Ndarja, kush janë tre klanet në PD

Al-Punk

Still here
Ndarja, kush janë tre klanet në PD

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Figurat kryesore të PD, si Topalli e Bode, përballë të rinjve të KOP dhe mbështetësve të presidentit Topit

Anëtarët dhe "kokat" e tre grupeve që po përpiqen të marrin drejtimin e partisë. Planet për qeverinë e re dhe zgjedhjet e 2009

TIRANË- Pas konsumimit të më shumë se gjysmës së mandatit qeverisës, PD është përfshirë nga lufta e brendshme e klaneve, pavarësisht se nuk ka ende një shpallje e dukje të qartë të tyre në publik, të paktën në nivel e profil të lartë. Por nga dita në ditë, ndarja sa vjen e bëhet më e prekshme edhe për publikun. Anëtarët e vjetër të PD, prurjet e reja të 2005-ës, kryesisht KOP-i dhe mbështetësit e presidentit Topi janë tashmë tre grupet që janë përshirë në garën për më shumë pushtet e dominim. Të pakënaqur me copën e tortës së marrë secili nga këto grupe synon shtrirjen e fuqizimin në qeveri e pse jo, edhe në drejtimin e ardhshëm të PD-së.

Tre grupet

Në llogoren kryesore në PD, janë të rreshtuar disa prej figurave kryesore. Lista nis me Kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topalli, ministrin e Financave, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Ridvan Bode, ish-zv/kryeministrin dhe Sekretarin për Çështjet Ligjore në PD, Ilir Rusmalin, ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, njëkohësisht kryetar i FRPD dhe kryetar i degës së PD-së, Tiranë dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozin. Pra, e thënë troç, janë qëndrestarët e djeshëm dhe njerëzit kryesorë që drejtojnë sot për sot në PD, por që në dy vite e gjysmë qeverisje kanë grumbulluar edhe ndonjë qejf-mbetje ndaj Berishës. Duket se marrëdhëniet e disa prej tyre me këtë të fundit, nuk janë aq të mira si dikur. Ata nuk janë më kryesorët, për shkak edhe të daljes në skenë të shumë të rinjve, që kanë marrë mjaft pushtet. Për shkak të pozicioneve po kyçe të disa prej tyre edhe në qeveri, aktiviteti i tyre partiak nuk ka qenë në nivelet e duhura. Kjo ka sjellë një parti apatike, aktiviteti i së cilës ka lënë për të dëshiruar këto dy vite e gjysmë qeverisje. Përplasjet me Kryeministrin të disa anëtarëve të kësaj rryme siç ishte ajo e Rusmalit, që arriti deri në dorëheqje , "fërkimet" e Bodes që nuk lë rast pa u shfaqur jo aprovues para kamerave për "bujaritë" e Berishës janë vetëm një shfaqje e vogël në publik, e krisjes mes këtij klani dhe Kryeministrit.

Të rinjtë e KOP

Përballë rrymës së mësipërme dhe në garë me të janë KOP-ët, që në zgjedhjet e 2005-ës u trumbetuan si suksesi i PD-së. Por ndërsa emërtimi mbetet KOP, disa prej të rinjve të futur në qeveri këto dy vite kishin të përbashkët njohjen me vajzën e kryeministrit Berisha. Karrierën e tyre, ndryshe nga shumë te tjerë e ndërtuan duke u bërë anëtarë të qeverisë, pa qenë ende njerëz aktivë (si elita e vjetër) në strukturat e Partisë. Burimet nga selia blu flasin pikërisht për një luftë "klanesh", që më së shumti konsiston në rolin që do të kenë anëtarët e këtij grupi në PD sepse pikërisht në këtë periudhë do të fillojë një ristrukturim total i strukturave, duke nisur nga organet drejtuese. Dhe "gara" ka filluar, nëse shikohet me shumë kujdes lëvizja e figurave të selisë blu, nëpër festimet e përvjetorit të 17-të ë krijimit të degëve të PD-së nëpër rrethe. Në një krah udhëton dhe troket gotat me zyrtarët lokalë dhe militantët, Topalli e Bode, e në anën tjetër, jo më larg se dje u pa edhe Basha në festën e degës së PD-së në Kavajë. Janë pikërisht figurat e reja si Lulëzim Basha apo edhe Majlinda Bregu, të cilët edhe pse anëtarë të Kryesisë së zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, kërkojnë që të kenë një vend më të rëndësishëm në jetën politikë të partisë, ashtu siç në fakt e kërkojnë dukshëm edhe në qeverisje. Në këtë grupim me ambicie serioze janë edhe emra të tjerë të rinjsh si ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, apo edhe zv/ministrja e Brendshme, Iva Zaimi.

Mbështetësit e Topit

Përkrahësit e Topit që dolën hapur gjatë kohës së zgjedhjes së tij si President, janë edhe sot njësoj të pakënaqur me mos-integrimin e tyre në qeverisje dhe për këtë fajësojnë Berishën. Këta deputetë, rreth 25, në aspektin numerik janë një armë shumë e fortë në duart e Presidentit, si dhe një barrierë po kaq e fortë për Berishën. Ai është i kontrollueshëm dhe i ndikueshëm nga këta deputetë. Ky grupim që imponoi edhe dorëheqjen e Rusmalit duket se do të ndjekë në politikë modelin e Presidentit, kur ai ishte kryetar i grupit parlamentar të PD-së dhe i papërfshirë në qeveri; oponencën ndaj fenomeneve të caktuara të qeverisjes. Pra të kritikojnë nga pak, me qëllim që të nesërmen disa prej tyre të jenë një potencial në parti, por edhe në qeverisje.

Berisha

Në anën tjetër, Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se nuk e ka më fuqinë e dikurshme. I ndodhur përballë faktit se ai duhet të mos lejojë shpërthimin e luftës mes grupeve, deri tani Berisha është marrë më shumë me uljen e tensionit dhe shuarjen e sherreve. Por qoftë për aspektin numerik të votave, qoftë për atë të figurave dhe personaliteteve që tashmë ai ka në llogoren tjetër, ai nuk mund të drejtojë dot më me dorë të hekurt si dikur.

Deputetët e PD që drekuan me Topin

Adrian Kollozi

Albert Faruku

Aleksandër Biberaj

Aurel Bylykbashi

Mevlan Xhindoli

Besnik Mustafaj

Dashamir Sula

Edmond Spaho

Edi Paloka

Engjëll Cara

Fatos Beja

Genc Juka

Gëzim Karapici

Gazmend Oketa

Idriz Xhumara

Lulzim Basha

Majlinda Bregu

Ndriçim Babasi

Osman Metalla

Pal Dajçi

Safet Sula

Rrahim Kaleci

Sali Shehu

Anëtarë të KOP-it që kane ende poste:

Albert Gajo, zv-Ministër i Integrimit

Aleksandër Sallabanda, Ambasador i Shqipërisë në SHBA

Maksim Cikuli, Këshilltar pranë Topit

Lulëzim Basha, Ministër i Jashtëm

Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit

Ylli Pango, Ministër i Kulturës

Florion Mima, zv-Ministër i Financave

Tauland Bino, zv-Ministër i Mjedisit

Myqerem Tafaj, Këshilltar për Arsimin i Berishës

Fatbardh Kadilli, Këshilltar për anti-korrupsionin

Enkeleid Alibeaj, Ministër i Drejtësisë

Prurjet e reja

Iva Zaimi - Zv-Ministre e Brendshme

Edit`h Harxhi - Zv-Ministre e Jashtme

Sekretariati i PD-së

Ridvan Bode

Sekretar i Përgjithshëm

Astrit Patozi

Nënkryetar

Jozefina Topalli

Nënkryetare

Ilir Rusmali

Sekretar për Çështjet Ligjore

Ferdinand Poni

Sekretar për Pushtetin Lokal

Besnik Mustafaj

Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë

Ilir Bano

Sekretar i Burimeve Njerëzore

Flamur Noka

Sekretar Organizativ

Gent Strazimiri

Sekretar për Partneritet

Edmond Spaho

Sekretar për Ekonominë

</div></div>
 
Top