BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi
 
	Plot 400 kilogramë kokainë, me një vlerë prej 1.5 milion dollarë janë sekuestruar nga policia e Kosta Rikës në një avion të parkuar në pistën e uljes private të fermës të Paris Hilton.
 
	Nuk është ende e qartë cila është përfshirja e trashëgimtares, e cila në momentin e sekuestrimit ndodhej në një festë në Ibiza.
Gjatë këtij operacioni të policisë mësohet se janë arrestuar 4 persona, ku njëri prej tyre është punonjës në rezidencën e familjes Hilton.
 
	Autoritetet po punojnë për të zbuluar nëse kjo pistë përdorej pa dijeninë e familjes Hilton nga narkotrafikantët.
Kjo nuk është hera e parë që supermiliarderja ka probleme me drejtësinë për shkak të drogës.
 
	Në vitin 2010 ajo u arrestua në Las Vegas, ndërsa në 2014-ën në Afrikën e Jugut.
Në të dyja rastet Paris u kap duke konsumuar marijuanë.
 
	 
				