Ndarja e Adelës nga Top-i: E padurueshme për stafin
Ndarja e Adelës nga Televizioni që e “krijoi” me sa duket, tashmë është thuajse përfundimtare. A do t’ia dalë vajza guximtare të mbijetojë pa Top Chanell-in? Apo do arrijë Topi të injektojë në publik “Adelën” e rradhës në Big Brotherin e ardhshëm që nuk është dhe aq larg, duke i bërë shikuesit të harrojnë heronjtë e vjetër ?
Kjo mbetet të shihet, por vajza nga Kavaja duket se është “kockë e fortë”. Gjithsesi, do jetë një luftë me kohën. Deri në Big Brotherin e ardhshëm, janë edhe 3 muaj nga nisja e përgatitjeve. Ligjësia e këtyre emisioneve është pak a shumë e njëjtë: Yje që ndriçojnë fort për një vit, por që shuhen sapo nis edicioni tjetër. A do ndodhë kështu dhe me Adelën? A është ajo një përjashtim? Do ta tregojë koha.

Ndërkohë, nuk kanë fund fjalët që thuhen për Adelën dhe Bjordin. Deri tani kanë arritur të jenë çifti më i përfolur në kryeqytet, por dhe në Shqipëri. Adela dukej e destinuar të ishte subject debati që në fillim të edicionit. Kjo për shkak të problemeve që pati Adela që me hyrjen në shtëpi, e cila i solli dhe ndarjen nga i fejuari i saj, mërzitjen e familjarëve, sidomos babait, i cili nuk pranoi asnjëherë të shkonte në shtudion e “Big Brother” dhe pse ftesat kanë qenë të shumta, e problemet nuk mbaruan këtu.

Pas afrimit me Bjordin, fillimisht zonja Antoneta, nëna e Bjordit, deklaroi që nuk e kishte shumë përzemër Adelën dhe pse më vonë ndërroi mendim. Dhe pas gjithë këtyre problemeve, afrimimi në Top Channel dhe oferta që iu bë Adelës nga Adi Krasta, sezonin e kaluar, për të qenë bashkëprezantuese, u dukën sikur i vunë kapakun gjithë problemeve, por ja që nuk ndodhi kështu.

Zëra nga Top Channel tregojnë se televizioni, i cili në fakt krijoi figurën e Bjordit dhe Adelës, nuk dëshironte kurrsesi që Adela të largohej, por “tekat” e saj u bënë të padurueshme dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që kanë plasur polemikat.

Kontradiktat mes Adelës dhe stafit në Top-Channel kanë qenë aq të forta, sa në një moment ajo ka “kërcënuar” se do të ikte në një tjetër televizion, për të punuar atje, konkretisht ne TV Klan.

Ndërkohë producentët e Big Brother i kanë kujtuar Adelës që ajo ka nënshkruar një kontratë dhe nëse largohej për të shkuar në televizionin tjetër, prej të cilit ajo thoshte se kishte marë një ofertë, do t’i duhej të përballej me procedura ligjore, për shkelje të kontratës.

Kontradiktat kanë qenë aq të forta sa nuk kane mundur të qëndrojnë “nën ujë”. Një prej tyre e ka parë edhe vetë publiku i programit të së dielës, pasi Adela nuk e ka përmbajtur veten dhe ka dalë dhe nga natyra e skenarit, duke lënë pa fjalë prezantuesit dhe producentët. Përfundimisht ajo, së bashku me Bjordin është drejt mbylljes së marrëdhënies me televizionin që e krijoi.

Nëse Adela do të marrë përsipër riskun për të thyer kontratën dhe të përballet me ligjin, duke shkuar në një televizion tjetër, kjo nuk dihet.
Çifti është parë në lokalet përreth Ambasadës Amerikane, pasi aty është vendi ku Bjordi dhe Adela po jetojnë në një banesë me qira. Shpeshherë janë parë të ulur vetë në kafe, siç duket u duhet kohë të bisedojnë gjërë e gjatë dhe të “shoshitin” situatën në të cilën ndodhen.

Bjordit dhe Adelës, u takonin 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra, duke qenë pjesë e programit të së dielës në Top Channel. Tani u duhet të zgjedhin diçka tjetër, mbase kjo do ta shtyjë Adelën të pranojë ofertën e Sinan Hoxhës, për të qenë prezantuese e koncertit të tij në diasporë, dhe pse Sinani si këngëtar nuk hynte në shijet e Adelës, siç mësohet të jetë shprehur vajza guximtare e Kavajës. Një mënyrë jetese duhet ta gjejnë, se duke ndenjtur kafeve, nuk është e lehtë të jetosh në metropol

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=5006. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=5006