Ndërron jetë shkrimtari Dhimitër Xhuvani

Albforumi

Primus registratum
Ndërron jetë shkrimtari Dhimitër Xhuvani

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani. Autori i shumë librave dhe i skenarëve të filmave u lind në Pogradec në vitin 1934. Xhuvani studioi në institutin “Gorki” në Moskë.

Ai eshtë autor i 50 veprave artistike, ndër më të njohurat: ‘Kambanat e fundit’ (1958), ‘Midis dy netëve’ (1962), ‘Tuneli’ (1966), ‘Përsëri në këmbë’ (1970), ‘Fan Smajli’ (1971), ‘Zgjimi i Nebi Surrelit’ (1976), ‘Shtegu i Bardhë’ (1976), ‘Do të jetojmë ndryshe’ (1979), ‘Vdekja e zotit Kaloti’ (1981), ‘Bota ime’ (1984), ‘Dhimbja e dritës’ (1990), ‘E dielë pas vdekjes’ (1992), ‘Kambana e thyer e Kremlinit’ (1996), ‘Kryqëzimi i dytë i Krishtit’ (1996), ‘I mbyturi i Otrantos’ (1998), ‘Fytyra e vdekjes’ (tregime-1999), ‘Kupa e helmit’ (2001), etj.

Botimi i romanit “Tuneli” në vitin 1966, në të cilën shkrimtari paraqiti me realizëm gjendjen e vështirë që po kalonte Shqipëria bëri që Xhuvani të shikohet me sy të keq nga regjimi dhe të dëbohet nga Tirana, duke shkruar të punonte në Cërrik. Pas rikthimit në Tiranë, në vitin 1970, ai do të botonte romanin “Përsëri në këmbë”.

Xhuvani është edhe autori i mbi 15 skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarëve, të realizuar nga ish-Kinostudio ‘Shqipëria e re”.

Artikull nga Shekulli

Ky artikull eshte marre nga: http://parathenie.com/?p=429. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://parathenie.com/?p=429

Top