Ndihme ne krijimin e nje PC ...

Eri

Primus registratum
Ndihme ne krijimin e nje PC ...

Dua te blej nje komp. Ju cfare karakteristikash dhe cfare marke do te me keshillonit te bleja. Me ju thene te drejten nuk e dua per vete por per nje kushuri, por ngaqe nuk jam update mbi te rejat e fundit rreth kompjuterave do te doja te me ndihmonit ne blerjen e nje kompjuteri te mire dhe jo qe mbas nja nje viti te dali jashte perdorimit...

Rrofshi ne advance
advance- nuk po di me e thene ne shqip.

Static - Y
:rockband: :rockband: :rockband:
 

TEO

Primus registratum
Re: Ndihme ne krijimin e nje PC ...

Tema eshte ndihme ne krijimin e nje PC ti thua dua te blej nje PC.


Na sqaro me mire do te blesh comp dhe do te dish c'karakteristika duhen apo ke ndermend ta besh build ti vete computerin.

Nqs do e blesh ai kusheriri jot per ca e do Kompjuterin?

Te luaje lojra me shume, ta perdori te programoje, e do per muzike qe te beje CD etj etj.......

Ti ku banon tani... dhe cmim ke ndermend te paguash per computerin.....


ketu ke ca karakteristika:

Mua personalisht me pelqejne Pentium pra:

Pentium 3 ose 4 1.5 GHZ +
min 256 MB RAM .. une e kam 512 MB dhe me kenaq.
Nqs ka qejf te marri filma nga interneti ai kushoja jot sic bej une psh do duhet
nje HD 40GB +

Nqs luaj lojra shume qe te luaje keto te rejat duhet nje graphic card minimumi 32 MB.
Ka 64 MB Graphic Cards tani te mira dhe te lira.

Nqs do e lidhesh me Cable internet duhet Ethernet Ports qe ne pergjithesi keta te rinjte e kane por edhe po s'e paten blije nje $5 amerikane e bleva une para nje muaji.

Ekrani mua me pelqen te pakten 17".
Mouse Keyboard ato vijne vete e ke parasysh ti.
CD-Burner/DVD Player se do duhet CD-Burner sidomos.
DVD-Burner nuk te keshilloj se s'jane dhe aq te mire akoma dhe kushtojne shume.
Printer merr nje cheap ose shife mos ke package se vetem po tu desh per biznes merr printer te mire.
Une i kam shume qejf ato USB ports se perdor USB Storage keshtuqe kije parasysh qe comp te kete nja 4 USB ports.

Gje tjeter s'me vjen ndermend tani mua per software mos harxho leket kot qe kur e blen ne fillim se kemi grupin shurupi ketu qe siguron me software.

U po Operating System. Ca e shajne XP Home por mua me duket fine with a few touches here and there. Une pervete do shaj Windows Millenium s'ta rekomandoj fare... edhe kaq.
 

the-skull

Primus registratum
Re: Ndihme ne krijimin e nje PC ...

Une te keshilloj ato qe te tha dhe MoDeRaToRi TEO pervec CPU-s une te keshilloj nje 2.4 ghz si i imi hecen per bukuri. :tipsy:
 

DriniS

Ecejak
Re: Ndihme ne krijimin e nje PC ...

une jam me AMD 1.4 ghz qe nga shtatori i 2001 (kur rane kullat) dhe deri tani ka ecur per bukuri, asnje ngecje s'kam patur. Sugjeroj te kesh win98 dhe win2k me bootmagic.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Ndihme ne krijimin e nje PC ...

Eshte e rendesishme edhe skeda madre jo vec Hdd sa me shume giga.

Djali qe hapi temen nuk u shpreh don te blej pc te ri, apo don te asembloj ndonje pc?
 

Admirali

Primus registratum
Re: Ndihme ne krijimin e nje PC ...

Si gjithmone ne keto ceshtje te kompjuterit ka te beje dhe fakti se deri ne cfare shume je ne gjendje te shpenzosh si dhe per cfare do e perdoresh, pasi nqs ai kusheriri yt do e perdori per dizenjo grafike, atehere ndryshojne dhe parametrat qe duhen, per te pasur nje rezultat sa me te kenaqshem.


P.S.
Sa per info tuaj, une jam akoma me nje Celeron 466 MHz dhe me RAM 128 Mb nga te cilat 8 jane shared per graphic dhe me Win98 SE, dhe me ecen per mrekulli.
 

Eri

Primus registratum
Re: Ndihme ne krijimin e nje PC ...

Pershendetje dhe sh. faleminderit per pergjigjet dhe njekohesisht kerkoj falje per josaktesine time ne te shprehur.
Tani puna eshte se ky kushuriri im nuk thith fare nga komp. por e do si perdorim shtepiak ku ma do mendja procesori do te perdoret vetem per office dhe per internet. Tani per sa i perket kesaj ... ai mund te punoj edhe me nje pentium 2 466mhz dhe 64 mb ram si ai qe kam une ne shtepi...por meqenese po e blen do me e ble te ri dhe te mire. E kuptoj shume mire qe raporti cmim/cilesi eshte i rendesishem...por cmimin po e lejme menjane.

Deri tani pergjigjen me te sakte e ka dhene Moderatori Teo :thumbsup: :thumbsup:

Gjithsesi edhe une mendoj qe te blej nje te tille sic me rekomandoi Teo sepse nuk eshte se do bej ndonje shkence te madhe...por e bera kete kerkese se meqenese ky kushuriri (cuni halles) ma la ne pergjegjsi nuk dua qe ti prishet ose ti dali jashte perdorimit pas nje viti. Nejse...u zgjata shume...
Kush ka sugjerime te tjera eshte i mirpritur.

Bofshi qejf dhe ja kalofshi mire

Static - Y
 

Eri

Primus registratum
Re: Ndihme ne krijimin e nje PC ...

Edhe dicka se harrova.
Kompjuterin dua ta blej te gatshem se nuk kam kohe te merrem me montimin e tij... keshtu qe edhe pyetjes mbi blerjen ose montimin i dhashe pergjigje /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif

Static - Y
 

voodoo

Primus registratum
Re: Ndihme ne krijimin e nje PC ...

une te keshilloj nje karte grafike te mire... mundesisht me 64mb qe mund te jete dhe e ndare me memorien qendrore (me mire per ty) ka shume ne qarkullimin nese e do per grafike me mire Nvidia nese per lojra ATI radeon! nese ke leke /pf/images/graemlins/smile.gif Matrox ...!
 
Top