Në pritje të epilogut
Partitë duhet të kuptojnë se dhuna dhe vjedhja e votës janë vetëm të përkohshme, fitorja e vërtetë është e atyre që kanë marrë buzëqeshjen dhe përkrahjen e sinqertë, e jo e atyre të cilët kokulur dalin para qytetarëve duke theksuar se janë fitues të vërtetë

Gazeta Express, më 06.02.2010
Mimoza Kusari-Lila

Në pritje të epilogut gjyqësor pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më duhet të prezantoj një vështrim përmbyllës lidhur me ngjarjet që i kanë paraprirë këtij procesi.
Pa dashur të hyj në detajet që përcollën procesin zgjedhor në Komunën e Gjakovës, e të cilat deri më tani i kam përmendur shumë herë, kësaj radhe do të përqendrohem në zbërthimin e qëndrimeve të institucioneve të ndryshme kosovare gjatë procesit zgjedhor.

Heshtja e institucioneve
Vjedhjet dhe keqpërdorimet në procesin zgjedhor ishin kryer para syve të policisë dhe prokurorisë. Asnjëra nga këto institucione nuk reagoi dhe nuk ndërmori asgjë konkrete sipas detyrës zyrtare, përkundër apeleve të mia të shumta për keqpërdorime në vendvotime të ndryshme në Komunën e Gjakovës. Kulmi ishin pamjet dramatike televizive nga një vendvotim, në të cilat qartë shihej mbushja e kutive të votimit nga një person, veprim ky i akorduar me të gjithë komisionarët tjerë në vendvotim. Disa keqpërdorime si votimet e disahershme nga një person, mosverifikimi i identitetit të votuesve dhe kërcënimi direkt i votuesve, u raportuan në polici. Mirëpo, as policia dhe as prokuroria nuk ndërmorën asnjë hap që të hetohen këto raste. Heshtja e këtyre institucioneve krijoi përshtypjen e hidhur, si për mua ashtu edhe për tërë qytetarët e Komunës së Gjakovës që kishin shpresuar në një proces zgjedhor të drejtë dhe fer, se vjedhjet tashmë ishin institucionalizuar. Për më tepër, te një pjesë e votuesve u krijua bindja se vjedhjet janë pjesë përbërëse dhe e pandashme e procesit zgjedhor dhe se vjedhja e votës është diçka pothuajse normale.

Vënia në lëvizje (mobilizimi) i institucioneve
Për ta shmangur krijimin e një mentaliteti të tillë, si dhe nga nevoja për të kërkuar drejtësi, menjëherë patëm vendosur që tiu drejtohemi institucioneve që heshtën, duke e vënë në lëvizje funksionimin e tyre drejt Rastit të Gjakovës.
Fillimisht, në Prokurorinë Komunale në Gjakovë ushtruam kallëzime penale kundër disa kryesve të njohur dhe disa kryesve të panjohur, për vepra penale të keqpërdorimit të drejtës së votimit nga neni 178, dhe mashtrimit në votime nga neni 180 të Kodit Penal të Kosovës.

Në të njëjtën kohë kemi ushtruar kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë kundër vendimit për certifikimin e zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për Kryetar të Komunës së Gjakovës. Në këtë kërkesë kemi cekur se me këtë vendim është shkelur neni 106.1 i Ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në bazë të këtij ligji, KQZja ka mundur ti certifikojë rezultatet zgjedhore vetëm pas përfundimit të procedurave pranë Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), dhe nga Gjykata Kushtetuese. Meqenëse në rastin konkret procedura nuk ishte përfunduar as në KZAP e as në Gjykatën Supreme të Kosovës, kam pohuar se KQZja ka bërë shkelje të ligjit dhe kushtetutës, si dhe standardeve ndërkombëtare. Arsyetimi i KQZsë ka qenë se në këtë rast nuk e ka obligim ligjor ta presë vendimin e Gjykatës Supreme, pasi ligji nuk e thotë një gjë tillë. Megjithatë, nga Gjyqtarja Lushta, asnjëherë nuk u shpjegua se si një lëndë mund të arrijë në Gjykatën Kushtetuese, pa kaluar në Gjykatë Supreme?! Si dhe pse tash në rastin e Gjilanit nuk certifikohen rezultatet e zgjedhjeve para se të merren vendimet nga Gjykata Supreme? Përse ligji mbi zgjedhjet u interpretua ndryshe në rastin e Gjakovës, ndërsa tash, në rastin e Gjilanit, interpretohet ndryshe?

Në seancën gjyqësore të mbajtur me 9 shkurt 2010, kam prezantuar fakte të Rastit Gjakova dhe kam theksuar se KQZ dhe KZAP, si dy institucione të cilat për herë të parë ishin tërësisht kosovare, kanë pasur përgjegjësinë që me ushtrimin e rolit të tyre kushtetues dhe ligjor të krijojnë një model të suksesshëm dhe të jenë garantues ligjorë për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.

Pasi që kjo fatkeqësisht nuk ndodhi, përgjegjësia kaloi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si autoriteti më i lartë dhe përfundimtar për marrjen e një vendimi të drejtë dhe të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Porosia për zgjedhjet e ardhshme
Në pritjen e epilogut nga prokurori komunal në Gjakovë përkitazi me kallëzimet penale, si dhe epilogut gjyqësor pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pa marrë parasysh se si do të përfundojnë këto procedura, mund të konkludojmë se procesi demokratik zgjedhor nuk lejon anarkinë dhe duhet të jetë i garantuar dhe i mbrojtur me ligje të cilat zbatohen nga institucionet zgjedhore dhe gjyqësore.
Pra, ata që vjedhin vota kryejnë vepër penale dhe mund të shkojnë në burg, ndërsa organet zgjedhore të cilat nuk e respektojnë procesin zgjedhor i nënshtrohen kontrollit gjyqësor. Ky është satisfaksioni i vetëm i imi dhe i Gjakovareve në betejën tonë të gjatë dhe të mundimshme për një sistem zgjedhor të drejtë dhe të ligjshëm. Njëherit, kjo është porosia ime për zgjedhjet e ardhshme.

Partitë duhet të kuptojnë se dhuna dhe vjedhja e votës janë vetëm të përkohshme, fitorja e vërtetë është e atyre që kanë marrë buzëqeshjen dhe përkrahjen e sinqertë, e jo e atyre të cilët kokulur dalin para qytetarëve duke theksuar se janë fitues të vërtetë. Fitorja vjen me ëmbëlsi e jo me hidhërim, cinizëm dhe hakmarrje ndaj atyre që përkrahën tjetërkënd.

Ne luftuam luftën ligjore deri në fund, ajo nuk ishte e lehtë, por ishte më kuptimplote, e moralshme dhe ishte e vetmja rrugë të cilën e dimë dhe e ndjekim. Andaj, punën tonë për këto palë zgjedhje e përfunduam, tash mbetet ta shohim se cili do të jetë verdikti i drejtësisë.
Nëse dikush më pyet: A ka shpresë për procesin zgjedhor në Kosovë?, përgjigja është: Shpresë ka deri sa nuk dorëzohemi, vetëm kur dorëzohemi humb shpresa, prandaj duhet të vazhdojmë punën dhe betejën për drejtësi deri në fund.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mimozakusari.com/?p=154