Nano uron Bush për festën e pavarësisë së SHBA

Mirditor

Primus registratum
Nano uron Bush për festën e pavarësisë së SHBA

Nqofse nano kryetari i shtetit ton do maje lidhje tgjata me imperjalistet ene revizonistet amerikane un kam menimin se qeveria ka me hum pushtetin
un jam kuner miqsis me imperjalistat se ene shoku yn Enver ka than se mat rrezikshm se imperjalistat nuk ma toka
e ke jemi tuj pa gjanat ka nodhin gjith kit mjerim imperjalsitat na e kan pru e ani se un nuk kam gja kunder qeveris e kryministrit ton e udhheqsit tkombit shokut Fatos Nano.
gazeta zani i popllit ka postue qit urim ene une po e bij qitu
Ne foto: Kryeministri shqiptar Fatos Nano



Nano uron Bush për festën e pavarësisë së SHBA

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar dje një mesazh urimi Presidentit të SHBA zotit Xhorxh W. Bush me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në këtë mesazh Kryeministri shqiptar shkruan:

I nderuar Zoti President

227 vjet më parë me dëshirën për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë , Etërit e kombit Tuaj hartuan Deklaratën e Pavarësisë. Sot dita e pavarësisë po festohet nga populli amerikan pas rrëzimit të diktaturës në Irak, një hap i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të këtyre vlerave. Shqipëria ndjehet krenare që merr pjesë aktive në Koalicionin e Vullnetit dhe në luftën globale kundër terrorizmit.Me kënaqësi konstatoj se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së jo vetëm që vjen gjithnjë duke u forcuar duke u bërë më intensive veçanërisht në drejtim të ruajtjes dhe forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajonin Ballkanik, si parakushte të integrimit të Shqipërisë dhe krejt Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.Ju uroj Juve, z. President dhe nëpërmjet Jush të gjithë popullin amerikan, një përvjetor të shkëlqyer të pavarësisë".
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Nano uron Bush për festën e pavarësisë së SHBA

T'hangsha mustaqet Malsor.
lol.gif


Me mbaron fare me kete vrullin tend proletar. me beso per mua s'ka rendesi por me habit aq sa me duket e pabesueshme qe je kaq pasionant per te majten ekstreme. Nejse ai eshte mednimi yt dhe mua nuk me bezdis.
thumbsup.gif


Megjithate mendoj se per ameriken e ke gabim.

Befsh qejf
goofy.gif
 

fjorent

Primus registratum
Re: Nano uron Bush për festën e pavarësisë së SHBA

Urimet per festata e pavaresise jane gjerat me te zakonshme qe ndodhin ne boten diplomatike. Vetem ne Shqiperi ky lajm jepet neper gazeta si ne periudhen komuniste kur telegramet e urimit paraqiteshin ne televizion. Ne asnje vend demokratik nuk kam lexuar urimet te dalin neper gazeta serioze. Kjo tregon shterpesine e shtypit dhe ne pergjithesi te medias shqiptare qe lajmet i siguron vetem nga deklaratat per shtyp te zedhenesve.
 
Top