Në Vaksincë vritet komandanti i policisë !!!

prespari

Primus registratum
Në Vaksincë vritet komandanti i policisë !!!

Në Vaksincë të Kumanovës vritet komandanti i policisë

Shkruar nga Shqipëria e Bashkuar.Org - United Albania.Org

10/8/07

Komandanti i stacionit policor të fshatit Mateç të Kumanovës, Fatmir Alili është vrarë, ndërsa dy policë të tjerë janë plagosur, gjatë një shkëmbim zjarri që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 0:2 të natës në afërsi të fshatit Vaksincë të Kumanovës.

Zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Brendshme, Ivo Kotevski, ka thënë sot se dy policët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë, kurse gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë edhe dy nga sulmuesit, ndërsa njëri është plagosur rëndë.

Incidenti është shkaktuar kur patrulla policore është dërguar për të kryer arrestimin e një personi, tani për tani të panjohur.

Sipas njoftimeve të para, përveç komandantit të stacionit policor edhe dy sulmuesit e vrarë janë shqiptarë, ndërsa policët e plagosur janë të përkatësisë maqedonase.

===============================================

Shkup, 10 shtatzor (MIA) - Komandanti i stacionit policor në Matejç Fatmir Alili është vrarë në shkëmbimin e zjarrit që ndodhi mbrërmë kur patrulla policore ishte dërguar të bënte arrestimin e tani për tani një personi të panjohur.

Siç paralajmëroi zëdhënësi i MPB Ivo Kotevski, në shkëmbimin e zjarrit në hyrje të fshatiti, janë plagosur edhe dy policë të tjerë. Janë vrarë edhe dy nga sulmuesit, ndërsa njëri prej tyre ka marrë plagë më të rënda.

"Stacioni policor i Matejçit mbrëmë pas mesnate e njoftoi Sektorin e Punëve të Brendshme të Kumanovës, se patrulla policore ishte sulmuar në hyrje të fshatit Vaksincë. Gjatë sulmit janë plagusur tre policë. Komandanti i stacionit Fatmir Alili vdiq rrugës për në Qendrën mjekësore të Kumanovës. Pas ndihmës së dhënë mjekësore një prej dy policëve i cili kishte marrë plagë nga armë zjarri në shpinë, si rast urgjent është transportuar në Qendrën e urgjencës, ndërsa polici i dytë është mbajtur në Qendrën mjekësore të Kumanovës me plagë nga armë zjarri në këmbë", tha Kotevski.

Sipas informatave të fundit, ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Sektori i Punëve të Brendshme - Kumanovë merr masa për gjetjen e autorëve të krimit dhe për ndriçimin e rastit.
 
Top