Nano i falimentuar kesaj rradhe pas doreheqjes se Edi Rames

MLK

Primus registratum
Nano i falimentuar kesaj rradhe pas doreheqjes se Edi Rames

Pallati i Nanos, Edi Rama jep doreheqjen
E Premte, 01 Prill 2005
Pas kontraditave me Kryeministrin per prishjen e kateve shtese, por te palegalizuara, te pallatit ku banon familja e kryeministrit, Kryetari i Bashkise se Tiranes ka dhene mbreme ne mesnate, doreheqjen. Pas kesaj, zbulohet edhe sekreti i turit te tij ne veri te vendit: Gati sfida elektorale ne zgjedhjet e veres, me nje formacion te ri politik, te quajtur "Lista Rama"

Ne menyre jo edhe aq te papritur per ata qe njohin nga afer zhvillimet politike ne kampin roze, Edi Rama, kryetar i Bashkise se Tiranes, ka dhene mbreme ne mesnate doreheqjen, pas kontraditave te thella me Kryeministrin Nano. Burim i sherrit mes dy figurave me te rendesishme te Partise Socialiste, mesohet se ka qene perpjekja e kryebashkiakut per te prishur gjashte katet pa leje te pallatit ku banon prej disa vitesh, familja Nano, ne zonen e Shallvareve ne Tirane. Shefi i qeverise banon aktualisht ne nje apartament tripleks (tre kate), i cili ndodhet pikerisht ne katet qe sipas Bashkise se kryeyqytetit, duhet te prishen. Ne formularin e deklarimit te pasurise, Kryeministri Nano eshte shprehur se banesa e tij eshte me nje siperfaqe prej 260 metrash katrore dhe eshte blere per 35 mije dollare.

Gjate nje debati qe kishte ngjallur ky fakt pak muaj me pare, Kryeministri ka hedhur poshte akuzat e medias dhe opozites se ka perfituar ne menyre te paligjshme financime apo fonde dhe eshte shprehur se ka bere nje deklarim te vertete e transparent te te gjitha pasurive qe zoteron. "Nga verifikimi dhe kontrolli i ushtruar rezulton, se te dhenat e paraqitura ne deklaraten e subjekteve (Fatos dhe Xhoana Nano) gjejne vertetim ne dokumentat e organeve perkatese, dokumenta te cilat jane administruar ne dosjen e kontrollit", eshte shprehur Nano, pak muaj me pare, duke cituar nje raport te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive.

"Ne perfundim te ketij kontrolli te Inspektoriatit rezulton se eshte i vertete deklarimi qe Fatos Nano dhe bashkeshortja e tij Xhoana jetojne ne nje apartament prej 260 metra katror, te blere me parate e burgut te Berishes, zoterojne nje autoveture te tipit "Mercedes Benz" te dhuruar ne vitin 2001 nga "Auto Star Albania", me pronar zotin Basri Ruka, qe nuk kemi ne pronesi asnje helikopter apo target", ka deklaruar Kryeministri, gjate nje interpelance. Ai ka shtuar se me parate e burgut te Berishes i ka dhuruar pjesen e tij te pronesise ne nje shtepi djalit te tij Sokol Nano, pas divorcit me bashkeshorten e pare.

Pavaresisht shpjegimeve te Nanos, Bashkia e Tiranes eshte treguar refraktare ne qendrimin e saj dhe ne menyre jo shume publike ka kerkuar nderkohe, zbatimin e ligjit. Ndaj kryebashkiaku Edi Rama, me ane te nje shkrese zyrtare, i ka propozuar Keshillit te Rregullimit te Territorit te miratoje prishjen e kateve shtese, ne nje pjese te se ciles, ndodhet edhe apartamenti ku banon Nano. Kete akt, Rama mesohet se eshte munduar ta argumentoje para shefit te qeverise, si hapin e pare te nje aksioni te madh per shembjen e rreth 20 mije ndertimeve dhe shtesave pa leje qe territorin e kryeqytetit. Nje hap qe sipas tij, tani ne prag te fushates elektorale, do te sillte rikthimin e nje pjese te madhe te besimit te humbur te elektoratit per PS-ne, si nje force qe eshte e angazhuar seriozisht ne luften kunder informalitetit, shkeljes se ligjit dhe korrupsionit.

Por, ky propozim ka shkaktuar reagimin e Kryeministrit Nano, duke provokuar nje debat te ashper mes tij dhe Kryetarit te Bashkise se Tiranes. Megjithese ky debat eshte munduar te mbahet teper sekret mes Nanos e Rames dhe stafeve te ngushta, shenjat e ftohjes dhe carjes se thelle mes tyre, jane pare ne publik. "Ka qene ky momenti kur Edi Rama vendosi te nise turin e tij ne disa qytete ne veri te vendit, si nje hap qe nese marredheniet e tij me Kryeministrin dhe Kryetarin e PS nuk do te normalizoheshin, ai te ishte i gatshem qe te niste nje bashkepunim me LSI e Ilir Metes, ose te iniconte nje levizje te re politike te spektrit te majte",- tha nje burim shume prane Kryebashkiakut, i cili nuk pranoi te identifikohej. Burimi shtoi se shenja me e dukshme e carjes se thelle te tij me Nanon, ka qene mungesa e Rames me 14 mars, ne aktivitetet e festimit te Dites se Veres ne Tirane, nje aktivitet ku vitet e fundit, ai ka qene organizatori i saj.

Per te gjitha keto, por edhe per shkak te afrimit te fushates elektorale dhe dites se zgjedhjeve, Edi Rama ka vendosur mbreme te jape doreheqjen, ne menyre qe te kete mundesi te realizoje edhe aksionin e tij te ri politik. Burime te besueshme politike bene te ditur se largimi i Rames nga drejtimi i Bashkise, do t'i hape rrugen atij per te kandiduar si kandidat per deputet, ne krye te nje grupi shume te njohur intelektualesh te pavarur dhe biznesmenesh te fuqishem, e cila mund te quhet "Lista Rama". Ne kete iniciative, pritet te perfshihen edhe disa nga deputetet aktuale te Partise Socialiste, te cilet nuk jane perfshire ne listen me 100 kandidatet e rinj te saj, per zgjedhjet e veres. Sidoqofte, vendimi perfundimtar per doreheqjen e parevokueshme ose jo te Edi Rames nga Kreu i Bashkise se Tiranes, pritet te merret sot me 1 prill, Diten Nderkombetare te Geshenjtrave.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Nano i falimentuar kesaj rradhe pas doreheqjes se Edi Rames

tani eshte e sigurte qe do i fitoje zgjedhjet PD-ja
lol.gif
lol.gif
lol.gif



gezuar 1 prillin <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
wave.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Nano i falimentuar kesaj rradhe pas doreheqjes se Edi Rames

Nese eshte e vertete qe Edi Rama ka dhene doreheqjen mendoj qe Nano e ka shume pisk punen se i iken nje nga nje shtyllat e PS-se e me xhaketat e vjetra si thoshte vet ska per te fituar zgjedhjet jo.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Nano i falimentuar kesaj rradhe pas doreheqjes se Edi Rames

une te thashe gezuar 1 prillin + thashe dhe nje genjeshter timen, dy here sikur nuk ka lezet apo jo MLK!
 

Anana

Primus registratum
Re: Nano i falimentuar kesaj rradhe pas doreheqjes se Edi Rames

Si perfundim vertet e dha doreheqejen Rama? S'besoj te kete qene vetem per ca kate pallati. Do kene pas tensione te tjera qe me para.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Nano i falimentuar kesaj rradhe pas doreheqjes se Edi Rames

po pse mi yllka budalla e di ramen ti?
lol.gif
me i madh eshte probabiliteti qe te vije berisha ne PS se sa te ike rama qe aty <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Anana

Primus registratum
Re: Nano i falimentuar kesaj rradhe pas doreheqjes se Edi Rames

Po he mo ti... Prandaj e kam inat une 1 prillin.
smash.gif


Sa per Edin, i zgjut ose budalla, atij s'i dihet. Shpirt artisti djal i botes. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top