admin
Administrator
“Kompanitë ndërmarrëse kanë potencial të jashtëzakonshëm për tu bërë biznese të mëdha, ndërsa bizneset e vogla mbesin të tilla, locale, profitabile por me rritje shumë të ngadalshme” – Brad Field, Startup Communities.
Ky është një prej definicioneve më të mira në të cilën mund të gjesh shpjegimin mbi rolin e ndërmarrësitë në kompani ndërmarrëse, dhe mbi rolin e ndërmarrësit në biznese të vogla. Në Kosovë në të shumtën e rasteve secili po quhet ndërmarrës, edhe pse kjo nuk është gabim, por është gabim të sillet në të njëjtin nivel ky term, kur bëhet fjalë për një shitës printerash dhe për një person që po zgjidh një nevojë tregu. Nuk është aspak reale të përdoret i njëjti term, dhe të futen në të njëjtin thes, prandaj edhe kur më pyesin në lidhje me atë se kush quhet ndërmarrës, edhe pse kam pranuar reagime prej më të ndryshmeve, nuk mund të definojë secilin si ndërmarrës. Një definim i mirë vjen në këtë formë:
“Ndërmarrësi është një person që sheh atë që se sheh askush tjetër, është një person që krijon tregun e vet, është një person që gjen zgjidhje për probleme globale, dhe fiton para në këtë mes” – Eric Ries, The Lean Startup.
Ose një mik nga Ankara, më pat treguar një variant mjaft intersant:
“Po hape një dyqan në lagjen tënde, ata do të mjaftojnë për të bërë shitje, për të plotësuar raportin kërkesë/ofertë e për të jetuar mirë (natyrisht derisa të vie konkurrenca), megjithatë po vendose të bësh diçka ndryshe, të përfshish në lojë të themi rrjetet sociale, sistem të shpërblimit të konsumatorëve me pike në aplikacion apo çfarëdo qasje unike që të bënë të dallueshëm prej të tjerëve, atëherë ke para vetës një treg potencial prej 7 miliard klientësh”.
Kjo pikerësht është arsyeja që e bënë të dallueshëm një ndërmarrës prej një ndërmarrësi që merret me rritjen e këpurdhave. Nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, por duhet kuptuar dallimin mes tyre, duhet kuptuar misionin e tyre, duhet kuptuar potencialin e tyre. Ndërmarrësit e vërtetë sjellin në treg gjëra si Google, Microsoft, Amazon, Kindle, iPad, Twitter, Facebook, e kështu me radhë, produkte e shërbime që janë të gatshme për miliona njerëz anembanë botës e që thyejnë barriera e që bëjnë të mundshëm komunikimin prej një skaj të botës në një skaj tjetër. Nuk janë shitësit e printerave në këtë mes.
Kompanitë e ndërmarrësve blehen prej gjigantëve, rriten prej investitorëve e zhvillohen prej komuniteteve. Prandaj mos harro ndërmarrës është ai që dallon prej të tjerëve, të tjerëve që hapin bastore, hapin pompa benzine, hapin autolarje apo shesin printerë.
Lexo tek faqja e tij...