Nano emeron zv.minister te financave Petrollarin qe kritikohet nga Malaj!!!

MLK

Primus registratum
Nano emeron zv.minister te financave Petrollarin qe kritikohet nga Malaj!!!

Malaj kritikoi Petollarin
E Premte, 01 Prill 2005
Ministri i Financave, Arben Malaj, gjate analizes vjetore te Drejtorise se Tatimeve, kritikoi drejtuesit e saj, mes te cileve edhe kreun Ardian Petollari. "Ekipi drejtues i tatimeve, duke perfshire Drejtorin e Pergjithshem, zv/drejtoret dhe drejtoret e drejtorive kane qene hezitues per te ndermarre hapat e nevojshme te reformave", u shpreh Malaj. Sipas tij, mbi tavolinat e drejtuesve kryesore duhet te jete ndjekja rigoroze e te gjitha prioriteteve te reformes dhe jo dosje pa fund te vendimarrjes rutine te cilat u duhen deleguar strukturave perkatese. "Perqendrimi ne pak duar i gjithckaje dhe kurdohere i ka larguar drejtuesit kryesore nga detyrimet per persosjen e politikave, teknologjive dhe burimeve njerezore", tha ministri. Sipas tij, "drejtuesit kryesore, jo vetem qe nuk kane qene novatore per aplimin e teknologjive te reja moderne, por kane manifestuar hezitim, madje ne disa raste edhe rezistence, per te ndermarre hapa konkrete ne aplikimin e politikave, procedurave dhe teknologjive te reja".
 

MLK

Primus registratum
Re: Nano emeron zv.minister te financave Petrollarin qe kritikohet nga Malaj!!!

Kreu i Tatimeve, zv/minister i Ekonomise
E Premte, 01 Prill 2005
Keshilli i Ministrave miratoi dje vendimin per emerimin ne postin e zevendesministrit te Ekonomise te Ardian Petollarit, i cili deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve. Ai do te zevendesoje ne kete detyre Ilir Cikon, i shkarkuar nga qeveria pak dite me pare pas debateve lidhur me koncensionin e hidrocentralit te Lanabregasit.

Nderkohe, qeveria njoftoi do te nisin procedurat e konkurimit per postin e Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve. Nje nder kandidaturat me te mundshme duket te jete ajo e ish-drejtorit te Bankes se Kursimeve, Ardian Kamberi.

Si mund ta kuptojme kete qe dikush qe kritiohet hapur nga ministri i finacave, ngrihet ne grade dhe emerohet zv minister po i finacave!!!
Si ka mundesi nje njeri qe nuk ka rezultat riemerohet ne postet me te larta nga Nano!
Nuk eshte hera e pare e kjo dihet po dhe para zgjedhje bejne hajvanlliqe te tilla!
 
Top