Nano realist, Berisha subjektiv dhe sensual.

Klinton

Primus registratum
Nano realist, Berisha subjektiv dhe sensual.

Sic e keni vene re te dashur anetare te albforumit,politika shqiptare ka pesuar kriza te njepasnjeshme dhe shume te renda per te ardhmen e politikes dhe te Shqiperise.
Gjate qeverisjes 5 vjecare berishjane, Shqiperia njohu nje coroditje te tejskajshme duke rradhitur ne kete analize shume faktore ku per te permendur ishin hapja e kufinjve dhe fundi i izolimit shqiptar per mese 45 vjete si dhe aktoret politike me ne krye Sali Berishen dhe qeverisjen e tanishme nanoiste me ne krye Fatos Nanon me parlamentin e Dushkut.
Me qeverisjen berishjane jane shume gjera per tu permendur por ne ose shqiptaret do ti a kujtojne Berishes vetem atehere kur te gaboje perseri.
Fjalen me se shumti e kemi per qeverisjen e tanishme qe ka arritur perfundimisht ne nje maje (ose ka falimentuar) ku prej se ciles te gjithe ata qe qeverisin bien me koke poshte duke marre me vete urrejtje te thelle popullore.
Por cndodh?
Me ka rastitur te shoh edhe debatet ne parlament nganjehere dhe ne debatet e zotit Berisha kam vene re nje lodhje te thelle psikologjike ku si pasoje e kesaj arsyetimet, deshmite, fjala etij para deputeteve dhe popullit duket tashme se fundi si nje kamuflim i nje lodhjeje te stermundimshme 12 vjecare.
Berisha vetem deklaron, akuzon, ve epitete, perpiqet te jete ai i meparshmi, replikon dhe se fundi mbyll nje dite me stres dhe dhe mbingarkese politike.
Eshte i pranishem gjithnje ne cdo seance te parlamentit, aktiv ne shume debate politike, numer njeshi si gjithmone ne partine demokratike, ne Bruksel etj etj dhe duke qene i tille, Berisha eshte si nje bateri e nje celulari qe karikohet edhe pa qene nevoja(ju kerkoj ndjese per krahasimin e tille) dhe si i tille eshte njeri i pakontestueshem.
6 vjet qeverisje dhe populli nuk eshte e vertete se nuk pret ndryshime
Populli pret por me cfare shoh ai duhet te prese ose te nderrohen figura te konsumuara ose te aktivizohen figura te tjera publike dhe te njohura per te bere te mundur krijimin e nje ballance.
Berisha nuk eshte i gatshem te marre persiper edhe nje here rolin e kthimit te opozites ne pushtet.
Kushdo qe ka vene re Berishen te flase ne parlament, ne partine demokratike etj, ka mundesi te shohe qe Berisha eshte i derrmuar plotesisht jo sepse qeveria socialiste perdor akuza te vjetra gjithnje kunder opozites dhe liderít te saj por sepse opozita ka vetem nje anetar te saj dhe ai eshte Berisha i lakuar ne kete analize.
Berisha kerkon te mesoje, te rigjenerohet, te kamufloje dobesite e tij por keto menyra nuk jane menyrat te cilat do te rikthejne opoziten ne pushtet dhe aq me pak keto veprime do te shuajne shpresat e nje populli te varfer qe pret nga ata.
Vete lidershipi i pozites, politikani Fatos Nano i ka krijuar shpesh prioritete opozites dhe kryetarit te saj per rigjenerim dhe ne politike ka shenja te vecanta per kete.
Por Berisha duket se kembengul ne nje ane dhe padashur te dal nga tema me kujtohet nje histori e nje fshatari te cilit i kishte humbur lopa dhe si rrjedhim kur komshia e tij e gjeti lopen e humbur fshatari thoshte se meqe kerkova kete faqe te malit, po i bie edhe nje here faqes tjeter se "ndoshta e gjej".
Si perfundim edhe se ne partine demokratike ka kanditatura dhe personalitete te rendesishme si Jozefina Topalli, Edi Paloka, Bamir Topi etj duket se e ardhmja e opozites per tu reformuar dhe per tu ringjitur ne pushtet, eshte e larget.
Nano eshte gati per ti ja dhene pushtetin Berishes, Berisha e sheh te pamundur kthimin e opozites ne pushtet.
Partia Demokratike eshte e perqare thelle brenda saj me nje hemorragji largimesh te njohura intelektualesh,me nje urrejtje te vjeter por pak te lehtesuar popullore per shkak te piramidave fallse te 1997-s dhe nuk ka nje alternative te sakte, progresiste per ta propaganduar ne popull ne menyre qe te vije ne pushtet perseri.
Gjendja e sotshme politike shoqerore ne Shqiperi le shume per te deshiruar.
Varferia e tjeskajshme e sotshme shqiptare mund te krahasohet me ate te vitit 1997.
Te gjitha gjasat pe ndryshim pushteti jane por politika shqiptare eshte e pastabilizuar dhe e pareforumar etj etj dhe si rrjedhim ne Shqiperi politiken do ta bejne ata qe jane te interesuar per ti krijuar te ardhmen ketij populli te katandisur.
 

Emin3m

Primus registratum
Re: Nano realist, Berisha subjektiv dhe sensual.

Une zdo te pergjigjem ty, por pak , doja me ju kujtuar tek Balkanweb, keni nje shkrim, ku thote Berisha, se vrasesit e Malushit jane Luan Rama&co.
Cfare me thene me shume mo, amon. Zoti qofte me ne.
si i thane atehere Sales? "Sale, kane vra Fatosin!"..."ai, ai e ka vra , Nanoja, me kelyshet e tij" lol :rockband: Bjeri se i bi mire.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Nano realist, Berisha subjektiv dhe sensual.

Hahahahahahahahaha...........more Klinton, po kaq shume te pelqeka Berisha, sa tu dukerka edhe sensual tani?
eek.gif
eek.gif


Deshiron t´i them ndonje llaf te mire per ty, se ndoshta ta rregulloj. Pupupu cfare cifti i perkryer Klinton-Berisha
goofy.gif
goofy.gif
 

Guest
Re: Nano realist, Berisha subjektiv dhe sensual.

hajde cfare llafesh hajde subjektiv , sensual etj etj uh none ka plasi seksi ne politike <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

lir

Primus registratum
Re: Nano realist, Berisha subjektiv dhe sensual.

Seksi thu ti?
keta bejne seks te pa kontrolluar, se e kane lene politiken me barre...
 
Top