Nano beri nje pordhe te madhe te dyte
Kryeministri zbulon kushtet e maxhorancës në krijimin e komisionit hetimor të iniciuar nga opozita
Nano: Hetimi nis me qeverinë “Meksi”
“Ne do t’i kërkojmë PD-së që të hetohen fondet publike të qeverive dhe bashkive për 10 -vjeçarin e fundit”
TIRANE- Kryeministri Fatos Nano zbuloi dje skemën që do të përdorë maxhoranca në krijimin e komisionit hetimor parlamentar për veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës. Në mbledhjen e mbyllur të kryesisë së degës së PS-së së Shkodrës, Nano për herë të parë ka saktësuar se “ne do t’i kërkojmë Partisë Demokratike që objekti i hetimit të komisionit parlamentar të zgjerohet duke përfshirë kontrollin mbi fondet publike jo vetëm në Bashkinë e Tiranës, por në të gjitha qeveritë dhe në të gjitha bashkitë që nga viti 1992”. Me fjalë të thjeshta, PS zgjerimin e objektit që Berisha e pranoi para dy ditësh do ta shtrijë në të gjitha kabinetet prej 1992. Kjo do të kërkojë një kohë shumë të madhe njëkohësisht dhe një numër të madhe ekspertësh. Nano e ka justifikuar këtë shtrirje në 10 vjet të kontrollit duke thënë se “Që taksapaguesit shqiptarë të mësojnë se ku kanë shkuar paratë e tyre”. Nga ana tjetër, ai ripërsëriti mbështetjen institucionale për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pavarësisht nga ngjarjet e fundit. “Edi Rama është shembull i administrimit të fondeve publike”,-ka thënë ai.
Akuzat për Ormir Rusin
Gjatë ditës së djeshme, si në 80 -vjetorin e gjimnazit dhe në përurimin e linjës hekurudhore, kryebashkiaku i Shkodrës, Ormir Rusi nuk ka qenë i pranishëm. Ky ka qenë edhe shkaku që kryeministri në mbledhjen e kryesisë së degës së PS-së së Shkodrës, ka qenë i ashpër kur ka theksuar se “Si Edi Rama dhe Ormir Rusi u nisën njësoj në vitin 2000. Por pamjet e rrugëve të Tiranës dhe Shkodrës, sot janë krejt të ndryshme. Shkodra është plot gropa dhe me plehra në rrugë, ndërsa Tirana me rrugë të reja dhe shembull i transformuar”. Nano e ka cilësuar Rusin të paftë për të menaxhuar fondet publike. Ai duke i paraprirë një përgjigjeje se fondet e qeverisë kanë shkuar më shumë për Tiranën sesa për Shkodrën, ngaqë Rusi është një përfaqësues i Partisë Demokratike, ka thënë se “Edi Rama është treguar i aftë të thithë fonde jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga donatorët e huaj, falë projekteve që ka paraqitur”. Një ditë më parë, kryesia e PS-së mandatoi sekretarin e përgjithshëm Gramoz Ruçi që të negocionte me homologun e tij demokrat, Bamir Topi, për riformulimin e kërkesës së PD-së dhe për të gjetur një kompromis me qëllim miratimin në datën 10 mars të komisionit hetimor. Berisha menjëherë pas tërheqjes së socialistëve u shpreh se ne jemi gati që të zgjerojmë objektin e hetimit që nga viti 1992. Ruçi menjëherë pas kryesisë të mërkurën, theksoi: “Nëse pranohen opsionet tona, komisioni do të ngrihet”.
Anila Dushi