftese nuk e ke bere here tjeter te ta beje nje njeri qe ka eksperience.Nuk eshte nje gje e thjeshte.
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Ndihme per LINUX

Ndersa une instalova Mandrake 9.2 te laptopi mi njef te gjitha lan,wireless,skeden e rrjetit po nuk me njef skeden e zerit ku mund te gjej driverin e kesaj skede Ati Radeon XPress 200.
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Ndihme per LINUX

Shif kete sito www.tucows.com aty ke opsionin search dhe vendos fjalen:driver por nga windows kliko e beje Linux ,se pashe qe kishte driver per wireless kishte dhe te tjera plot,shiko dhe siton
kernel.org mos do agiornim kerneli.
 
Top