Re: Nëse
Nese une u fsheha e kisha nje arsye te mire, eshte me mire keshtu, mbase do fshihem per gjate per ca kohe, do doja te fshihesha pas teje.
U thava, u tera, u binda pa bindje.
Nese nuk me gjen dot, shiko brenda vetes, atje ndoshta kam mbetur e paprekur dhe e pahidheruar, por mos harro te me mbulosh serish se dielli nuk ngroh me si dikur.
Ndoshta jam ftohur shume sot, nuk kam perse te shoh jashte vetes, aty asgje nuk me terheq vemendje.Varur sic mund te vetevaresh dhe harruar sic mund te veteharrohesh.
Nese nuk bindesh per keto une nuk do te harroj te te kujtoj se mund te bindesh pa bindje ashtu sikurse u binda une.
Kalome nje dore mbi floke por me dil nga pas, ndoshta te ndjej nese e ke aromen aq te forte sa ce pate diten e pare, jam qerruar shpirt jam qerruar.