Nano: Mos ja dorëzoni Vlorën atyre që e shkatërruan deri në '97
Gazeta zani i popllit shkruen fjalimin e udhheqsit tqeveris shqyptare ntakimn e Vlones.

Vij shumë i kënaqur në mby
llje të paradites së sotme të punës, në takimin me partinë time, sepse në saj të qeverisjes suaj progresiste dhe të iniciativave politike, që sërish maxhorancën e mbajnë bashkë,- mazhorancën e qytetarëve dhe të aktorëve të zhvillimit- edhe këtu në Vlorë, gjeta sot një ritëm tjetër. Gjeta ritmin e punës, ritmin e investimit të ndershëm, ritmin e ndryshimit të madh, ritmin e sipërmarrjes së kohës në sektor prioritar, në të cilët dhe Qeveria po orienton zhvillimin dhe integrimin e vendit. Zgjodha Vlorën në këtë stinë ku të gjithë në Shqipëri presin miq, pra në fillim të sezonit të ri turistik dhe elektoral.
Në serinë e kontakteve të rregullta të Kryetarit të Partisë dhe të Kryeministrit, me bazën e partisë dhe me aktorët e tjerë jo qeveritar të zhvillimit në të katër anët e vendit, mua më duhet nxitja politike qeverisëse, ndërsa juve ju duhet kontakti dhe stimuli elektoral për fitore në fushatën e zgjedhjeve administrative të Tetorit të këtij viti.
Takohem me ju, sot, pas një cikli përurimesh punësh të rëndësishme,- diku mbyllje kantieri, diku çelje kantieri- në sektorë prioritar si infrastruktura, shërbimet turistike, uji-kanalizimet, pra sektorë ku po strukturohet një sipërmarrje e ndershme dhe një partneritet afatgjatë i sipërmarrjes private me Qeverinë dhe administratën publike, me drejtuesit e pushtetit qendror dhe vendor.
Nuk ka rrugë tjetër për të përshpejtuar zhvillimin e vendit; nuk ka rrugë tjetër për të implementuar standartet e Bashkimit Europian në të gjithë territorin, veçanërisht në pjesë të tilla të rëndësishme të zhvillimit kombëtar siç është bregdeti dhe Vlora si kryeqendër e mpleksjes së prioriteteve themelore të zhvillimit dhe integrimit tonë në fazën e sotme, që nga integrimi fizik,- pra nëpërmjet korridoreve Europiane që përshkojnë Shqipërinë, porteve që po modernizohen, telekomunikacioneve dhe nyjeve energjitike që po konsolidohen.
Ju e dini që vitin tjetër do të ndërtohet TEC-i i ri në Vlorë, i cili do të jetë një qendër e rëndësishme e prodhimit të energjise, duke nisur cikli i ballancimit të resurseve midis jugut dhe veriut, midis hidroenergjisë dhe termoenergjisë, dhe prioritete të tjera të zhvillimit dhe integrimit, siç janë aktivizimi i potencialit turistik, suksesi i reformës së decentralizimit, veçanërisht në lëmin fiskal dhe, më në fund lufta kundër informalitetit, evazionit fiskal, trafiqeve, krimit të organizuar, e cila duke qenë se mori goditjen vendimtare 11 muaj më parë këtu në Vlorë, në mbylljen e trafikut të klandestinëve me det, e ka bërë serish Vlorën të jetë në qendër të vëmendjes kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Jo më kot para pak ditësh në shtypin e madh italian, u vu theksi në mrekullinë shqiptare dhe si shembull u mor Vlora.
Unë erdha me shumë dëshirë sot në Vlorë, duke e ndarë me të gjithë shokët që më shoqëruan, këtë përshtypje të gjallë se Vlora ka marrë ritëm tjetër. Në Vlorë progresi tashmë është i konsoliduar dhe unë nuk mund të mos përgëzoj partinë time për këtë hap të madh përpara.
Unë them natyrshëm dhe në koherencën e bashkëbisedimit tonë në kohë, që Vlora mbetet protagonist dhe simbol i zhvillimeve progresiste dhe Europiane të Shqipërisë. Gjej rastin t’ju falënderoj, e jo vetëm ju socialistëve vlonjatë, por të gjithë popullin e Vlorës, që nuk po rresht së bashkëpunuari me policinë e shtetit këtu në Vlorë, - që drejtohet nga djem vlonjat shumë të mirë- për të mos lejuar kërkënd, as ditën as natën, të merret më me trafiqe klandestinësh, të kalojë Sazanin për përfitime në rrugë kriminale dhe të paligjshme.
Ka një vit që kanali i Otrantos është i qetë jo vetëm nga humbja e jetëve të njerëzve, por tashmë edhe trafikantët ndërkombëtarë po i shmangen Otrantos, si zonë e ndaluar për aktivitetin e tyre. Flukset e emigrantëve nga vendet e Magrebit, kalojnë në veri, pra i shmangen kanalit dhe detit të Vlorës në synimin e brigjeve Italiane të Europës perëndimore. Prandaj shtypi italian, Qeveria Italiane na përgëzon dhe unë po u jap një pjesë të përgëzimeve që merr Qeveria e Shqipërisë, për këtë punë që po bëni. Sot jam i lumtur të ndaj me ju gëzimin e çeljes së kësaj faqeje të re. Otrantoja dhe Vlora, Adriatiku dhe Joni këtu në Vlorë, po mbushen me flukse të tjera. Me flukse shkëmbimesh tregtare të cilat japin shumë zhvillim dhe po sjellin vlerësim më të madh për Vlorën, për Shqipërinë, për brigjet tona në perëndim.
Eshtë shumë e rëndësishme ta ruajmë këtë ritëm; është shumë e rëndësishme ta konsolidojmë këtë transformim, sepse në këto gjashtë muaj Qeveria Italiane do të drejtojë Presidencën e BE-së. Ne jemi në valën e negociatave për Marreveshjen e Asociim- Stabilizimit midis Shqipërisë dhe BE-së. Këto negociata po ecin shumë mirë dhe kemi hyrë në fazën e dytë. Pas negocimit të 80 neneve të Marrëveshjes, po japim bashkë me ju prova për aftësitë që ka vendi, institucionet, politika, tregu, shoqëria, sipërmarrja, për ta tretur dhe zbatuar këtë marrëveshje, pasi nuk mjafton vetëm ta nënshkruash këtë dokument.
Mbi këtë bazë, Ministri i jashtëm italian që ishte para pak ditësh në Tiranë shprehu qetësisht dhe zyrtarisht, në emër të Qeverisë Berluskoni, angazhimin që si drejtues të BE-së deri në fund të vitit, të mbyllim negociatat e Marrëveshjes së Asociimit me Tiranën zyrtare. Pra, jo vetëm duhet ruajtur ky ritëm, por duhet përshpejtuar dhe zgjeruar në territor.
Megjithatë ka ende shumë gjëra për të përmiresuar; ka shumë sektor ku ka veprime të paligjshme; ka raste abuzimi, korrupsioni; ka raste solidariteti me krimin, në politikë, në administratë, në polici, në tatime, në dogana. Tashmë, sistemi i institucioneve, - institucionet e shtetit ligjor- që nga shërbimet informative, policia, agjensitë e specializuara të luftës kundër krimit, prokuroria dhe gjykata, janë maturuar dhe kanë hyrë në një skemë bashkëveprimi midis tyre dhe me agjensitë e specializuara ndërkombëtare, që na asistojnë për të luftuar trafiqet dhe krimin e organizuar në rajonin tonë, duke vënë përballë krimit të organizuar shtetin e drejtësisë së organizuar.
Unë besoj se të gjithë ne dhe ju, duhet të ngushtojmë rrethimin ndaj hallkave të dobëta të institucioneve, veçanërisht të atyre që përballen me krimin e organizuar, trafiqet, si dhe institucioneve që ndëshkojnë në emër të ligjit dhe japin drejtësi në emër të ligjit.
Unë jam shumë i shqetësuar për gjendjen e Gjykatës këtu në Vlorë, jo vetëm sepse ka vazhduar të reagojë në mënyrë tradicionale dhe abuzive, duke sfiduar prokurorinë, policinë, Qeverinë me lëshimin nga burgu para përfundimit të gjykimit, të një numri kriminelësh dhe trafikantesh të rrezikshëm. Qeveria me Ministrin e Drejtësisë dhe Kryeministrin, po bashkëpunon ngushtë me Presidentin e Republikës, njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të vënë nën trysninë dhe përgjegjesinë e Kushtetutës, jo vetëm sistemin gjyqësor në tërësi, por dhe gjykatat me të dobëta, më abuzive të këtij sistemi. Vlora është në ballë. Po i them këto ballaz, jo për të kërcënuar një pushtet të pavarur, por për të bërë që dhe Gjykata dhe Kryetari i Gjykatës në Vlorë, të kuptojnë që Kushtetuta nuk lejon asnjë hallkë të sistemit tonë demokratik, të jetë e pavarur nga ligji dhe, kur korruptohet hallka gjyqësore, në cilindo qark ka institucione legale, si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që inspektojnë, ndëshkojnë, shëndoshin gjendjen. Pra, ne jemi të vendosur të vazhdojmë të mos bëjmë asnjë lëshim në goditjen e trafikantëve dhe kriminelëve.
Bashkëveprimi midis zyrave dhe agjencive shtetërore që luftojnë krimin, edhe këtu në Vlorë ka dhënë rezultate të menjëhershme, që nga lirimi i pengjeve e deri tek bllokimi i trafikanteve.
Po vazhdoj arsyetimin politik me ju. Ne nuk mund të lejojmë më, që dy të tretat e parave që lëvizin në tregun shqiptar, nga duart e shtetit në duart e sipërmarrësve, nga duart e sipërmarrësve në duart e punëmarrësve, nga duart e prodhuesve apo tregtarëve në duart e konsumatorëve dhe të qytetarëve- të jenë kesh, të jenë dy të tretat informale dhe të lëvizin jashtë bankave. Kjo është shumë e rëndësishme për të luftuar krimin, sepse paraja që lëviz jashtë bankave, është shumë afër cikleve ku riprodhohet veprimtaria trafikante dhe krimi i organizuar në ekonomi. Paraja që lëviz jashtë bankave është paraja më vulnerabël, më e viktimizueshme nga pastrimi i aktivitetit dhe Ne jemi të vendosur, jo vetëm me forcën e policisë dhe prokurorisë, por edhe me forcën e agjencive fiskale, bankare, të luftës kundër pastrimit të parave, me të cilat si sistem, bashkëpunojnë institucionet me efikase të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara, në luftë kundër krimit të organizuar edhe në ekonomi, të bëjmë të pamundur riciklimin e parave të qelbura në ekonominë e re që po rritet dhe konsolidohet edhe këtu në Vlorë. E thashë para pak ditësh, në këtë funksion do të zbatojmë legjislacionin më goditës të kohës dhe në vende më të zhvilluara.
Drejtuesit e Prokurorisë së Antimafias Italiane, më propozuan, dhe unë pranova si Kryetar i maxhorancës, para pak ditësh që, të bëjmë pjesë të legjislacionit tonë, një legjislacion të posaçëm që zbatohet në Itali, për pastrimin e parave dhe krijimin e pasurive imobiliare, duke kërkuar nga prokurori dhe një gjykatë legale, konfiskimin e pasurive që ka dyshime se janë krijuar në mënyrë të paligjshme. Dhe përsa i takon pronarit të tyre, të vertetoj burimet e ligjshme të krijimit të pasurive të patundshme apo të pasurive të lëvizshme.
Duke diskutuar me përgjegjësi me drejtuesit e drejtësisë italiane në këtë funksion, ndoshta juridiksioni i këtij ligji mund të kapte dhe disa prokurorë dhe disa gjykatës, disa politikanë etj. Kështu, Qeveria duke dhënë e para shembullin, që është e gatshme të kontrollohet, - prandaj vetdeklarohen kaq hapur në internet deklaratat e pasurive të Kryeministrit dhe Ministrave- po presim që edhe deputetët ti hedhin deklaratat e pasurive ne internet, pasi interneti ju e dini, lëviz më shpejt se skafet dhe lexohet në Uashington, në Bruksel, në Vlorë, Llogara madje edhe tek Soda.
Pra, të gjithë këto instrumenta, unë kërkoj që ju ti kuptoni dhe ti mbështesni. Janë forcë politike dhe administruese e pushtetit publik në një qark dhe bashki të rëndësishme siç është Vlora.
Ju e dini që për shumë nga këto gjëra nga komuniteti ndërkombëtar bëhen raporte, bëhen vlerësime pozitive dhe kritike, sepse duke e interpretuar me përgjegjësi dëshirën e shqiptarëve për integrim, ne filluam bashkëpunimin, negociatat, pranuam të nënshkruajmë rregullat e monitorimit e të kontrollit prej tyre. Eshtë vështirë të fshihesh tani, së pari nga media shqiptare dhe së dyti nga institucionet partnere që punojnë me ne. Madje është kaq e vështirë sa që disa prej nesh, të cilët vazhdojnë të merren me llafe shkojnë dhe bëjnë spiunllëqe të pavërteta atje, të cilat na kthehen në formë raportesh pastaj. Për të gjitha këto që po flasim u mblodh para pak ditësh Kryesia e Partisë dhe i diskutuam me shumë seriozitet,- jo me aq shumë solidaritet- të njëjtat probleme. Megjithatë, dolëm me një analizë të pjekur dhe me një rezolutë politike shumë angazhuese.
Problemi qëndron në faktin se, nuk është vetëm partia që analizon qeverinë dhe qeverisjen, por që tashmë janë analizat e qeverisë dhe të qeverisjes, nga Kuvendi i Shqipërisë, nga media vendase, nga Task-Forca e Bashkimit Europian që një herë në 6 javë zhvillon negociata me ne dhe harton raporte, nga Ambasadat e vendeve të BE-së që janë në Tiranë, nga misioni dhe zyra e Bankës Botërore dhe FMN-së, nga OSBE, nga Këshilli i Europës dhe gjithçka tjetër. Por mbi të gjitha këto, ajo që bën analiza dhe kontrollon qeverisjen është Qeveria, e cila e ka detyrim ligjor që çdo dikaster ta marrë në analizë në mbledhjet e veta dy herë në vit ose një herë në 6 muaj.
Do të ishte mungesë vëmendje nga partia, nga cilido shok përfaqësues i partisë, apo i kryesisë, aq më pak nga shokë që punojnë në Qeveri, të kujtoheshin kaq vonë dhe të kërkonin nga Kryesia, - një grup njerëzish shumë i vogël në raport me gjithë këtë sistem monitorimi- që të analizohen gjëra të ndodhura në 2002-in, në parti, në pushtet.
Një parti që në 12 vjet ka arritur të transformojë veten dhe prandaj po arrin të transformojë gjithë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, nuk mund të lejojë që interesat e vogla të ndërpresin qeverisjen, të ndërpresin progresin, të vënë në rrezik solidaritetin e veprimit dhe aksionit politik në fillim të fushatave elektorale gjithashtu, apo jo?
Sikurse e keni ndjekur, ne dhamë sërish një provë tjetër të pjekurisë sonë tradicionale politike dhe të angazhimit për reforma zhvillimi dhe integrimi, nëpërmjet një qeverisje transparente dhe arritëm ti mënjanojmë debatet jo parimore.
Unë ju garantoj, si Kryetar i partisë dhe Kryeministër i mandatuar prej saj, se në bashkëveprim me Kryesinë e partisë, me KPD, me grupin parlamentar, me strukturat drejtuese të partisë në rrethe, siç jeni edhe ju, do të investohet 24 orë në 24 për të mos lejuar më askënd, që për interesa shumë më të vogla se kauza jonë europiane e zhvillimit dhe e integrimit,- e cila doemos kalon nga fitorja e zgjedhjeve lokale- të spostohet vëmendja në sherre dhe konflikte meskine, që jo vetëm bllokojnë reformat por vrasin dhe shokët, vrasin dhe përfaqësues, demotivojnë investimin e përgjegjshëm që merr kosto për reforma dhe ndryshime.
Unë nuk do të lejojë që njerëzit që punojnë të pësojnë stërkëmbësha, siç nuk do të lejojë që njerëzit që nuk punojnë të pengojnë ecjen e trenit përpara. Unë besoj se, ashtu siç u ka thënë dhe shoku Theodhori, në takimin që bëmë me kryetarët e partisë së të 37 rretheve të vendit, në Tiranë para pak ditësh, gjithë dokumentimi i debatit politik në Kryesi, që përfundoi me rezolutën, si dhe fjala ime, është vënë në dispozicion të partisë për të mobilizuar forcat dhe energjitë, për të vazhduar këtë progres qeverisës dhe natyrisht e gjitha kjo në funksion të fitores së zgjedhjeve të vjeshtës. Nuk mund të ketë qeverisje dhe fitore pa nxitje reformash dhe transformimesh, pa regjistruar subjektet fiskale në tatime, pa ia bërë jetën të pamundur trafikantëve, pa ia nxirë jetën gjyqtarëve dhe prokurorëve që bëjnë kompromise me pagesa të majme dhe pa vëzhguar politikisht përfaqësuesit tanë që merren me interesat meskine.
Nuk mund të shkohet në Kongresin e partisë në fund të vitit pa fituar zgjedhjet dhe pa konsoliduar progresin e reformave të qeverisjes qëndrore dhe vendore. Ka kaq shumë punë sa nuk mund të ngelet asnjë përfaqësues i partisë pa punë. Ka kaq shumë njerëz për tu përfshirë në punë, jo vetëm socialistë, por edhe qytetarë dhe fshatarë të tjerë, të cilët e duan zhvillimin dhe progresin, ndaj nuk ka kuptim që të quhet punë vetëm të qënit anëtar i kabinetit qeveritar; ka kaq shumë ritëm në Qeveri saqë çdo largim i pamotivuar ministri,- apo zyrtari të lartë me të cilin punon ministri- nga puna pa shkak dhe për t’i bërë qejfin njërit dhe tjetrit sjell dy deri në tre katër muaj ndërprerje pune, humbje kohe. Kjo jo vetëm sepse ata që duan të zënë vendet nuk duan të vijnë për reforma por duan të vijnë për te mbushur xhepat, por edhe sepse ritmi i reformave dhe i programit të kësaj Qeverie ka 11 muaj që është shkaku që nuk mund te vijë një shok, edhe më i miri të jetë, papritmas e të hyjë në ritëm që të nesërmen. Këtu bëhet fjalë për një ekip përfaqësues që është shumë të diskutohet a janë më të mirë këta dhe a përfaqësojnë historinë e hierarkisë së vlerave në PSSH, në një kohë që PSSH dhe mazhoranca kanë punë jo vetëm në qeverisjen ekzekutive por edhe në qeverisjen legjislative, jo vetëm në Tiranë por edhe në qarqe, bashki dhe komuna, jo vetëm në kontakt me të huaj por në kontakt me njerëzit, qytetarët që kanë halle dhe qytetarët që do t’i ftojmë të votojnë.
Kësaj radhe duhen fituar jo vetëm zgjedhjet si subjekt por edhe zgjedhjet si mazhorancë. Ne duhet të kryejmë një proces zgjedhor shembullor, që vetëm i marri dhe i paudhi e dimë që do të bërtasin- por le të rrijë vetëm, të bërtasë, pasi ai është mësuar të humbasë por edhe të bërtasë.
Duhet të fitojmë zgjedhjet jo vetëm si parti, por edhe si parti në pushtet, kjo është sfida. Mbaroi një reformë elektorale shumë e mirë, u zbatuan me konsensus të gjerë politik dhe parlamentar rekomandimet e OSBE dhe ODIHR për të përmirësuar kodin zgjedhor, por kini kujdes, reforma kryesore e sistemit zgjedhor është njëra anë.
Ju duhet të synoni të zgjidhni Miss apo Mister komunën dhe bashkinë. Nuk keni raund të dytë. Jeni në fazën që do të jepni mandate konkurimi për Miss dhe Mister komunën dhe bashkinë. Kini kujdes. Ju duhet të gjeni kampionët e çdo njësie ku bëhen zgjedhjet, të cilët duhet të dalin të parët në klasifikim, që do të thotë menaxhim i kësaj fushate që nga përzgjedhja e kandidaturave deri te aleancat politike dhe me shoqërinë civile, me sipërmarrjen, për të siguruar kurumin e votave të kampionit.
Sistemi me një tur është më i vështirë dhe nuk duron as sherre të brendëshme, as kandidime shokësh tanë, pavarësisht nga partia. Nuk duron klane sistemi i zgjedhjeve me një tur,- pra po i marr votat e klanit tim dhe po t’i përplas surratit ty- sepse fiton i paudhi. Kjo është përgjegjësia jonë dhe e juaja politike, në këtë stinë. Unë dhe ju në këtë stinë kemi dy objektiva të rëndësishme: Fitoren e zgjedhjeve të tetorit dhe mbylljen e negociatave të nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociim –Stabilizimit Shqipëri BE. Të dyja do t’i bëjmë bashkë.
Muaji korrik është vendimtar për fitoren e garantuar dhe të pakontestuar të mazhorancës në zgjedhjet e tetorit.
Kalendari që miratoi përfundimisht edhe Kryesia e partisë në qendër, në mbledhjen e fundit, kërkon që brenda këtij muaji të gjitha strukturat dhe forumet tona nga baza në qendër të përzgjedhin kampionët, pra kandidatët më të mirë, me të cilët do të përfaqësohemi për të fituar. Dallimi, e ritheksoj, është se nuk do të lejoni asnjë kandidat që kërkon të votohet për shkak të partisë. Do identifikoni dhe propozoni kandidatë për shkak të të cilëve do të fitojë partia.
Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të reformës së decentralizimit në qeverisjen vendore, organet e së cilës përtërihen në tetor. Kanë ardhur autoritet i ri fiskal dhe fonde publike; kanë ardhur dhe po vijnë prona publike që regjistrohen si të bashkisë dhe të komunës; kanë ardhur kompetenca dhe autoritet ligjor dhe vendimmarrës që më parë e ka pasur Qeveria apo Kuvendi; kanë ardhur kometenca të rregullimit të territorit dhe të miratimit të projekteve dhe të investimeve për zhvillim për marrëdhënie me sipërmarrjen, që përpara i kishin dikasteret qëndrore.
Kujt do t’ia lini në dorë gjithë këto kompetenca, fonde, tendera, prona, -atyre që shkatërruan Vlorën dhe Shqipërinë deri në ’97, apo atyre që kanë abuzuar edhe brenda jush?
Kjo është puna e partisë, kjo është analizë e përgjegjshme qeverisëse. Kur themi shtet ligjor do të thotë se do të dalë edhe ligji për mbrojtjen e dëshmitarit, ku të merrni kurajon politike, - ndaj mësoni veten dhe votuesit tuaj të denoncojnë deri te mitmarrja - sepse me këtë ligj ai që jep është i mbrojtur. Kështu do të vijnë më shumë investime, të jeni të sigurtë, sepse investimet e huaja dhe vendase, private sidomos, përqendrohen më shumë dhe lëvizin më shpejt, në ato vende ku ka kredibilitet gjyqësori, ku nëse ka konflikt ekonomik ose fiskal me shtetin apo privatin shkon në gjykatë dhe e zgjidh problemin. Brenda 12 muajve të fundit jemi në nivelin e 500 milion dollarëve investime direkte private të regjistruara. Jemi në një stinë që ka nisur të afrohet, por edhe që mund të ndërpritet. Kur u bëra Kryeministër në 2002 shkova të inaguroj në Marinëz fillimin e një investimi për një kontratë me një shoqëri britanike të naftës, që unë e kisha nënshkruar që në ‘97 dhe që për shkak të gjithë asaj rrumpalle nuk kishin investuar asnjë cent për pesë vjet. Pra dua të them se këto investime ikin, madje edhe kur vijnë mund të tremben në qofte se ne: e para- shqyejmë njëri tjetrin; e dyta- shajmë vetveten dhe krijojmë zhurmën se nuk punohet dhe zyrat janë mbushur me pengmarrës; e treta- nuk deklarojmë të ardhurat; e katërta- nuk regjistrohemi në organet tatimore; e pesta -kërkojmë favore për të ngritur traun e doganave. (Do të largohet kreu i doganës të hënën sepse nuk ka realizuar planin) etj. Puna jonë qeverisëse dhe politike është përfundimisht e matshme. Fjalët duhen ballafaquar me rezultatet dhe objektivat e programit tonë. Këtu në Vlorë, kjo është shumë më e mundshme të bëhet, sepse juve ju ka dalë frika, meqënëse ne së bashku i zhdukëm edhe mjetet e shpejta të largimit të trafikantëve. Tani ata lëvizin si breshka.
Lajme nga Agjensia Telegrafike shqiptare
Departamenti i Informacionit prane Keshillit te Ministrave
Presidenti i Republikes se Shqiperise
Kuvendi i Republikes se Shqiperise
Agjensia e Lajmeve Kosovapress