Ndëshkimi i mohuar i LSI-së

Albforumi

Primus registratum
Ndëshkimi i mohuar i LSI-së

Zëvendësimet e fundit në qeverisje u emërtuan lëvizje politike nga ana e LSI-së dhe debati për to u mbyll me kaq. Për fat të keq, gjithë kjo rokadë (edhe pse vetëm dy ministri, ato janë dy ndër më kryesoret), u kalua me bujë aq të shkurtër, saqë më parë u harrua sesa u përfol.

Nëse lëvizja do të ishte vërtet politike dhe do të ishte ndërruar për shembull Petrit Vasili me Dritan Priftin, atëherë heshtja që zgjodhi të vërë në plan të parë LSI-ja do të kishte kuptim.

Por, kur lëvizjet ministrore detyrojnë kreun e partisë që mundëson qeverisjen të lërë postin e vet për të zëvendësuar të larguarin, çështja bëhet më e komplikuar nga çduket në pamje të parë.

Por edhe nëse Meta do të kishte zëvendësuar Vasilin, prapë mund të justifikohej heshtja e zgjedhur dhe mohimi i keq-kuptimeve e keqinterpretimeve brenda forcës së majtë që qeveris me të djathtën. Por, të anashkalosh nxjerrjen nga skena politike të një Ministri të përfolur, protagonist të ngjarjeve ku Ministria e tij është e përfshirë, e protagonist edhe të deklaratave jo të izoluara emotive, sigurisht që anashkalimi nuk është shumë i thjeshtë të ndërmerret si hap. Në dukje mund të jetë kështu. LSI pretendon se brenda saj nuk ka ngërç; se zëvendësimi është bërë për arsye që lidhen me kreun e saj; se puna dhe sukseset që ai la pas në Ministrinë e Jashtme, do të vijojnë tashmë në atë të Ekonomisë, duke i dhënë njëkohësisht mundësinë kreut të Partisë të jetë afër krijesës së tij politike. Do të kishte kuptim në një vend ku demokracia funksion në mënyrë të përkryer. Por Shqipëria është akoma larg këtij skenari, ndaj më e shpejtë në mendjet shqiptare të lodhur nga politika e ditës vjen pyetja: Dritan Prifti shkarkohet pas rënies së popullariteti të tij brenda partisë, humbjes së besimit dhe durimit të shqiptarëve tek një ministri që në mënyrë konstante akuzohet për afera korruptive, që është pasive në denoncimin e azkuava nëse ato janë shpifje ( duke kontribuar kështu në mënyrë të tërthortë në pengimin e punës së gjyqësorit, që duhet furnizuar me lëndë të parë, në mënyrë që të nxjerrë produktin përfundimtar, që është ndëshkimi). Atëherë përse nuk mbahet asnjë qëndrim ndaj punës së tij dhe më gjerë?

Ndëshkimi mund të jetë fjalë e madhe. Por LSI në një farë mënyre e ushtroi atë, edhe pse i veshi mantelin e lëvizjeve politike. Por, përderisa kupa ekonomike ishte mbushur e Prifti nuk mund të kërcente më, as nga qejfi, as nga belaja, për LSI-në ky do të ishte momenti ideal ta kthente situatën në favor të saj. Në të kundërt, partia e Metës zgjodhi heshtjen.  Jo se heshtja apo anashkalimi dhe fokusimi në  zhvillime të tjera politike mund  ta dëmtojnë forcën politike, por rasti i zëvendësimeve ministrore ishte një mundësi e artë që LSI të maste pulsin e popullaritetit të saj dhe nëpërmjet zëvendësimit të Priftit, të rriste kreditet e saj në masën e votueseve shqiptarë.

Si? Shumë thjeshtë. Së bashku më lirimin e Priftit nga detyra duhet të ishte publikuar analiza e punës së tij në krye të ministrisë që vunë të drejtojë. Edhe akuzat e bëra nga kushërinjtë socialistë duheshin adresuar, jo më frikën se do legjitimonin akuzat e PS-së, por me triumfin e vërtetimit se akuzat nuk qëndrojnë, ose me hapin akoma më të guximshëm, që deklaratat e tyre për Priftin dhe Ministrinë e Ekonomisë janë denoncuar për shpifje, dhe deri sa gjyqësori të thotë fjalën  e tij, LSI liron mbajtësin e postit drejtues Ministrin përkatës, duke lehtësuar kështu edhe punën e drejtësisë.

Kjo do të ishte ideale, sepse Shqipëria vuan nga shembuj guximi në politikë. Nuk mund të pretendohet që LSI të thyejë të gjitha tabutë politike shqiptare e të marrë në dorë shpatën e rrugëve të pashkelura. Por, guximi në këtë rast do ti kishte dhënë më shumë pikë sesa heshtja dhe anashkalimi i të gjithë zhvillimeve brenda qeverisë.

Të arrish të asgjësosh përshtypjet se brenda partisë ka përçarje dhe ngërç, është një fitore afatshkurtër, që rrezik nuk zgjat as sa të jenë bindur edhe anëtarët vetë.

Kurse ta adresosh problemin, ta pranosh atë, e akoma më shumë, të guxosh ta sakrifikosh momentin e një apo dy anëtarëve, duke ditur që kjo sjell rritje popullariteti, kreditesh tek votuesit, pra shkurt, mban apo  përfiton vota të tjera potenciale, është një përqasje që në periudhën afatmesme të sjell përfitime kolosale. Në këtë rast, afatmesme do të ishin zgjedhjet lokale (nëse marrim si hark kohor bashkëqeverisjen).

Për këdo që i njeh shkencat politike dhe shembujt e sakrificave publike që bëjnë shumë parti në botën perëndimore për të rritur popullaritetin (lexo, votat), një lëvizje e tillë do të ishte fare e padiskutueshme. Madje i sakrifikuari, kaluar në lupë e vendosur përpara përgjegjësisë politike e publike, do ta bënte votuesin e lëkundur të krijonte jo vetëm besim, por edhe bindje tek partia që operon ndryshe të tjerave.

Në raportin e fundit të OSBE-së për Shqipërinë, për korrupsionin është shënuar se fatkeqësisht, mungojnë rastet e denoncimit dhe të ndëshkimit.

Nëse LSI do ta kishte shoqëruar ndryshimin e ministrave me një shpjegim publik për të marrë përsipër shqyrtimin e gjërave që nuk shkojnë sipas planit të saj të veprimit, të imazhit apo strategjisë ekzistuese, atëherë pikët në favor të kësaj partie do të ishin më të shumta se kurrë më parë.

LSI ka arritur deri tani ti qëndrojë larg lojës së shëmtuar të deklaratave e kundër-deklaratave populiste me zëdhënës e  pseudo-përfaqësues. Ama përveç këtij aspekti pozitiv, kishte në dorë rastin e artë për tiu dhënë leksion partive të mëdha, por edhe një shembull të shumëkërkuar votueseve: lëvizjet për shkak të defiçencave, e jo thjesht për arsye politike.

Por nuk e shfrytëzoi.

Arsyet patjetër duhet të jenë të forta. Por mirë do ishte edhe të bazohen në shpresën se rasti, këtë radhë i argjendtë, do të mund të  përsëritet.

gjedlira@yahoo.co.uk

540
540
540
540
540
540
540
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://edliragjoni.wordpress.com/?p=540

Top