Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!
Në mbledhjen e fundit të qeverisë në ikje është miratuar që ish-kryeministrat të ruhen nga 5 roje, ndërsa ish-kryetarët e Kuvendit nga 2 të tillë
Vendimi i fundit i Nanos: Ish-kryeministrat 5 roje personale
A. Rama
TIRANË - Ish-kryeministri Fatos Nano do të ketë 5 truproja personale që do të vazhdojnë ta ruajnë edhe për disa vite të tjera. Në një prej vendimeve të fundit të qeverisë së drejtuar nga Nano, është përcaktuar pikërisht se ish-kryeministrat kanë të drejtë të ketë 5 roje personale për disa vjet, të cilat e shoqërojnë atë në të gjitha lëvizjet që kryen gjatë ditës, brenda dhe jashtë vendit. Në të njëjtin vendim është përcaktuar se edhe ish-kryetarët e Parlamentit mund të ketë 2 roje personale për disa vjet. Ndërkohë dihet që, sipas hierarkisë shtetërore, kryetari i Kuvendit është zyrtari i dytë më i rëndësishëm pas presidentit të Republikës. Pra, në këtë mënyrë, nëse do të ishte respektuar kjo hierarki në vendimin e Këshillit të Ministrave, duhet të kishte më shumë roje personale Pëllumbi dhe ndonjë ish-kryetar tjetër Kuvendi për vitet në vijim. Kështu, sipas këtij vendimi, Nano do të lëvizë nëpër Tiranë me të njëjtën eskortë të zhurmshme, vetëm se do të ketë një makinë policie më pak. Nano deri në momentet e fundit të qëndrimit në krye të qeverisë shqiptare nuk ka hezituar të krijojë privilegje të shumta për veten edhe familjen e tij. Por nuk dihet nëse privilegjet që ofrohen nga vendimi në fjalë do të ndiqen edhe nga ish-kryeministrat e tjerë socialistë, Ilir Meta dhe Pandeli Majko. Ndërkohë ish-kryeministri Meta, pasi u largua nga detyra në fillim të vitit 2002, ka mbajtur disa roje personale për gati dy vjet. Por më vonë, sidomos edhe pas dorëheqjes si ministër i Jashtëm, ai është parë në mjediset publike vetëm i shoqëruar nga një roje personale dhe shoferi i makinës. Në një tjetër mbledhje të fundit të qeverisë, ka qenë në axhendë një vendim në bazë të të cilit bashkëshortet dhe fëmijët e ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve të përfitonin pasaportë të përjetshme diplomatike. Por në momentet e fundit kjo pikë është hequr nga rendi i ditës, pasi binte në kundërshtim me akte të tjera ligjore e nënligjore të miratuara më parë. Nëse kjo do të ishte miratuar bashkëshorjta e Nanos, Xhoana dhe djali i saj, Klajdi, do të gëzonin një status të privilegjuar me pasaportë diplomatike deri në fund të jetës. Nano vitin e kaluar miratoi ndryshimet në ligjin e protokollit të shtetit, për t’i krijuar mundësinë Xhoanës të gëzonte statusin e zonjës së parë të vendit. Ndërkaq Nano mësohet se është sërish për pushime jashtë vendit. Të martën në mbërmje ai është parë në një kazino në Selanik të Greqisë.