Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!

MLK

Primus registratum
Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!

Në mbledhjen e fundit të qeverisë në ikje është miratuar që ish-kryeministrat të ruhen nga 5 roje, ndërsa ish-kryetarët e Kuvendit nga 2 të tillë

Vendimi i fundit i Nanos: Ish-kryeministrat 5 roje personale


A. Rama

TIRANË - Ish-kryeministri Fatos Nano do të ketë 5 truproja personale që do të vazhdojnë ta ruajnë edhe për disa vite të tjera. Në një prej vendimeve të fundit të qeverisë së drejtuar nga Nano, është përcaktuar pikërisht se ish-kryeministrat kanë të drejtë të ketë 5 roje personale për disa vjet, të cilat e shoqërojnë atë në të gjitha lëvizjet që kryen gjatë ditës, brenda dhe jashtë vendit. Në të njëjtin vendim është përcaktuar se edhe ish-kryetarët e Parlamentit mund të ketë 2 roje personale për disa vjet. Ndërkohë dihet që, sipas hierarkisë shtetërore, kryetari i Kuvendit është zyrtari i dytë më i rëndësishëm pas presidentit të Republikës. Pra, në këtë mënyrë, nëse do të ishte respektuar kjo hierarki në vendimin e Këshillit të Ministrave, duhet të kishte më shumë roje personale Pëllumbi dhe ndonjë ish-kryetar tjetër Kuvendi për vitet në vijim. Kështu, sipas këtij vendimi, Nano do të lëvizë nëpër Tiranë me të njëjtën eskortë të zhurmshme, vetëm se do të ketë një makinë policie më pak. Nano deri në momentet e fundit të qëndrimit në krye të qeverisë shqiptare nuk ka hezituar të krijojë privilegje të shumta për veten edhe familjen e tij. Por nuk dihet nëse privilegjet që ofrohen nga vendimi në fjalë do të ndiqen edhe nga ish-kryeministrat e tjerë socialistë, Ilir Meta dhe Pandeli Majko. Ndërkohë ish-kryeministri Meta, pasi u largua nga detyra në fillim të vitit 2002, ka mbajtur disa roje personale për gati dy vjet. Por më vonë, sidomos edhe pas dorëheqjes si ministër i Jashtëm, ai është parë në mjediset publike vetëm i shoqëruar nga një roje personale dhe shoferi i makinës. Në një tjetër mbledhje të fundit të qeverisë, ka qenë në axhendë një vendim në bazë të të cilit bashkëshortet dhe fëmijët e ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve të përfitonin pasaportë të përjetshme diplomatike. Por në momentet e fundit kjo pikë është hequr nga rendi i ditës, pasi binte në kundërshtim me akte të tjera ligjore e nënligjore të miratuara më parë. Nëse kjo do të ishte miratuar bashkëshorjta e Nanos, Xhoana dhe djali i saj, Klajdi, do të gëzonin një status të privilegjuar me pasaportë diplomatike deri në fund të jetës. Nano vitin e kaluar miratoi ndryshimet në ligjin e protokollit të shtetit, për t’i krijuar mundësinë Xhoanës të gëzonte statusin e zonjës së parë të vendit. Ndërkaq Nano mësohet se është sërish për pushime jashtë vendit. Të martën në mbërmje ai është parë në një kazino në Selanik të Greqisë.
 

MLK

Primus registratum
Re: Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!

Me duket teper e ulet dhe e pamoraleshme qe nje vendim i tille te vazhdoje te aplikohet kur qeverine ta marri e djathta!
5 badyguarde nuk i kane as presidentet e shteteve me te fuqijeshme ne jeten e perditeshme e jo ish kryeministri shqiptar!
Kur ishte puna per Meidanin qe nuk ishte president, edhe nje zyre pune ju mohua nga Nano, si mund te firmosi kaq hapur nje kryeminister vendime te cilat kane te bejne vetem me privilegjet e tija personale! Ky eshte konflikt i plote interesash e per kete duhet te vendose vetem parlamenti e jo qeveria!
Te vendosesh te marresh 5 rroga shtese me te vetmen arsye qe ke punuar mire (si ne rastin e shitjes se Bankes se kursimeve) eshte perseri nje absurditet pasi te jesh kryeminister mbi te gjitha eshte nje privilegj e nje nder e jo profesion tregetari qe te shperblehesh me rroga shtese e qe je po vet qe vendos se puna qe ke kryer ka qene cilesore!
Kryeministrat e shteteve nordike shkojne me biçiklete ne pune e pas asnje roje kur jane ne detyre, Fatos Nano do 5 roje te paguara nga taksapaguesi shqiptar kur nuk eshte me asgje!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!

5 truproje x 1000$/Muaj x 12 Muaj x 15 Vjet = 900 000$

Me nje llogari shume modeste (pa llogaritur rritje rrogash ne 15 vjet per truprojet e Xhoit, Kopilit dhe Tosit) behen pothuajse 1 milion dollar.


Shqiptaret po e pranuan kete, ateher le ti ulin edhe pantallonat dhe ta lene Nanon ti ashtushi para edhe/ose mrapa.

-----------------------------------

Plehra si Nano as ne burg nuk duhen futur, se hane rracionin e ushqimit, qe mund ta hante ndonje femij jetim ne jetimore ose ndonje plak ne azil te pleqve.

Nanot i duhen lene ne dore njerezve te Azem Hajdarit, Vaidin Lames, Ahmet Krasniqit etj. etj. pasi kane gjak per te marre.
 

ardi21

Primus registratum
Re: Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!

Sdi e sa kohe do i duhet ketij populli per ta kuptuar qe Fatos Nano e shoke jane e keqja me e madhe e ketij vendi. shpresoj qe TUMORI qe kishte pllakosur shqiprine keto 8vjet te jete shkulur nje here e mire...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!

Lista e numrit te truprojeve per personalitetet (ligj i qeverise Qorri):

1 – Presidenti 24

2 – Kryetari i Kuvendit 14

3 – Kryeministri 24

4 – Kryetari i Gjykates Kushtetuese 3

5 – Zv/kryeministri 9

6 – Ministri i Rendit Publik 9

7 – Zv/kryetaret e Kuvendit 3

8 – Anetaret e Keshillit te Ministrave 3

9 – Kryetari i Gjykates se Larte 3

10 – Prokurori i Pergjithshem 9

11 – Kryetari i SHISH 3

12 – Kryetari i KLSH 3

13 – Guvernatori i Bankes se Shqiperise 3

14 – Avokati i Popullit 3

15 – Kryetari i KQZ 3

16 – Kryetari i partise me te madhe te mazhorances 3

17 – Kryetari i partise me te madhe te opozites 3

18 – Kryetari i Bashkise se Tiranes 3

19 – Ish-Presidenti 4

20 – Ish-Kryeministri 4

21 – Ish-Kryetari i Kuvendit 2

22 – Ish-Kryetari i Gjykates Kushtetuese 2

23 – Ish-Kryetari i Gjykates se Larte 2

24 – Ish-Prokurori i Pergjithshem 2

25 – Ish-Ministri i Rendit Publik 2

26 – Ish-Kryetari i SHISH 2

Gazeta " Korrieri"

------------------------------------------------

Hajde Truproj Hajde.

A thua se Moisiu,Nano,Pellumbi,Dokle dhe Toska kane ne Irak 150 000 trupa apo kane prishur bizneset e mafies ruso-italiano-columbiano-kineze.
cry.gif
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

-----------------------

Rruge te mbare!

E Marte, 13 Shtator 2005

Nga Blendi Fevziu

Kryeministri i ri shqiptar, Sali Berisha, ka deklaruar vetem pak momente pas hyrjes ne zyren e tij te re, se anetaret e kabinetit te tij do te kene nje numer te reduktuar te shoqeruesve te tyre. Ne vijim te pergjigjes ndaj nje pyetjeje bere nga kryeredaktori i lajmeve te TV “Klan”, Enkel Demi, Berisha shtoi se ai i ka kerkuar Ministrit te Brendshem organiken qe Garda zbaton per ruajtjen e personaliteteve dhe sqaroi se sipas

njoftimit te pare, Kryeministri ndiqet nga 24 bodigarde! Ne vijim te nje premtimi publik dhe ne perputhje me standaret europiane, Berisha sqaroi se shoqerimi i reduktuar ndjeshem ne krahasim me kete aktualin, do te jete privilegj i Ministrit te Brendshem, atij te Mbrojtjes dhe te Jashtem, pra ministrat qe perbejne treshen e sigurise kombetare dhe se

ministrat e tjere nuk do te kene me trajtimin e derisotem.

Me shume se sa nje shou, sic e konsideronte dje nje e perditshme, vendimi i pare, nese mund te shprehemi keshtu, i Berishes duhet pare ne dy rrafshe. Se pari, ai eshte reflektimi i pare serioz ndaj kritikave te shtypit dhe te mediave te tjera elektronike. Nje muaj me pare, edhe gazeta “Korrieri” ngriti nje shqetesim te tille, duke u bere zedhenese e nje

shqetesimi te pergjithshem publik dhe denoncuese e nje vendimi absurd, te pasens

ne nje vend me te zhvilluar e jo me ne nje vend te vogel dhe te varfer si Shqiperia. Prania e pafund e bodigardeve, sirenave, makinave shoqeruese te policise, me shume se sa mbrojtjes reale te personaliteteve, ne nje vend qe pretendonte se ishte fare i sigurte dhe qe bente lufte per t’ja treguar kete gjithe botes, ishte pjese e filozofise maoiste te krijimit te pushtetit dhe forcimit te tij permes imazhit te forces.

Krijimi i mitit te politikanit te pushtetshem vinte, jo mbi bazen e aftesive personale te tij, ose arritjeve konkrete ne postin qe zoteronte ate moment, por mbi bazen e makinave qe shoqeronin, bodigardeve qe i hapnin deren, i mbanin cadren apo largonin qytetaret rrotull. Pakkush mund te mendoje se emra gjysem anonime e madje pa ndonje vlere, rrethoheshin nga shoqerues pafund ne funksion te ruajtjes se tyre (veshtire qe dikush t’i

kishte ne shenjester). Perkundrazi, kjo menyre ishte me e mira per krijimin e kultit te pushtetit per te cilin kishin nevoje, ne rradhe te pare per te mbuluar paaftesine e tyre te afishuar.

Se dyti, vendimi me i fundit i Berishes, i sherben edhe me shume forcimit te filozofise, sipas se ciles, politika dhe politikanet jane ne sherbim te qytetareve dhe jo te distancuar nga ata. Pikerisht mbi bazen e kesaj mendesie dhe mbi ate tjetren, qe nje politikan ne zonen e qytetareve duhet te jetoje thjeshte si nje qytetar, per te mos i trazuar ata, Europa

demokratike ka zhvilluar nje debat te gjate. Vrasja e Kryeministrit suedez Palmer, ndersa dilte nga nje kinema se bashku me gruan e tij, u be ne Stokholm lajmotiv i nje debati disavjecar, nese Kryeministri duhet te kete shoqerues apo jo. Pergjigja per shume kohe ishte jo, per arsyen e thjeshte se prania e tyre me shume se sa si mbrojtje, shihej si nje

filozofi per te izoluar politikanin nga pjesa tjeter e shoqerise. Edhe pse Suedia eshte shume larg per t’u imituar, edhe pse mbrojtja e personaliteteve eshte nje fenomen qe duhet marre parasysh, Shqiperia nuk mund te kete kurre luksin e krijimit te nje sistemi te tille, i cili bjerr motivin e pare te ekzistences se nje politikani, ate te sherbimit ndaj

shoqerise dhe te distancimit nga ajo.

Por ne fund te fundit, edhe pse ne dukje minor, ky debat i sherben mbi te gjitha krijimit te nje raporti me normal mes politikes se ekzekutivit dhe shtypit. Ky vendim i Berishes, mund te konsiderohet si akti i pare i reflektimit ndaj nje verejtje te drejte te shtypit dhe si i tille, vete shtypi duhet t’i thote: rruge te mbare!
 

ardi21

Primus registratum
Re: Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!

Prandaj ska rend ktu te ne se gjithe Garda do ruje mjekerrcjapin. thu se eshte nai zor i moll me dash me e heq qafe ate..
smash.gif
smash.gif
 

Alanis

Primus registratum
Re: Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!

Dy e marrin hopa si televizor i prish dhe e cojne ne WC, 2 e shtrydhin, njeri i mban ate mikun dhe keshtu ben cicin Nanoja!! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

MLK

Primus registratum
Re: Nano me 5 bodyguard dhe per disa vite!

Nese i permbahemi zyrtarisht atyre qe ka bere Fatos Nano, nuk ka çi duhet te kete roje fare se nuk ka nga kush te ruhet! Aq me teper qe tani nuk eshte as ne opozite, as kryetar partie, dmth asgje!
Nese ka udhetime speciale le te shoqerohet nga garda e republikes, nese i ka private atehere nje roje eshte mese i mjaftushem.
 
Top