Nasi i mungon spektaklitit të Portokalli

Albforumi

Primus registratum
Nasi i mungon spektaklitit të Portokalli

Gazmend-Paja-250x300.jpg
Nasi i mungon spektaklitit të Portokalli.Gazmend Paja, i njohur më së shumti si Nasi i famshëm, ka lënë Shqipërinë përkohësisht, për rrjedhojë edhe Portokallinë, ndërsa ka nisur këtë vit studimet për master në Londër (Angli).

Mesa duket nuk është rastësi, vendimi që aktori 31-vjeçar ka marrë për të bërë një pauzë në karrierën e tij artistike, ndoshta për një vit.

Arsyeja pse ai ka vendosur të shkojë në Londër ka qenë shoqëria e vjetër e aktorit, që e kanë nxitur të zhvendoset atje, ku ata jetojnë prej vitesh dhe ku Gazi do ta ketë më të lehtë përshtatjen e nuk do ndihet aspak i vetmuar.

Ishin pikërisht shokët e tij nga Londra, ata që një vit më parë i përgatitën një surprizë Gazit më 27 shtator me rastin e ditëlindjes, duke i organizuar një festë të papritur në një nga klubet e natës në Tiranë, njoftojnë mediat shqiptare.

Në festën ku nuk munguan prindërit e aktorit, nëna dhe i ati, aktori i njohur Luftar Paja, kolegët e tij, pothuaj pjesa më e madhe e aktorëve të Portokallisë, e gdhinë deri në orët e para të mëngjesit me muzikë, humor, balerina, e shumë aheng.

Nasi e ka nisur karrierën si aktor që në fëmijëri me role në filma artistikë, ndërsa u bë i njohur pas daljes së tij në spektaklin e humorit Portokalli, me kthimin e tij nga studimet për dramaturgji në Athinë (Greqi).

Nuk dihet nëse pas përfundimit të studimeve pasuniversitare ai do ti rikthehet Portokallisë, por duket se largimi për pak kohë ka qenë një dëshirë e tij për të pushuar pak, edhe pse ishte në kulmin e karrierës.

Gjatë viteve të tij të pjesëmarrjes në Portokalli, ai krijoi një galeri karakteresh, por më i spikaturi ishte personazhi i Nasit, edhe pse në realitet atij nuk i pëlqen aspak ta thërrasin me këtë emër. Tani përveç specializimit të mëtejshëm natyrisht që do të nisë një jetë ndryshe në Londër.

Mbase nuk do të ndiejë mungesën e miqve aktorë, pasi atje janë pothuaj gjithë miqtë e tij me të cilët më parë takohej vetëm një herë në vit, sipas një tradite që kishin krijuar duke kaluar pushimet së bashku në vende të ndryshme të botës.

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1833. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1833

Top