Në Amerikën Jugore së shpejti paraqitet Volkswagen Saveiro 2010

Albforumi

Primus registratum
Në Amerikën Jugore së shpejti paraqitet Volkswagen Saveiro 2010

VolkswagenSaveiro_2010.jpg
Tregu i Amerikës Jugore do të pranojë një version të ri të Volkswagen Saveiro. Saveiro është një pickup kompak i dizajnuar dhe i ndërtuar në Brazil.

Ai konkurron me vetura të tilla si Chevrolet Montana dhe Fiat Strada. Këto janë imazhet e para të kamionetës së vogël dhe tregon sesa i afërt është me dizajnet tjera të VW-së.

Një motor i madhësisë së njëjtë do të ofrojë dy fuqi të ndryshme dalëse në varësi të burimit të derivateve. 1.6 litërshi VHT (Volkwagen High Torque) me benzin ka 74 kW (101 kf) gjersa versioni me etanol prodhon 77 kW (104 kf).

Ky model do të ofrohet në tri variante; 1.6l (modeli bazë), 1.6l Trend dhe 1.6l Trooper. 1.6l është fuqia punëtore bazike dhe veçohet me mbrojtëse të pa ngjyrosur dhe me enterier shumë të thjeshtë. Karakteri i tij është padyshim dedikim për punën e përditshme. Një nivel më lart gjendet Trend që arrin me veçori paksa më të dallueshme, kurse më i miri në këtë renditje është Trooper, që dedikohet për njerëz më aktiv.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=427. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=427

Top