Në fortesën e fundit të Aparteidit
Në Afrikën e Jugut gjendet një fshat i qetë, ku niveli papunësisë është zero, shkollat janë model dhe koha ka ndaluar. 700 banorët e saj janë të gjithë të bardhë, pasardhës të kolonive holandeze. Thonë se nuk mund të pengojnë askënd që dëshiron të jetojë atje. Por a do të ishte i lumtur një njeri me ngjyrë?

Mëngjesi sapo ka filluar të ndriçojë horizontin e Karoo-së afrikanojugore, por në qytetin e Orania-s puna ka pak kohë që ka filluar. Që në orën gjashtë të mëngjesit, një grup fshatarësh kanë filluar punën. Po pastrojnë rrugët nga pluhuri dhe gjethet e pemëve. Dyqanet janë hapur sërish pas pushimit të së dielës. Përveç pastërtisë, ajo që të bie në sy në këtë fshat me 700 banorë është se nuk ka asnjë njeri me ngjyrë. Që nga kryetari i fshatit e deri te pastruesit, të gjithë janë të bardhë.

“Sipas ligjit nuk mund tia mohojmë askujt të drejtën që për motive raciale të jetojë këtu. Është gjë tjetër nëse do të pyesnit që a do të ishte i lumtur një njeri me ngjyrë po të jetonte këtu?”, thotë John Strydom, gazetar dhe cicëroni i fshatit. Fjalët e tij i përgjigjen pyetjes që bën çdo vizitor që vjen në Orania: çfarë do të ndodhte nëse një zezak do të vendoste të jetonte në këtë vend, që për vite me radhë është quajtur fortesa e fundit e Aparteidit?

Në vitin 1990, kur 11 familje vendosën të shpërnguleshin në këtë vend, Orania, e braktisur prej 20 vjetësh, ishte një “lagje” e vogël ku flinin fshatarët. Qëllimi i banorëve të rinj ishte që ky fshat i vogël të bëhej “shtëpia” e “afrikaaner”-ve, e komunitetit të njerëzve të bardhë, pasardhës të kolonive holandeze dhe mirëbërësit e Aparteidit, i cili që pas vitit 1994, u zhyt në krizë të thellë ekonomike dhe identiteti.

Të shkatërruar nga ardhja e demokracisë, afrikaaner-it do të gjenin në Orania strehën ideale. E rëndësishme ishte që nuk kishte zezakë dhe nuk kishte arsye pse të kujdeseshin për fëmijët, siç ndodhte gjatë regjimit të vjetër: për të mbijetuar duhej të ishin të shëndetshëm.

Sot, pastërtia dhe resortet përgjatë lumit, tërheqin gjithnjë e më shumë turistë. Misioni i Orania-s nuk ka ndryshuar. “Afrikaans (gjuha indoeuropiane që rrjedh nga holandishtja) po humbet gjithnjë e më shumë terren, si në shkolla ashtu dhe TV”, ankohet me një anglishte me gabime një këshilltar bashkiak. “Nëse gjërat vazhdojnë kështu, gjuha jonë do të zhduket fare. Orania dhe Aparteidi janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Kush vjen këtu vetëm për të jetuar, sepse dëshiron të jetë larg zezakëve, nuk është i mirëpritur”, vazhdon më tej ai.

“Aparteidi i vërtetë është ai i zotëve të Johanesburgut, që të gjitha burimet i kanë brenda lagjeve të tyre. Ne varemi vetëm nga puna jonë”, thekson një ish-deputet në Parlamentin rajonal dhe politikan lokal. Në fakt, nëpër rrugët e Orania-s nuk është e vështirë të takosh njerëz që i thërrasin ende zezakët dhe indianët me termat “kaffir” dhe “coolies”.

Orania mban përqindjen më të lartë të të diplomuarve në të gjithë Afrikën e Jugut, ka një sistem arsimi avangardë dhe është përmendur nga qeveria për rezultatet e larta në bujqësi. Një DVD e kohëve të fundit, e regjistruar nga zyra turistike, e ka cilësuar një komunitet ku çdo njeri mund të ëndërrojë. Në një Afrikë Jugore ku kriza ekonomike ka bërë që të pushohen nga puna mijëra punëtorë dhe të dhënat e kriminalistikës janë më të lartat në botë, Orania u siguron banorëve të saj punë dhe sigurime shoqërore.

Gjithsesi rezultatet e arritura nuk kanë qenë të mjaftueshme për të garantuar të ardhmen e ëndërruar nga themeluesit e saj. Për momentin vendi pret vetëm 0,02 të 3 milionë e gjysmë afrikaaner-ve rezidentë në Afrikën e Jugut. Sipas vendasve nuk është e thjeshtë të integrosh të rinjtë e ardhur. Shumë prej atyre që zgjedhin Orania-n mendojnë se mund të ngrenë një aktivitet të tyrin, por nuk është aq e thjeshtë. “Problemi është se shumë pak njerëz e pranojnë idenë e mirëqenies, që karakterizon Orania-n”, thotë këshilltari. “Shumë afrikaaner të qytetit, që janë mësuar me hyzmeqarë, nuk pranojnë të pastrojnë shtëpitë vetë”. Etika e pakët e punës për disa banorë e shpjegon pjesërisht fenomenin në fjalë.

Të “humbur” në një vend të vetmuar, ku shpresojnë që askush të mos i shqetësojë, banorët e Orania-s kanë ende të ruajtur mirë frikën ndaj së jashtmes, që ishte edhe një prej elementeve që solli Aparteidin. Ashtu si paraardhësit e tyre boerë, të izoluar në një kontinent armiqësor dhe pa kontakte me kulturën europiane të origjinës, e kanë të vështirë të kuptojnë dhe të kuptohen nga bota që i rrethon. “Duhej ta linim pushtetin shumë kohë më parë, ashtu siç bënë anglezët me kolonitë e tyre, por kjo është ende toka jonë dhe nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë”, përfundon këshilltari.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22309. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22309