Ndalohen reklamat e Google+ në Facebook

Dardan.

Forumium praecox
Po të lexoni kushtet e shërbimit të Facebook Ads thuhet qartë se nuk lejohet reklamimi shërbimeve konkuruse, qe në këtë rast është Google+.

Këtë kusht e shkeli Michael Le Johnson, një programues dhe punonjës i marketingut, i cili pagoi për një reklamë në Facebook, ku i thërriste të gjithë miqtë e tij që ta shtonin në llogarinë e tij në Google+.

Në më pak se një orë reklama e Michael u largua nga Facebook dhe poashtu edhe llogaria e tij u bllokua, ku pasi ai provoi të kyçej në llogarinë e tij, hasi në këtë mesazh:
Llogaria juaj është bllokuar. Të gjitha reklamat tuaja janë ndaluar dhe ju duhet të kandidoni përsëri me reklamat e mëparshme. Në përgjithësi llogaria juaj është bllokuar sepse ju keni thyer kushtet e përdorimit të reklamave në Facebook. Për fat të keq, ky është dënimi me i vogël për ju, sepse ju keni thyer një rregull të rëndësishme. Ju lutem lexoni kushtet tona të përdorimit dhe të reklamave nëse keni ende pyetje për bllokimin e llogarisë.

Facebook zbaton rregulloren e saj me shumë rigorizitet, sidomos kur në pyetje janë konkurentët e tij. Njëri ndër ta Google+.

http://www.albpedia.net/ndalohen-reklamat-e-google-ne-facebook.html
 

Megg

Carpe Diem
Dardan ma jep pak linkun e Google +,te lutem sepse jam rregjistruar po sdi ta hap me ...:confused: Sdi si ta kerkoj,,,
Flm
 

Hank

Valoris scriptorum
I ka kap inati keq njeri me tjetrin keta!
Per me teper qe hapja e Google+ u be pak para se Facebook te mblidhte dhe nje dore te mire parash nga shitja e aksioneve :D
 
Top