Aquarius
Valoris scriptorum
Aktori i njohur korçar, Minella Borova, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.
Ai ka ndërruar jetë në Buenos Aires të Argjentinës, ku edhe banonte prej vitit 1993 bashkë me familjen.
Borova njihet për rolet e tij kinematografike në filma si “Pylli i Lirisë”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në Pranverë”, “Shoku ynë Tili” etj. Ka patur role kryesore në mbi 13 filma.
Minella Borova lindi në Korçë më 22 shkurt të vitit 1947. Studimet e larta i kreu në degën e Aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve, ku është diplomuar në vitin 1969.
Më pas ka punuar edhe si pedagog pranë këtij universiteti, ndërsa gjatë viteve që jetoi në Argjentinë shërbeu edhe si diplomat i Shqipërisë atje.
/ Top Channel