Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

cufi_bardhit

Primus registratum
Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

Kryetari i Partisë Demokristiane, katoliku Nard Ndoka propozoi një kandidaturë shumë të çuditshme për President të Republikës, atë të deputetit minoritar grek, Spiro Peçi.Spiro Peçi është zgjedhur deputet në vitin 2005 në një zonë elektorale që përfshin Himarën dhe Delvinën. Spiro Peçi u paraqit si kandidat i pavarur, por ai pati mbështetjen e hapur të organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA, anëtar i kryesisë të së cilës është Spiro Peçi, si dhe mbështetjen e PBDNJ, ku ishte dhe është anëtar i forumeve të larta, siç del dhe nga jetëshkrimi që ka paraqitur në faqet zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë në Internet. Deputeti Spiro Peçi, i cili është me origjinë nga fshati minoritar Kakodhiq i zonës së Delvinës, gjatë fushatës elektorale në Himarë foli në greqisht, si dhe shpërndau fletëpalosje në greqisht dhe vuri postera në greqisht. Pra Spiro Peçi është një përfaqësues i helenizmit politik në Shqipëri. Spiro Peçi dhe çdo minoritar grek, apo tjetër lloj, nuk mund të jetë kryetar i shtetit shqiptar, ashtu si një shqiptar nuk mund të jetë kryetar i shtetit në Maqedoni, Malin e Zi apo në Serbi, çka nuk do të thotë se atyre u është dhunuar ndonjë e drejtë. Argumenti se në historinë e Greqisë ka pasur shtetarë me origjinë shqiptare (arvanitas), deri edhe kryeministra nuk vlen për analogji sepse ata zyrtarisht e quanin veten grekë dhe vetëm jozyrtarisht pranonin që ishin arvanitas. Ligji grek nuk u njihte dhe nuk u njeh arvanitasve të drejtën që të konkurrojnë në zgjedhjet politike në Greqi, duke u paraqitur si shqiptarë dhe të mbështetur nga parti dhe organizata që mbrojnë minoritetin shqiptar në Greqi, i cili as që njihet zyrtarisht në Greqi. As rasti i Sarkozisë në Francë nuk mund të sillet si argument, pasi ai zyrtarisht e quan veten francez dhe në anagrafin e tij (regjistrin e gjendjes civile) nuk ka identitet hungarez apo hebre, nuk është anëtar i ndonjë organizate që bashkon njerëz me këtë identitet, dhe ai nuk është paraqitur në zgjedhje si i tillë. Në postin e kryetarit të shtetit shqiptar, ashtu si ndodh dhe në shtetet e tjera ku shumësia e popullsisë i përket një kombi të caktuar, kryetari i shtetit mund të jetë vetëm një njeri me kombësinë e shumicës, pra atë shqiptare. Një nga arsyet është se shteti shqiptar ka detyrimin kushtetues të mbrojë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë dhe personi i parë që e pritet ta përmbushë këtë detyrim është kryetari i shtetit. Por personi që duhet ta bëjë këtë duhet të jetë domosdoshmërisht me kombësi shqiptare. A mund të pritet që ky detyrim kushtetues t’i besohet një kryetari shteti me kombësi greke apo sllave? Ata këtu janë në konflikt interesi dhe ndjenjash, aq më tepër kur në preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë shprehet aspirata për bashkim kombëtar e shqiptarëve. A mund të pritet që një kryetar i shtetit shqiptar, që është sllav apo grek të punojë për këtë aspiratë? Nard Ndoka të gjitha këto i di shumë mirë. E megjithatë ai e propozon Spiro Peçin për President të Republikës së Shqipërisë. Ideja për propozimin e Spiro Peçit për President nuk ka dalë nga mendja e Nard Ndokës. Në rast se Nard Ndoka donte që patjetër të propozonte një kandidat, ai duhej të kishte propozuar një katolik, që është komuniteti që partia e tij pretendon më së shumti të përfaqësojë politikisht, kjo dhe për faktin se që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe deri më sot, asnjëherë kryetari i shteti nuk ka qenë një katolik, po të përjashtojmë vitet 1920-1924 dhe 1943-1944 kur në kryesinë kolektive të shtetit (Këshillin e Naltë) të përbërë nga katër përfaqësues, nga një për çdo komunitet fetar në vend, kishte edhe një katolik. Nard Ndoka ka muaj që thotë se PDK ka kandidatin e vet për President dhe kur të gjithë prisnin që natyrshëm ai të ishte një katolik, na doli një minoritar grek?! Sigurisht që Spiro Peçi nuk do të zgjidhet President, por synimi kur u paraqit kjo kandidaturë është tjetër. Synimi është që të jepet kumti në opinionin shqiptar, atë ndërkombëtar dhe posaçërisht në kancelaritë ndërkombëtare, se katolikët shqiptarë (Nard Ndoka siç dihet është katolik dhe kryetar i një partie që ka shtatë deputetë katolikë, asaj demokristiane) kanë propozuar për President një ortodoks grek. Greqisë i mjafton vetëm kaq, pra vetëm propozimi për President i një minoritari grek nga katolikët shqiptarë. Me këtë sigurohet argumenti i duhur se në Shqipëri katolikët bashkëpunojnë politikisht me ortodoksët grekë, në një vend tradicionalisht me shumicë myslimane. Për këtë qëllim u krijua vitin e kaluar një aleancë e çuditshme e PBDNJ, partisë së minoritetit grek në Shqipëri dhe e PDK, partisë me profil katolik të kryesuar nga Nard Ndoka, aleancë ku sa për “gjethe fiku” për të kamufluar lakuriqësinë e aleancës politike njëfetare, ishte dhe LSI, e cila tashmë duket se nuk luan rol në këtë aleancë. Kjo aleancë e fjetur, që pas arritjes së marrëveshjes për zgjedhjet vendore, u riaktivizua këto ditë kur kryetari i PDK propozoi për President të Republikës një deputet që është anëtar i forumeve të larta të PBDNJ. Duke propozuar kryetari i partisë së katolikëve shqiptarë një minoritar grek për kryetar të shtetit shqiptar, kërkohet t’ i thuhet botës se katolikët shqiptarë i shohin grekët dhe Greqinë si tutorë dhe garantë të ekzistencës dhe të ushtrimit të të drejtave të tyre në Shqipëri. Propozimi i Nard Ndokës është shenjë e qartë se deri në ç’pikë ka arritur kontrolli i Greqisë në politikën shqiptare, duke përfshirë dhe kreun e partisë së katolikëve. Në Shqipëri tashmë është në krye të Kishës Ortodokse në letër-Autoqefale një grek, Anastasios Janullatos, gjë që është bërë me synimin e qartë për t’i dhënë të kuptojë botës se ortodoksët shqiptarë janë grekë. Duke u propozuar nga kryetari i partisë katolike edhe një grek për kryetar të shtetit në Shqipëri, me këtë grekët duan të japin përshtypjen se grekët në Shqipëri nuk janë aq sa ç’thotë zyrtarisht shteti shqiptar, por shumë më tepër, derisa edhe një katolik propozon njërin prej tyre për kryetar të shtetit. Pra del sikur Nard Ndoka me këtë propozim konfirmon pretendimet greke për shifra shumë më të larta të popullsisë greke në Shqipëri se shifrat zyrtare shqiptare. Greqia dhe njerëzit politikë të saj në Shqipëri, duke dashur të përfitojnë nga avancimi i çështjes së Kosovës dhe të ndihmojnë Serbinë aleate, janë shprehur hapur se do të kërkojnë për grekët e Shqipërisë po ato të drejta që shqiptarët kërkojnë për Kosovën. Pra, aluzioni është se do të kërkojnë pavarësinë e atij që ata e quajnë Vorio-Epir, Shqipërisë së Jugut dhe ndoshta edhe më tepër. Në këtë linjë, grekët aspirojnë që minimalisht të bëjnë federalizimin e Shqipërisë dhe maksimalisht shkëputjen e një pjese të madhe të territorit të saj, të quajtur prej tyre Vorio-Epir, duke shpallur pavarësinë e tij, në analogji me Kosovën. Duke u propozuar një minoritar grek deri edhe për kryetar të shtetit shqiptar, madje nga vetë shqiptarët, afërmendsh që krijohet ideja se grekët mund të kenë njësinë e tyre shtetërore, fillimisht brenda një shteti shqiptar të federalizuar. Dhe, duke konsideruar se propozimi për Presidentin grek të Shqipërisë vjen nga katoliku Nard Ndoka mund të imagjinohet se nesër ky do të shpallë dhe “Republikën e Mirditës” kur ta urdhërojnë grekët, si homologji e Vorio-Epirit në Shqipërinë e Veriut. Propozimi i Nard Ndokës nuk është nga ato që duhen marrë lehtë se ky propozim është nga ato gjëra që paraqiten në publik për të parë reagimet. Ideja duket se ka shkuar në kokën e Nard Ndokës nga ambasada greke në Tiranë nëpërmjet kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, aleatit të dyfishtë të Ndokës. Ata që presin të shohin reagimet janë ambasadori grek në Tiranë, Athina, lobi greko-amerikan. Fakti që Ndoka hedh ide të tilla është shenjë e paaftësisë që kanë politikanët shqiptarë për të kuptuar se kur shkelin në “fushat e minuara” të gjeopolitikës, që si fushat e minuara autentike kanë veçorinë që në to hyhet me mendjelehtësi dhe e kupton me vonesë dhe me një çmim se ku realisht ke hyrë.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

une kujtoja se ne shqiperi spiunet dhe greket ishin nga pbdnj tani po dele se eshte shume here me i madhe ndikimi i tyre dhe kjo te frikeson dhe verteton se minoritaret(nese ka te tille)me sa duket kane me shume force se shumica ne shqiperi,ne ekonomi,fe,politike pra kudo.
salv me sa di une ka qene kryetar parlamenti dhe president gjyshi i jozefines por nuk jam i sigurte i cili ishte katolik.
une kisha nje simpati per PDK por tashme une ju bej thirje qe te mos votoni per tradhetaret
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

Kur them un qe shqiperia duhet te jet e bashkuar, menjeher me mbyllin temen. se aq din nga jeta politika historia jo per gje.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

Do doja tu terhiqja vemendje per nje fjali tek shkrimi siper per te gjith ata qe pertojne te lexojne:

""Dhe, duke konsideruar se propozimi për Presidentin grek të Shqipërisë vjen nga katoliku Nard Ndoka mund të imagjinohet se nesër ky do të shpallë dhe “Republikën e Mirditës” kur ta urdhërojnë grekët, si homologji e Vorio-Epirit në Shqipërinë e Veriut.""
Pra e gjith loja e politika eshte qe te ndahet shqiperia. Per kete u kam terhequr me perpara verejtje por mu mbyll tema edhe pse un therisja gjithmon per bashkim te trojeve shqiptare.
Shkrimi eshte mare nga gazeta sot, i dates 18 qershor 2007 pra i dites se sotme.
http://www.youtube.com/watch?v=7mLhkXuRmmk
Shikim te kendshem te gjith ata qe e kan gjakun kuqezi.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

disa po ankoheshin per emigrantet por gabohen pasi qeveria shqiptare ka vene nje grek qe te merret me kete pasi kosta barka po bene nje pune ne interes te shqiptareve,madje ai po bene edhe perpjekje qe te mesoj edhe shqip kohet e fundit,puna dhe mundimi i tij duhet vleresuar!
 

Al-Punk

Still here
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

E dija qe Nard Ndoka ishte kukull, po nuk e dija qe luhej nga Greket!
 

99999

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

Shqiptaret gjithmone jane lujt nga te huajt.
E provoi Berisha betejen me greket gjate viteve 90, por iu çuan gjithe shqiptaret me arme ne dore per ta rrezuar.
Shqiperia duhet te kontrolloje aktivitetin e te huajve aty, se ndryshe e ka humbur pavaresine.
 

albifr

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

vallahi me sa po shoh une shqiperine e mori greku. i paska shtrire tentakulat e tij shume thelle ne gjirin e vendit tone. greket i paskan fut duart ne cdo parti qe nga ps e pd dhe deri tek PDK. Te vetmet parti te verteta shqiptare qe po perpiqen per te miren e vendit jane PDI dhe Partia per Bashkimin Kombetare e cila nuk ka asnje deputet ne parlament por qe eshte e lidhur ngushte me AKSH (Armata Kombetare SHqiptare). Kjo e fundit eshte nje ushtri e perbere nga vullnetare dhe ushtarak te cilet jane kurdohere te gatshem per te nisur luften per bashkimin e shqiperise. ata kone reklutuar ushtare ne te gjitha trevat shqiptare dhe derguan shume ushtare e oficere e gjenerale ne luften ne maqedoni.

por eshte per te ardhur keq se ata pak njerez e ato pak parti qe perpiqen per te miren e shqiperise mundohen kot sepse pjesa me e madhe e popullit jane te verber dhe kur votojne, ua japin voten nje partie te caktuar sepse jane kthyer ne militant te saj dhe shpresojne se kjo parti do i mbaje me buke.
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Presiden

President duhet te jete nje shqiptar, qe i ka rrenjet mire ne token shqiptare. Duhet te jete nje njeri i respektuar dhe kompetent, mundesisht mbi moshen 55 vjec. Shpresojme qe socialistet te zgjedhin nje njeri te respektuar, qe te mbroje interesat e shqiptareve, te kombit tone.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Pres

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Salvatore</div><div class="ubbcode-body">Kur them un qe shqiperia duhet te jet e bashkuar, menjeher me mbyllin temen. se aq din nga jeta politika historia jo per gje. </div></div>
Ik se tallesh! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Problemi nuk eshte Spiro Peci, por Nard Ndoka, per te cilin kisha 5% respekt, por ky qenka plehre e prishur prej kohesh! Per mendimin tim, vetem Sabri Godo eshte per momentin figura me e pershtatshme per president.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Pres

edhe une pajtohem me regele ne keto momente vetem sabriu eshte i pershtatshem per te kundershtuar sulmin ekonomik,politik,kulturor qe po i behet shqiperise nga greket armiq
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Pres

Un them se ne rradhe te pare duhet te heqim nga parlamenti te gjith greket duke filluar qe nga neranxi, pastaj ata qe kan bere kualicion me ta.
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Pres

Une jam per president per nje person, qe te perfaqesoje te gjithe shqiptaret. Sabri Godo, ose te tille njerez si ai nuk duhet te marrin kete post, ne asnje menyre, do te ishte gabimi me i madh. Duhet nje njeri nga shoqeria civile, i afte dhe i paanshem, te punoje per Shqiperine.
 

trebeshina

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Pres

Po qarkullon emri i Thimio Kondit si kandidature e mundeshme per President. Pervecese eshte nje jurist i njohur, vjen nga familja me e fuqishme aktualisht ne Shqiperi, e cila ka padiskutim nje ndikim total mbi zotin Berisha por nuk mbetet pas as z.Rama.
 

99999

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Pres

Kandidatura qe mundet ti duhej Shqiperise ne keto momente do te ishte dikush qe perfaqesonte Ballin Kombetar. Vetem ata mund te na shpetojne nga rreziku grek.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Pres

cfare thimio ti bej leket makina ky lere se e ka mbushur tiranen me makina luksoze po u be president e mbushi me ferrari(rritet buxheti)/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif ose te vihej cuni i zogut por edhe balli kombetar nuk do ishte keq
 

ujku81

Primus registratum
Re: Nard Ndoka propozon grekun Spiro Peçi per Pres

Cuna kandidaturat e tjera i diskutoni tek tema per Presidentin, ketu flitet vetem per Spiron /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Nard Ndoka paska qene njish, te dh... Xhuvelin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 
Top