Në vend të fabulave

Albforumi

Primus registratum
Në vend të fabulave

velvet_underground_gift.jpg

nga Skënder Kollcaku

Valdo Xhefers, një i ri i dashuruar marrëzisht pas së dashurës së tij (që nga kohët e shkollës fillore) Marsha Bronson, është përfshirë në një marrëdhenie dashurie në distancë me këtë të fundit.
Pasi mbarojnë gjimnazin, Valdo rikthehet në shtëpine e tij të fëmijërisë, në Pensilvani.
Bëhet shpejt paranojak dhe brënda dy muajsh dyshon se Marsha e tradhëton dhe nuk do e mbante premtimin qe i kishte bërë: ta dashuronte përgjithmone. Si nëpër fabula…

Ishte mesi i gushtit kur ai filloi të pushtohej nga makthe dhe fantazi seksuale rreth pabesisë së Marshës.  Cfarë ishte me e turbullt dhe shqetësuese ishte mendimi se ajo po e tradhetonte vazhdimisht me meshkuj të tjerë.

Qe një ditë e premte… Në mungesë të parave për të udhetuar deri ne Uiskonsin, thur nje plan për t’i bërë vizitë papritmas: te postohej vete në një pako. E pse jo? Duhej të ishte pabesueshmërisht e thjeshtë! Të nesërmen shkon në dyqan te blejë ato pak gjëra të nevojshme: ngjitëse, një kuti kartoni të përmasave të një busti mesatar. Gjykoi te arsyeshme ca vrima për ajër, pak ujë dhe një cope bukë. Si të ishte një turist jo i rehatshëm!

Te dielen tjeter Marsha po diskutonte në dhome me një shoqen e saj, Sheila, rreth Billit, një djalë me te cilin Marsha kishte shkuar në shtrat natën që shkoi…

Kur pakoja mbërrin tek dera, dy shoqet grinden se cila do e hapë e para surprizën, ndërsa Valdo po priste me padurim brenda.
Me nxitim, Marsha vrapon dhe merr një thikë mjaft të mprehtë e ia jep Sheilas, e cila pret horizontalisht kutinë, duke therur padashje edhe koken e Valdo-s…

(përshtatje nga “The Gift”, albumi ‘White Light/White Heat’, Velvet Underground, 1968)

Archiviato in:Lart & Poshtë, Letërsi, Muzikë
4117
4117
4117
4117
4117
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4117

Top