"Na shani nga NANA por jo nga NANO"
“Berishistët thonë : Na shani nga NANA, por jo nga NANO”
Për nanoistët ende mjeshtrat e satirës e sarkazmës popullore nuk e kanë gjetur një formulë kaq të goditur për të simbolizuar “pajtimin e madh”. Por janë nëkërkim.
Sidoqoftë kjo nuk e pengon aspak popullin shqiptar të zbavitet me “mrekullitë” që po bëjnë Fatos Nano e Sali Berisha me “reformën” e tyre ( imitim i luftës së Enverit kundër burokratizmit), të cilët “lojën gladiatore burrërore”që e luajtën në politikën shqiptare për 12 vjet me radhë tani kanë vendosur ta zëvendësojnë, si u ka hije “poilitikanëve pragmatistë”, me “lojën dashurore burrërore” që quhet herë “reformë konsensuale”, herë “konsensus reformues”. Tani “gladiatorët” janë zëvendësuar me “dashnorët” edhe në propgandën politike, me skena erotike e përshkrime idilike të paraqitura me afsh të madh nga po ata politikanë e gazetarë që deri pak kohë para “konsensusit” t’i nxirrnin sytë e t’i çanin veshët me gjeste e britma histerike për të lavëdruar Saliun e sharë Fatosin, ose anasjelltas.
Justifikimin më akrobatik zbavitës të këtij “mutacioni të madh” politik në sjelljet e Nanos e të Berishës e gjeti përsëri burri i shquar me mendje femër, Spartak Ngjela, i cili i sqaroi shqiptarët se politika duhet të kuptohet si pragmatziëm, se pragmatizëm na qenka kur atë që e ke thënë dje ta mohosh pa turp sot; që atë që e ke pështyrë, përbaltur, ndotur me bark e me të vjellë për vite me radhë ta lëpish e ta kapërdishë sot si gjnë më të shijshme në këtë botë. Këtë zbulim të tij të madh i dashuruari burrëror me mendje femër pas politikës së pajtimit Nano-Berisha, zotëri Spartak Ngjela, e shpalli pikërisht pasi një “jo-pragmataist” si Petro Koçi në sallëne Kuvendit dhe para kamerave televizive shpalosi para shqiptarëve faqet e para të gazetës “RD’ nga data 1 deri më 10 shtator 1998. Në këta faqe gazete me format të madh në atë kohë me gërma të stërmadha e të zeza sterrë shkruheshin tituj demaskues, fyes, kërcënuess deri në llahtari kundër kryeministrit të asaj kohe dhe sotëm, Fatos Nanos.
Redaktuesit e “RD-së”, sidomos ai Edi Paloka që ishte dhe më i egri në shkrimet kundër Fatos Nnaos në atë kohë zor t’u ketë vajtur mendja se do të vinte koha, pas tre vitesh, që ata tituj bombastike “ Nano shporru”, “Nano kryekriminel”, “Nano do të asgjësohet së shpejti”, “Nano bëhët gati të ikë” etj. do t’i përdorte një socialist si Petro Koçi për t’u tallur me ta, meqenëse tani Berisha po përqafohej me Nnaon si çift të rimartuarish pas divorcit për tradhti bashkëshortore. Artyre nuk kishte ssi t’u shkonte në mendje atëherë se këta tituj do t’i hynin nëpuën një deputeti socialist të telendiste pikëriskt ata gazetarë të “RD-së” që tani kishin marrë përsipër t’i këndonin këngët më të bukura e më mallëngjyese të dasmës kësaj martesë pas sherrit midis Nanos e Berishës dhe të zbukuronin portretin e Nanos.
Por edhe Ngjela të mos kujtojë se ishte mendja e tij femër që i mahniti shqiptarët duke shpikur atë punën e pragmatizmit që edhe politikën më të ndyrë e parasqet si të kulluar, edhe plakën më të rrudhur e stolis si nuse në politikë, edhe perversitetin më tëmadh politik e shet për moral. Ka qenë një tjetër politikan jo më pak rrufjan, Sabri Godo, që shumë para Ngjelës u ka dhënë shqiptarëve mësimin e tij se “politika është kurvëri” dhe u ka treguar me veprimet e tij se si politikani mund të “kurvërojë” në politikë. Nano e Berisha e kanë ditur mbase edhe më mirë se Godo këtë punë, para se Godo të shprehej ashtu, prandaj e patën kaq të lehtë që “lojën burrërore gladiatore” ta kthenin në “lojë burrërore dashurore” në politikën shqiptare.
Më qartë këtë ndryshim loje e pamë më 18 nëntor 2002 në atë seancën e Kuvendit ku u diskutua për raportin që paraqiti Spartak Ngjela në emër të Komisionit parlamentar të kryesura prej tij për hetimin e veprimtarëisë së kreut të shërbimit sekret, Fatos Klosi. Në fakt Ngjelën e e detyruan anëtarët socialistë të këtij Komision të paraqiste jo raporrtin e përgatitur nga vet Ngjela, por oponencën e këtij raporti. Sado që u përpoq Fatos Nano për hir të “lojës burrërore dashurore” me Berishën të detyronte “të tijët”, anëtarët socialistë të Komisionit e të grupit parlamentar të PS që raporti të ishte i përbashkët nuk e arriti. Sado që u përpoq Fatos Nano me autoritetin e kryetarit të PS-së dhe të kryeministrit në Kuvend që të detyrontë Grupin Parlamentar të PS-së të mos kacafytej aq egërsisht më grupin e deputetëve berishistë dhe të miratonin të dy tekstet si të njëtit raport përsëri nuk e arriti. Deputetët e PS-së të mësuar më shijen e “lojës burrëore gladiatore” dhe mjaft të neveritur nga “loja burrëore dashurore” midis Nanos eBerishës nuk e pranuan këtë ndryshim, nuk i honepsën dot as shpjegimiet e Spartak Ngjelës se “politikë” do të thotë “pragmatizëm” dhe të jeshë “pragmatik” do të thotë që pantallonat e brekët duhet t’i kesh pa ushkur e pa llastik. “Loja gladiatore burrëore” Nano-Berisha duket që i mban të lidhur më shumë me të vjetrën edhe deputetët socialistë, kurse “ loja dashurore burrërore” po i neverit gjitnhnjë e më shumë dhe po i nervozon.
Nano sa herë e ka punën pisk me “të tijët”, qoftë në Komitetin Drejtues të Përgjithëshëm të PS-së, qoftë në Grupin Parlamentar, kërcet e ikën nga selia qendrore dhe fillon turnera në bazë që të bubullijë, shpërthejë e mallëngjejë atje njerëzit pë të bërë shantazh mbi forumet drejtuese. Atë që e bëri dikur me Anastas Angjelin në Sarandë, shkoi ta bënte tani me Petro Koçin e Nazmi Bilanin në Fier, me Taulant Deden në Elbasan. Kështu bënte para një viti kur kacafytej me grupin e ilirmetistëve, kur Nano akuzonte Ilirin për fashist, kontabandist, karrierist. Atëherë edhe Iliri nuk ia linte mangut Fatos Nanos dhe arriti deri sa i tha “je padrinoja i mafies shqiptare”. Kurse më pas Iliri u zgërlaq, u bë qingj i urtë, pranoi të shkojë pas kurrizit të Fatosit s i zëvendës kryeministër, pra si shqytar i “Padrinos” dhe Fatosi pranoi ty kishte për këtë post pikërisht “fashistin, karrierstin, kontrabandistin e një viti më parë”. Kjo lojë u bë e mundur edhe në saj të “pragmatizmit pa kufi” të Sali Berishës, që ka gjithmonë këshillat e çmuara të Spartak Ngjelës dhe të përqafimit të madh Nano-Berisha. Ja, pra cila është ajo politikë që Sabri Godo e quante me përkëdhelinë e më plakut që nuk ia marrin llafin për keq “Kurvëri”, kurse Spartak Ngjela e shpall me autoritetin e avokatit të famshëm që ka humbur të gjitha proceset gjyqësore si “Pragmatizëm”.
Tani Nanos përsëri kanë dalë disa politikanë “gungsha” në PS që nuk duan ta lënë rehat të shijojë frytet e politikës së “Pragmatizmit (Kurvërisë)” që bëjnë sëbashku me Berishën e Metën. Ishte një rreng i madh ai që i bëri Petro Koçi në sallën e Kuvendit kur shpalosi ato gazetat e Berishës të datave 1 deri 10 shtator 1998 me ato titujt e mëdhenj kundër Fatos Nanos. Këtë Petro nuk e bëri aq kundër Berishës se sa kundër Nanos, sepse po i thoshte “Fatos shih me cilin je dashuar në politikë”. Berisha që gjatë gjitëh asaj seance sillej krejtësisht si i ndërkryer dhe bënte gafa pas gafash me ndërhyrjet më shumë pa leje, me replika qesharake, nuk ishte në gjendje ta mbronte Nanon nga ato sulme që i kishte bërë para 3 vitesh. Pasi u përpëlit mjaft më në fund doli të thoshte një fjalë kundër Petro Koçit se nuk duhej të kishte paraqitur ato ekzemplarë të gazetave ku nënvizimet me ngjyrë i kishte bërë SHISH-i Fatos Klosit. Kaq ishte trimëria e Berishës.
Edhe Nano e ndjeu veten keq shumë dhe të nesërmën mblodhi kryesinë PS-së, shfryu e fyu kolegët e tij pse e kishin kthyer Kuvendin në arenë “gladiatorësh me fjalë” në kohën kur Nano e Berisha po luajnë “lojë dashnorësh” me fjalë e me vepra. Më qesharake ishte natyrisht ajo vëretja e rëndë që Nano i bëri kryeredaktorit të “ZP”-së dhe njëkohësisht deputet i kësaj partie, Erion Braçes, se kishte bërë “paudhësinë” e patolerushme që kishte nervozuar Berishën. Kacafytjet brenda socialistëve po vazhdojnë. Dy deputetë socialistë, Nazmi Bilani ( Fier) dhe Taulant Dede( Elbasan), janë kacafytur keq ( me fjalë sigurisht) me Nanon. Nuk janë të lehta për një kryetar partie në pushtet dhe kryeministër i shtetit fjalët që ka lëshuar në adresë të tij një deputet i partisë së tij, Bilani : “ Nano nuk e ka moralin tonë” (“Albania” 22 nëntor 2002). Madje janë fjalë të thëna pas dy ngjarjeve madhore për Nanon, njëra në jetën personale,ceremonia e martesës së dytë që ishte dhe popmpoze si ceremoni princërish të të shkuarës dhe dyta në jetën politike, “rimartesë me Berishën në politikë, pas divorcit të vitit 1992-93kur Nano përfundoi në burg. Nuk është e këndshme për një kryetar partie qeverisëse dhe kryeministër që një deputet i tij të dalë para kamerave e të përsërisë fjalë nga një film i vjetër me ushtarakë italianë : “gjatë rrugës u kënaqëm me shakatë e kripura të Duçes”, pra ta quajë Nanon “Duçe” fashist, ose t’i kujtojë se ka takuar Milosheviçin dhe i ka puthur dorën Rada Trajkoviçit në Beograd, sikurse deklaroi Taulant Dedja.
Nanon e tupëruan shumë “të tijët” kur nuk lanë Ngjelën të paraqiste në Kuvend atë raport që donte edhe Nano, edhe Berisha; kur nuk morën parasysh kërkesat e Berishës në prag të votimit sa që e detyruan grupin berishian të braktiste sallën e bojkotonte votimin. Kjo ishte fiasko e plotë e punës së Komisionit Ngjela, ngritur me konsensus për të bërë punë me konsensus. Kjo ishte një disfatë e rëndë për ithtarët e “lojës burrëore dashurore” Nano -Berisha që janë ende në muajin e mjaltit të “rimartesës” së tyre politike. Nanon e turpëruan “të tijët” kur ia telendisën aq keq Berishën në parlament, kur hapën historitë e ngjarjeve të 14 shtatorit 11998, madje kërkuan hetim parlamentar për këto ngjarje për të nxjerrë implikimet e Berishës. Por, dihet se Nano del më i turpëruari për ato ngjarje sepse ai ishte kryeministër kur u vra Azemi, kur u bë kryengritja popullore, kur u dogj kryeministria dhe shumë lokale në Tiranë, kur gardës së republikës ia zunë tanket jesir dhe shëtisnin me to turmat e adoleshentëve në bulevard; kur për të vendosur rendin u desh të dilnin autoblindat e reparrtit ushtarak grek që mbante në mënyrë të paligjshme Nano në portat eTiranës; kur Nano ia mbathi për në Maqedoni nën mbrojtjen e armiqëve të Shqipërisë dhe Shqpiëria mbeti pa qeveri. Çdo hetim për këto nuk është më pak i rrezikshëm për Nanon se për Sali Berishën, edhe pse në pushtet është PS-ja. Një hetim për këto ndodhi duhet pa tjetër të ketë vazhdimësi duke u kthyer prapa në kohë, të hetohen edhe ngjarjet e vitit 1997 që i ka mbyllur shëmtueshëm Spartak Ngjela.
Pra, nuk ishte vetëm votimi për raportin e Komisionit për SHISHi-n, për”raportin Fino” që e paraqiti Ngjela tashmë si bedel, dhe që nuk e donin as Nano, as Berisha që i tmerroi këta të dy. Ishin edhe përplasjet e mëdha midis PS-së, pa Nanon dhe PD-së e Berishës të rreshtuar pas Nanos që krijuan shqetësmin e mbajtësve të dypushtteit në Shqipëri. Prandaj ka filluar “ZP” të shkruajë komente me titull “”Të ulen gjakrat” (22 nëntor 2002). Prandaj ka filluar kryeredaktori berishian i gazetës “TemA”, Mero Baze, të bëjë komente me titull “ Përse nuk e rrëzojnë Nanon 58 votat socialiste “ ( 20 nëntor 2002). Ato vota që u dhanë në favor të “Raportit Fino” kundër “Raportit Ngjela” pët hetimin eKlosit kanë shkaktuar alaram tek nanoistët se mos ua rrëzojnë kryeminsitrin. Dhe ky alarm është i madh në kampin e PD-së e të Berishës, që tani janë mbështetësit më të zellshëm e më servilë të qeverisjes së Nanos. Zëvëndësimi i “lojës burrëore gladiatore” me “lojën burrërore dashurore” Nano-Berisha po shkakton xhelozi e frika të reja, por tashmë duke ndryshuar kahjet e tyre.
Nano tani po merret me “zbulimin e organizatorëve të revoltës në parlament” në radhët e deputetëve të PS-së ( “Albania” 20 nëntor 2002). Servilët e tij po e nxisin dhe inkurajojnë Nanon që “ të sulmojë mbrojtësit e Klosit brenda në PS ( gazeta “TemA” ). Nuk janë aspak në favor të Nanos komentet si “Klosi lë sherrin brenda në PS” ( “Ballkan” 20 nëntor 2002); “Parlamenti votoi kunmdër paktit Nano-Berisha” (“Albania” 20 nëntor 2002); “Vota për Klosin çan parlamentin. Nga PS vetëm Nano e sulmoi ish-kryetarin e SHIK-ut” (“Gazeta Shqiptare” 19 nëntor 2002).
Edhe më pak mund të ndihmojnë pozitën e Nanos, të izoluar në PS dhe të radhitur me berishistët, fjalimet e komentet që kanë bërë drejtuesit e klanit politik pëdëist me ketë rast. Anëtari i kryesisë së PD-së dhe përfaqësuesi i saj kryesor në Komisionin Ngjela, Fatos Beja për herë të parë u shfaq para publikut me mendësitë e shprehitë e tij si një prokuror i rreptë politik i kohës së Bedri Spahiut të vitit 1945. Fjala e tij në Kuvend është botuar në “RD” nën ë titullin akuzues me ngjyrim të fortë politik, por pa kuptim juridik, “Mendësitë e Klosit dogjën Shqipërinë”. Shqipërinë mund ta digjnin ose ta kenë djegur veprimet e Klosit, mendësitë nuk akuzohe në këtë mënyrë. Në qoftë se duheshin akuzuar mendësitë për djegiet e vitit 1998, atëherë duhen akuzuar mendësitë e drejtuesve politikë në qeverisje dhe në opozitë. Këto ishin në radhë të parë mendësitë e Nanos e të Berishës. Kështu duhet bërë më parë për djegiet e vitit 1997, për të cilat Beja, Ngjela, Paloka, Berisha e të tjerë e kanë mbyllur fare squpin , sikur ato të mos kenë ndoshur kurrë. Nuk e ndihmon as Nanon, as Berishën ideja kryesore e fjalimit të Arian Starovës “Kryengritja e armatosur, si alibi për Klosin”. Ariani duhet të jetë më i matur në shpjegimet e tij sepse po t’i duhet të dëshnojë frazat letare nuk hyjnë në punë. Edhe më të pahishme janë vlerësimet që bën njeriu që përgjigjet për aspektet juridike të politiklës së PD-së, konstitucionalisti Ilir Rusmali, sipas të cilit “Komisioni Ngjela ishte shembull profesionalizmi”. Vetëm profesionalizëm nuk pati në Komisionin Ngjela dhe sidomos në veprimtarinë estravagante të vet Ngjelës, që disa gazeta e cilësuan si sharlatanizëm.
Nano mund të bëjë shumë manovrime, llafologji, intriga siç e ka zakon për të provuar se ai ka të drejtë në politikën që po bën sëbashku me Berishësn dhe për t’u mbushur mendjen përkrahësve të tij se nuk ka ndyshuar në thelb, vetëm se “po e bën ndryshe luftën me opozitën”, siç është shprehur. Por, sukses nuk mundtë ketë më. Debatet në Kuvend më 18 nenëtor 2002 dhe votimet dëshmuan se Nano e Berisha kanë dalë nga roli i tyre dhe prandaj do të ndeshen në vështirësi. Nanos i kanë filluar këto vështirësi. Ngjarjet po tregojnë se tensionet politike në Shqipëri nuk kanë qenë vetëm vullnete individësh, kapriçio egosistësh e karrieristësh, por dukuri objekteive që mbeten të tilla edhe pas përqafimeve e akrobacive në “lojën dashurore burrërore” midis Nanos e Berishës.
Debatet në parlament provuan edhe një herë sa kuturu flet shkrimtari Ismail Kadare që pas çdo ngjarjeje që duket si e re do të japë mend e vlerësime imponuese. Pak kohë para debateve kishte pëshëndetur “klimën e re të pajtimit e uljes së tensionit” në sajë të marëveshjes Nano Berisha dhe kishte qortuar ata që nuk ngazëllohen nga këto pazare politike. Debatet treguan krejt të kundërtën. Politika në Shqipëri mbetet e mbërthyer në ato suaza, përpëlaset me ato probleme si edhe më parë, kur Berisha e Nano bënin lojën e gladiatorëve. “Loja dashurore” e Nanos e Berishës edhe në qoftë se hipokrizinë e ka në doza më të vogla se sa dyshojmë Shqipërisë nuk i sjell ndonjë të mirë. Vetëm i hedh hi përsipër pisllëkut që kanë lëshuar për disa vjet në jetën publike dhe nuk e pastron kët pisllëk.
25 nëntor 2002 Abdi Baleta