Nano: Une dhe Edi Rama, po bejme histori ----

Leopardii

Primus registratum
Nano: Une dhe Edi Rama, po bejme histori ----

Shefi i qeverise, Fatos Nano, viziton Bashkine e Tiranes, duke mos kursyer vleresimet pozitive per kryebashkiakun dhe stafin e tij: "Tirana me ritem shume te larte po i afrohet parametrave te administrimit dhe te sherbimeve per numer banoresh qe kane qytetet kryesore ne Europe"


Kryeministri Fatos Nano ka vizituar Bashkine e Tiranes, duke mos kursyer vleresimet pozitive per Edi Ramen dhe stafin e tij. Megjithate, ai e ka vene veten ne nje plan me Ramen, duke pretenduar se dy se bashku po benin histori. "Ashtu si ne ne qeverisjen qendrore, edhe Edi Rama dhe ekipi i tij i shkelqyer i administratoreve dhe drejtuesve te Bashkise se kryeqytetit, po bejne histori ne Shqiperi dhe ne Tirane", tha Nano, i cili i shoqeruar nga ministra dhe zyrtare te tjere te larte, i cilesoi te shkelqyer Ramen dhe njerezit qe punojne me te.

Ne fillim te takimit, Kryeministri Nano shprehu kenaqesine per kete vizite, duke theksuar se kjo i sherben forcimit te bashkepunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor, nxitjes se ketij bashkepunimi dhe kontributit ne drejtim te administrimit publik te investimeve, te sherbimeve te komunitetit, mbi bazen e projekteve qe po zbatohen.

Gjithashtu, Nano dhe Rama ishin ne nje mendje per te harmonizuar me mire ne te ardhmen te ardhurat fiskale, ne kuadrin e reformave te decentralizimit midis autoritetit qendror dhe atij vendor, si dhe per identifikimin e hapesirave te reja te bashkeveprimit. Kryeministri Nano u shpreh se kjo i sherben "konsolidimit te kryeqytetit si model i administrimit publik dhe si vend ku pilotohen autoritete te decentralizuara, si bankoprove per suksesin e reformave ne te gjithe vendin". "Tirana eshte jashtezakonisht ritmike, pra me ritem shume te larte po i afrohet parametrave te administrimit dhe te sherbimeve per numer banoresh qe kane qytetet kryesore ne Europe", tha Nano.

Ne te njejten kohe, Kryeministri Nano vleresoi transformimin e madh te kryeqytetit, nga legjislatura e pare ne te dyten, nen drejtimin e Kryetarit Rama dhe stafit te tij. "Nese ne vitin 2000 raporti i investimit publik nga burime buxhetore dhe te vetat ne bashkine e Tiranes ishte pothuajse 4 me 1 ne favor te buxhetit te shtetit, tani eshte e kunderta. Nga 2 miliard e 650 milion qe investoni sivjet, buxheti i shtetit mban 700 milion leke. Ne sigurisht jemi pozitivisht xheloze, se keni filluar te merrni drejtperdrejte dhe financime donatoresh, rreth 700 milion leke sivjet", u shpreh Kryeministri. Me pas, drejtuesit e Bashkise se Tiranes e informuan Kryeministrin per veprimtarine e Bashkise, per projektet afatshkurter e afatgjate, hapat ligjore, objektivat per zhvillimin e metejshem te Bashkise se Tiranes, si dhe rritjen e cilesise se sherbimeve publike ndaj komunitetit.

Nano dhe Rama, ne takimin e djeshem, floen edhe per angazhimin ne zbatimin plotesisht te procedurave ligjore dhe kontributeve te duhura mbi procesin e pergatitjes se listave te votuesve, si nje process i rendesishem per zhvillimin e zgjedhjeve te drejta dhe te pakontenstuara. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, duke falenderuar Kryeministrin per kete vizite, e cilesoi ate si shume te rendesishme dhe te vleresueshme per Bashkine e Tiranes. Ky takim, tha z. Rama, do te nxise bashkeveprimin per iniciativa te reja.
 

zog

Primus registratum
Re: Nano: Une dhe Edi Rama, po bejme histori ----

hehe nano e ka kuptu qe po i afron vdekja dhe do me marr dhe ramen me vete. varmihsat duhet te parashikojne ta hapin gropen edhe ca centrimetra me te gjate. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


o edo mos e ha se do me ta fut, larg nga tosi se do me t'ngjit morrat e tij qe si ka hiç prej parisit por shqipnije.


ps; seriozisht kjo provon qe nano s'ka me mbeshtetje politike ne perendim, ai perseri po therret ne ndihme ramen, me shpresen se ky do e ndihmoje ose do te mund te gjente te pakten strehe ne ombrellen internacionale te tij.
mendoj se rama ket dite po priste ka kohe, ka ardh koha te zej vendin ne kryesine e PS.

novela shqiptare vazhdon......
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Nano: Une dhe Edi Rama, po bejme histori ----

Nano nxjerr nga menga Edi Ramen
Kjo ka vetem nji qellim si Jelcin me Putin edhe Nano sikur t'ndodhin ajo mrekulli(Ram Edi te marrin pushtetin si kryesocialist) shpreson qe Rama me ligjin e pare me ndalu ndjekjen penale te tij.
lol.gif
 

EB

Primus registratum
Re: Nano: Une dhe Edi Rama, po bejme histori ----

Nano njihere histori po ben si kryeministri me mafioz qe kemi pas ndonjehere. Oh, se mos harroj, dhe qefli pas gocave te reja.
 

FURTUNA

Primus registratum
Re: Nano: Une dhe Edi Rama, po bejme histori ----

Tosi ska nevoj per goca te bukra se ka Xhoanen= me 1000000 goca pse harove Salen qe kishte qef per nuse te bukra sa qe ne presidence i mbante me mini.
Zogo me vdek Tosi varmihes me mire se ty nuk ka.
Edit i lumte se e ka bo Tironen ke qejf me e pa e ndoshta Tosi ka me e bo president se e merito
tosi dhe Edi i kon qejf konget Greke e une po i pershendes me nje kenge "Ela Moromu" :rockband:
 

EB

Primus registratum
Re: Nano: Une dhe Edi Rama, po bejme histori ----

Oh, se harrova, dhe ne gje tjeter per kete temen, per te gjithe simpatizantet e flakte te Nanos, nje FYI qe ne jemi nje nder te vetmit shtete ne bote (ndoshta ka ca ne Afrike) qe bejme kyeminister ne burgaxhi. Megjithate, ajo qe eshte me skandaloze eshte fakti qe populli shqiptar e mbeshtet hapur krimin perderisa mbeshtet dhe voton per njerez ne pushtet qe bejne zgjedhje te tilla si ajo e vendosjes se Nanos si kryeminister. Dhe ka per ti gjet shqiptaret prape se Nano s'e leshon pushtetin dhe po mbyllen syte dhe qendrojne silent njerezit, ka per t'ia bere menjen pordhe Nano me teper se c'ju a ka bere.
Ku jane intelektualet dhe mendjet e cmuara shqiptare atehere kur duhen?
Dhe sa per krahasim me Edin, Nano s'i vjen as tek mesi Edit, po e perdor emrin e tij me fitu simpatine e popullit, se historia e vetme qe ka bere Nano eshte ajo e thyerjes se rekordeve per qeveritarin me mafioz ne nje vend Europian ne shekullin e 21.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Nano: Une dhe Edi Rama, po bejme histori ----

nano president
edi rama kryeminister
mafje e korrupsion gjithmone e me shume.
historia e akoma vite vuajtje per shqipetaret
 
Top