Re: Mustafaraj, frankofoni i kundershtuar nga Kada
Ky kompetenti qe fati e solli (dhe jo meritat diplomatike) te jete minister i jashtem i Shqiperise, jo i PS-se dhe i PD-se sic e paraqesin ca frankofone ketu <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> (oais, il parle parfaitement francais, me pak theks ndoshta <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> ), e kuptoi gafen qe beri qe po perpiqet ta rregulloje tani! Problemi eshte se keta militantet e verber te tij, do vazhdojne te luftojne per pavarsi te kushtezuar te Kosoves, se e tha Besniku dhe normalisht qe eshte e drejte <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />. Me ngjan me gafen e asaj ministres sone te integrimit qe tha se me 2006 shqiptaret do te levizin lirshme ne Europe, pa viza, dhe pastaj kafshoi gjuhen dhe tha se kishte gabuar!N.q.s ju ndjeheni mire dhe te perfaqesuar mire nga ministra te tille eshte puna juaj, une ndjehem keq kur ne bote me perfaqesojne njerez te tille! Dhe nuk eshte ceshtje partiake, eshte ceshtje shqiptarizmi.
Tërhiqet Mustafaj: E rëndësishme pavarësia, forma e diskutueshme
A. Rama
TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, është shprehur dje se gjatë negociatave që do të përcaktojnë statusin final të Kosovës, do të ketë një mijë gjëra për t’u negociuar mes palëve. Ndërkaq, shefi i diplomacisë, edhe pas reagimeve negative të ardhura nga përfaqësues të ndryshëm të jetës politike në Kosovë, ashtu si edhe në disa qëndrime të mëparshme, tha se përcaktimi i statusit final të Kosovës është i pandryshuar, por forma e pavarësisë është e diskutueshme. “Janë një mijë gjëra që do të negociohen, përveç përcaktimit të statusit final, i cili, për mua, është i pandryshueshëm, është pavarësia, pastaj forma e pavarësisë, është e diskutueshme. Asnjë zgjidhje logjike nuk vlen për statusin final të Kosovës, jashtë institucioneve nuk është rruga ajo që mund ta zgjidhë të ardhmen e Kosovës. Shqipëria mendon se pavarësia e kushtëzuar për Kosovën do të shërbejë vetëm si fazë fillestare për pavarësinë e plotë të saj“, -tha Mustafaj. Ai tha më tej se pavarësia e kushtëzuar nuk është shpikje e tij, por pjesë e dokumenteve ndërkombëtarë, duke iu referuar Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Sipas ministrit Mustafaj, mbështetja më e madhe që mund të japë Tirana është këshillimi. Ndër të tjera ai theksoi se fakti që ka një debat për qëndrimin e Shqipërisë, lidhur me qëndrimin zyrtar të Tiranës për statusin final të Kosvës, tregon se gjërat janë vënë në lëvizje. Sipas tij, deri më sot nuk dihej se çfarë qëndrimi kishte shteti ynë për këtë çështje. Nga ana tjetër, ai i bëri thirrje miqësore Beogradit për të inkurajuar në maksimum faktorin e minoritetit serb në Kosovë, për t’u përfshirë në përbërjen e grupit të negociatorëve. Mustafaj vlerësoi dorëzimin e raportit për Kosovën që ambasadori Kai Aide i ka dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Ai shprehu bindjen se raporti i ambasadorit Aide dhe ekipit të tij i çelin rrugën hyrjes së historisë së Kosovës në etapën e saj përfundimtare dhe që është përcaktimi i statusit final. Mustafaj gjatë konferencës për shtyp, vlerësoi edhe çeljen e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, si një hap të rëndësishëm në procesin e zgjerimit të BE-së.
P.S Ndoshta nuk e di aq juridikisht mire sa parafolesi se c;do te thote pavarsi e kufizuar, por di qe serbet prej vitesh kete variant mbeshtesin! Fundja, per kete problem nuk jam shprehur une neper media dhe nuk jam ankuar une, por jane kosovaret qe derdhen gjak per ato vise, qe u skandalizuan kur degjuan qendrimin zyrtar te vendit ame. Dhe se fundmi, nuk e di ku e keni degjuar qe Sh.B.A jane shprehur per kete lloj pavarsie, por edhe ne qoftese jane shprehur, cfare? Tani u bene aleate te mire keta anti-myslymane te betuar dhe duhen lene te vendosin ata se cdo te behet me gjakun e deshmoreve te Kosoves? Politike alla-shqiptarce <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />