Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

baboku

Primus registratum
Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

NANO, SKANDAL DHE NE VATIKAN

Protokolli i Selise se Shenjte detyrohet t'i tregoje vendin Kryeministrit shqiptar

Kryeministri zuri vendin e Presidentit te Algjerise dhe nuk pranonte te ngrihej me argumentin se ishte ai kryetar delegacioni e jo Moisiu

Edhe dje, perseri, Shqiperia eshte prezantuar turpshem nga politika e saj ne ceremonine solemne te lamtuires me Papa Vojtilen. Ne kishim ne Baziliken e Shen Pjetrit dy delegacione, nderkohe qe per cdo shtet, te madh apo te vogel, Vatikani kishte percaktuar vetem 5 vete ne delegacion. Edhe SHBA, kishte vetem 5 vete ne delegacion. Por kryeministri Nano eshte ulur ne vendin e gabuar, ku sipas rregullit ishte percaktuar Presidenti i Algjerise, ngjitur me Presidentin e Shqipersie. Protokolli dje ka qene shume strikt edhe per aresye sigurie, dhe kesisoj ka vendosur ne radhen e pare vetem kryetarin e delegacionit shqiptar qe ishte zyrtarisht zoti Moisiu, ndersa per kryeministrin Nano, ish-presidentet Berisha e Meidani eshte caktuar nje vend tjeter, natyrisht ne pjesen VIP. Porse nuk ka ndodhur keshtu ne respekt te protokollit zyrtar. Edhe TV Klan dha dje nje kronike per kete ngjarje te turpshme per Shqiperine. Zoti Nano eshte ulur afer Presidentit Moisiu ne vendin ku ishte shenuar ne protokoll emri i Presidentit te Algjerise. Natyrisht qe gabime mund te ndodhin ne raste te tilla, porse kur sherbimi i Protokollit eshte detyruar te sqaroje kryeministrin shqiptar se kryetar delegacioni eshte Presidenti Moisiu, ndaj ai duhej t'i lironte vendin Presidentit algjerian, serish zoti Nano nuk ka pranuar te ngrihej nga vendi ku po peshonte rendshem. Protokolli eshte ndjere ngusht, pasi nuk mund te perdorte forcen ndaj nje njeriu qe kishte zene vendin e gabuar dhe nuk pranonte ta leshonte. Njerezit e administrates se Vatikanit, nderkohe qe vinin kryetare shtetesh ne rrjesht per zene vendin, jane ndjere shume keq nga mosperfillja e kryeministrit shqiptar, aq me teper qe vendin ia kishin lene diku me pas, por Fatos Nano e donte patjeter ne rreshtin e pare qe te dilte ne televizionet e botes si gjoja "figure e rendesishme". Nderkohe qe minutat shkonin me nxitim dhe nuk pritej me, atehere Protokolli i Vatikanit i eshte drejtuar qe ose Moisiu ose Nano te ngrihej nga vendi, pasi vetem nje vend kishte Shqiperia ne rradhe te pare, pra vetem kryetari i delegacionit zyrtar. Meqe kryeministri Nano nuk donte t'ia dinte per kerkesen e njerezve te Vatikanit dhe per pak minuta, do vinte per t'u ulur Presidenti algjerian, atehere ata jane detyruar ta levizin nga vendi ku ishte ulur dhe nuk donte te ngrihej. Me pas kryeministri eshte ngritur duke share Vatikanin dhe sidomos ambasadorin e Shqiperise ne Vatikan, zotin Zef Bushati. Nuk ka pasur ku te kthente aty per aty ndonje teke, pasi rojet per sigurimin e krereve te 200 vendeve ishin kudo, kesisoj ka shkuar ne rradhen e tij ku i takonte, afer Berishes dhe Meidanit. Ka share prape ambasadorin Bushati me gjithe fjalorin qe zoteron kohet e fundit, te shoqeruar edhe me fjalorin e mesuar ne burg ne itet 1993-1997. Por dhe ketu ka bere zhurme, ndaj rojet dhe sherbimi i protokollit i kane hequr verejtjen qe te ule zerin. Zoti Nano nuk e ka dashur veten kur e kane ngritur nga vendi i pare qe nuk donte ta leshonte, a thua se ishte ne Tirane, e jo ne supershtetin e botes Vatikan, ku perulen kryetare te shteteve si SHBA, Anglia, Italia, Franca etj.

Burime nga stafi i njerezve qe shoqeronin Kryeministrin tregojne se zoti Nano ka qene dje aq i xhindosur aq sa ka dashur ta shkarkoje qe nga Roma Zef Bushatin, ambasadorin tone ne Vatikan. Fajin nuk ia kishte ne fakt Bushati, dhe as protokolli i Selise se Shenjte, por tangerlleku me te cilin eshte mesuar te qeverise e te kapardiset edhe ne arenen nderkombetare, nen siglen chairman. Shume kryetare shtetesh qe e ndoqen kete veprim te kryeministrit tone jane habitur me insistimin e tij per te mos respektuar protokollin strikt te Vatikanit, protokoll te cilit iu nenshtrua edhe Presidenti i SHBA Bush, te cilin e kishin vendosur afer me Presidentin e Iranit, shtetit armik te Eashingtonit. Megjithate, zoti Bush nuk beri asnje fjale per kete vendosje. Kurse Kryeministri yne manifestoi tangerllek feudal dhe i dha nje tjeter turp Shqiperise dhe ne Vatikan, aq sa ka gjasa qe kjo histori te tregohet si barcelete ne tavolinat e kryeministrave europiane.

Edhe Presidenti Moisiu duhej te kishte nderhyre per t'i treguar vendin atij qe nuk donte te respektonte protokollin dhe jo thjesht te ulte koken ne shenje turpi per veprimet e Kryeministrit te tij. Burime nga stafi kryeministror tregojne se Nano i ka kerkuar ambasadorit tone ne Vatikan qe t'i ruhet nje vend i vecante ne rradhe te pare bashke me Xhoanen, por pergjigja e Selise se Shenjte ka qene nje "JO" e prere. Mbreme zyra e shtypit e kryeministrit e pergenjeshtroi lajmin e TV Klan si te pavertete, por kete skene komike e kane pare Moisiu, Meidani dhe Berisha, ndaj ka deshmitare plot, pa harruar se kamerat e fshehta te Vatikanit e kane te regjistruar kete episod turpi te kryeministrit, nje nga episodet qe qe ul emrin e Shqiperise ne bote.

marre nga Koha Jone
smash.gif
 

baboku

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Atehere...... per sa kohe ky Idiot dhe Arrogant i Paskrupullt do drejtoje Shqiperine.........
 

MLK

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Per momentin vetem Berisha ka folur per kete incident keshtu qe nuk ka asnje burim te sigurte per ta konfirmuar! Aq me teper se ne artikullin ne fjale flitet me detaje ne nje kohe qe asnje gazetar shqiptar nuk ka qene i pranishem ne incidentin ne fjale!! Keshtu qe dhe pse nuk eshte çudi te kete ndodhur nje gje e tille, asnje burim informacioni kredibel nuk jepet, pra jane vetem fjale per momentin.
 

baboku

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

OK ....por nuk eshte ky kryeministri qe ne paraden e organizuar me rastin e festes se Pavarsise erdhi me 30 minuta vonese ne tribune....megjithese Presidenti i Shqiperise dhe diplomate te huaj kishin kohe qe kishin ardhur.
Pra nuk eshte thjeshte incidenti i Vatikanit por Arroganca prej rrugaci qe karakterizone Kryeministrin e Shqiperise.
Kjo duhet te na shqetesoje
 

MLK

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Tema titullohet "skandal dhe ne vatikan" keshtu qe ose nderro titullin, ose presim sa te keta ca fakte se ndryshe sja vlen me fol per kete teme ku ka vetem tre fjale!
 

zog

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

nashti mos i merrni seriozisht "keqkuptimet" e ceremonive te tilla, me teper spektakel sesa gje tjeter.

presidenti francez ja zgjati tre here doren atij amerikan, te cilen ky nuk e begenisi hiç. pra ka dhe me keq.

pastaj mendoj se nano ka pas te drejte, shqiperia eshte republike parlamentare ku kryeministri ka rol me te larte nga presidenti repûblikes, siç eshte italia, gjermania, spanja, anglia, izraeli, etj.

une do te isha kurioz te dija ne ç'vend ishte vendosur kancelari gjerman ne lidhje me presidentin gjerman.

kjo do te shpjegonte me shume sesa artikulli dashakeq shkruar nga nje INJORANT i shtypit.

si dhe ambasadori ka patjeter faj sepse nuk ka shpjeguar autoriteteve te ceremonise pikerisht keto qe po shpjegoj une ketu.

ai duhet pushuar <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

he mre nano çer rrota karrrrrr........igesh ke zgjedh per ambasadore. vuje tani <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Qe ka pasur te drejt ta ngrinte Moisun nga karrigia ka pasur, se ne fund te fundit Nano e vuri president, pra vendi i takonte Nanos.

Por nga ana tjeter eshte munges takti dhe dipllomacie nga ana e Nanos ne qoft se ka insistuar duke bere gjithe ate rremuje. Do kishte bere me mire ta ngrinte Moisun duke i thone naji llaf ne vesh. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

E dini ku qendron patetizmi i kesaj teme?
Ketu problemi eshte NANO nuk eshte SKANDALI. Pra puna eshte qe pse e beri Nano kete veprim, dhe nuk eshte pse u be hataja.
Lum ne per qeverine qe kemi, lum ne per opoziten qe kemi dhe akoma me lum ne qe kemi ca njerez "ne mes tënë" (do thoshte Naimi) qe bejne rolin e zarave te pozites apo opozites.
 

zog

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

jim ate pra te kemi shpjegu, aty me lart. mos shtro pyetje per te cilat pergjigjet jane dhene.

lexo me me kujdes postet e shkruara.


po qe se kerkon pergjigje per pyetjet qe ngre.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Per momentin vetem Berisha ka folur per kete incident keshtu qe nuk ka asnje burim te sigurte per ta konfirmuar! Aq me teper se ne artikullin ne fjale flitet me detaje ne nje kohe qe asnje gazetar shqiptar nuk ka qene i pranishem ne incidentin ne fjale!! Keshtu qe dhe pse nuk eshte çudi te kete ndodhur nje gje e tille, asnje burim informacioni kredibel nuk jepet, pra jane vetem fjale per momentin. [/qb]
Moisiu: Falenderime Meidanit dhe Berishes

E Diele, 10 Prill 2005

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, menjehere pas mberritjes ne Shqiperi pas ceremonise se percjelljes per ne banesen e fundit te Papa Gjon Palit te II-te, falenderoi dy paraardhesit e tij per perfaqesimin dinjitoz te Shqiperise, duke vecuar Kryeministrin Nano. &quot;Ne perberje te delegacionit te drejtuar prej Presidentit Moisiu ishin edhe Kryeministri Fatos Nano, dhe dy ish Presidentet Rexhep Meidani e Sali Berisha&quot;, thuhet ne njoftimin e Presidences. <span style="font-weight: bold">&quot;Presidenti Moisiu, - vijon me tej deklarata, - ka falenderuar dy ish-Presidentet Berisha e Meidani per pjesemarrjen ne delegacionin zyrtar dhe prezantimin dinjitoz te vendit ne nderimin per Atin e Shenjte&quot;.
</span>


MLK

Mua me duket se ky prononcimi i Moisiut eshte nje aprovim (dipllomatik) i te gjitha atyre qe shkruajne gazetat.
 

antares

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Hi hi hi.....
==============================
pastaj mendoj se nano ka pas te drejte, shqiperia eshte republike parlamentare ku kryeministri ka rol me te larte nga presidenti repûblikes, siç eshte italia, gjermania, spanja, anglia, izraeli, etj.

une do te isha kurioz te dija ne ç'vend ishte vendosur kancelari gjerman ne lidhje me presidentin gjerman.

kjo do te shpjegonte me shume sesa artikulli dashakeq shkruar nga nje INJORANT i shtypit.

si dhe ambasadori ka patjeter faj sepse nuk ka shpjeguar autoriteteve te ceremonise pikerisht keto qe po shpjegoj une ketu.
===========================================
More mik, ambasadori mund te kete faj qe nuk e informoi Nanon qe nuk ndodhet ne ndonje buzuk grek ku ai te kapardiset dhe te pije si derr, po ne.... Vatikan!
Dhe sa per dijeni nese ai do tentonte tu tregonte autoriteteve te Vatikanit se ku duhej te rrinte Nanoja me Xhoin e ku Moisiu, te zotet e shtepise mund te na i sillnin me ndonje heshte te Rojeve Zvicerane te ngulur ne ndonje vend te keq!
Rrugaci qe kemi per kryeminister kujton se mund te sille kudo si ne Shqiperi qe e ka kthyer ne &quot;arat e babait&quot;!
Dhe pastaj ankohemi qe ndoje emigrant halabak na nxin faqen!
Shikoni krye-halabakun!
 

redhat

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Turp per vatikanin!Ta ngrejn nga karriga kete alamet njeri?
Do ua kthej nanosi,mbani mend.Do e fton berluskonin e do e ule prane sales,per inate!

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

eshte me ja fut te qames e te qeshmes bashke vetem kur mendon qe lind nje diskutim per nji çeshtje te tille, jo me te ket ndodh vertet.

mua çudi me duket te ket ndodhur ne te vertete. sepse siç e tha dhe Antares, jemi ne Vatikan, ne varrimin e Papes, e aty s'ka llafe hiç! po qe se Nano ka guxu me dhon men ne ate lloj forme edhe ne ate çast, ne duhet te rrime urte e ti puthim jetekun!
 

exp-s

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

turp i madh !
pse mer VATIKAN ia bere Tosit ket pune!
ah vatikan vatikan
tu befte dita haram!
hej po ca mora vesh una qe XHOIN e kishin QIT perjashta?
qit=nxjerre
se mos ngaterrohet ndonje me QIT=Q.I.....
lol.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Nanos bith.** .....esht mesu me u tall me shqiptaret dhe me vu ate bith te palame aty ku do ai.
Ai gjithsesi eshte i degraduar ne syte e botes,por bashke me ate jemi edhe ne sepse ai perfaqson Shqiperine!!!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Dje ne oren 20 15 min (ne kanal + ne France, ne emisionin Les gignoles) eshte fole per skandalin qe ndodhi ne vatikan ne lidhje me Nanon.Ngela i shtang perpara ekranit te televizionit, megjithese ishte nje lajm hymoristik.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Doni më për Belulin. Sa jetë të gjatë e të pasur paska pas ky Beluli jonë ëre! Me gjithë këto që ka bërë ky, kur historianët pas disa shekujsh të sudiojnë bëmat e tij, do e kujtojnë për ndonjë figurë historike e humoristike që është trashëguar brez pas brezi ose për një parti anëtarët e të cilës janë si .... Nano!

Haram atij e haram atyne që e mbështesin!!!!
 

jamaika

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

ne nje republik parlamentare kryeministri eshte ai qe drejton vendin por eshte presidenti ai qe paraqet komin ne takime nderkombetare ,jepe fjalime ne raste festash,dekoron njerezit etj si puna e ketyre.vendi i takonte moisiut dhe jo nanos.
se mirr qe se morri ...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Nano,Skandal Dhe ne Vatikan

Shume mire ja ben Nano, Moisiut.

Nano i jep Xhoanen per Zonje te Pare (bile me vendim qeverie) Moisiu nuk e pranon.

Kush esht Moisiu? Ndonje Don Zhuan qe ka kalu me mijra femra neper duar dhe tani nuk begenis Xhoanen. Turp te ket.
Ne vend qe ta marr tjetren e ti bej te gjitha &quot;ceremonite&quot; qe i takojne Zonjes se Pare (t`ja caj zgardaballen ), e injoron per te disaten here.

Asaj te shkretes po i ze rrjete merimange, pasi pijanecit kryeminister, as VIAGRA-t qe i ha me grushta, nuk i bejne pune. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top