Ndahet nga jeta lideri historik i Ballit Kombëtar

TIRANË – Vdiq dje në Paris në moshën 90 -vjeçare kryetari hershëm i Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji. Pas një sëmundjeje të gjatë dhe të pashërueshme Ermenji ndërroi dje jetë, duke lënë prapa një histori të gjatë të aktivitetit politik dhe kombëtar të tij. Ai u zgjodh kryetar i Ballit Kombëtar pas vdekjes së një drejtuesi tjetër të rëndësishëm, Mit’hat Frashërit. Ermenji e drejtoi kështu ndër vite këtë parti gjatë viteve të mbylljes së Shqipërisë nga diktatura komuniste. Postin e kryetarit ai e lëshoi pak vite më parë, për shkak të moshës së tij dhe sëmundjeve. Këtë parti e drejton prej katër vitesh Shpëtim Rroqi. Në zgjedhjet e fundit ai ishte në listën proporcionale të partive opozitare, por u tërhoq nga ky mandat me pretendimin se kishte pasur parregullsi në zgjedhjet e përgjithshme. Ermenji ishte gjithashtu një nga emrat e propozuar nga opozita shqiptare për postin e presidentit të Republikës, në kohën kur së bashku me përfaqësuesit e maxhorancës u ra dakord që të votohej një president konsensual. Ermenji që nga ardhja e demokracisë në Shqipëri ka shpallur haptas idetë e tij nacionaliste.