Mureve të Jeruzalemit

nga Indrit Sinanaj

I dashuri im
është ai që iku.
Ai hap dreri dhe flokët e kuq prej shege
që i mbështjellin kurmin.

I dashuri im iku kur flija.
I dashuri im nuk kthehet më.

Dashurinë e tij si qeskë mirre
e mbaj pranë zemrës
Mureve të Jeruzalemit

Kaçurrelat e flokëve të tij
iu zunë në se çdegë.

Absalomi iku larg.

U tha kopshtija e erëmimit
diafragmën që tej ma valviste.
Hualli i gojës së tij të lagët,
Mjaltë i hidhur gjer në bërryla
ishin ato mijra vite të gjatë.

Duroja të sillte
hapat e tij si kope dhish
drejt shtratit tim të ri.

Tia hiqnin lodhjen njëherësh
kurmit tim që plaket
me një derë të kyçur
si gojë memece.

Skanë gojë muret e Jeruzalemit
veç mijra trëndafilë të kuq
që i shpalos në erë si flamuj
ushtria e zisë sime.

Velin e flokëve të mi
ma çorrën.
Tëmthat mi zhveshën si fiq
të zinj.

I dashuri im iku kur flija.
I dashuri im nuk kthehet më,
Mureve të Jeruzalemit.

“okul defteri”, 2007

Archiviato in:Lart & Poshtë Tagged: indrit sinanaj, poezi
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3716

nga Indrit Sinanaj

I dashuri im
është ai që iku.
Ai hap dreri dhe flokët e kuq prej shege
që i mbështjellin kurmin.

I dashuri im iku kur flija.
I dashuri im nuk kthehet më.

Dashurinë e tij si qeskë mirre
e mbaj pranë zemrës
Mureve të Jeruzalemit

Kaçurrelat e flokëve të tij
iu zunë në se çdegë.

Absalomi iku larg.

U tha kopshtija e erëmimit
diafragmën që tej ma valviste.
Hualli i gojës së tij të lagët,
Mjaltë i hidhur gjer në bërryla
ishin ato mijra vite të gjatë.

Duroja të sillte
hapat e tij si kope dhish
drejt shtratit tim të ri.

Tia hiqnin lodhjen njëherësh
kurmit tim që plaket
me një derë të kyçur
si gojë memece.

Skanë gojë muret e Jeruzalemit
veç mijra trëndafilë të kuq
që i shpalos në erë si flamuj
ushtria e zisë sime.

Velin e flokëve të mi
ma çorrën.
Tëmthat mi zhveshën si fiq
të zinj.

I dashuri im iku kur flija.
I dashuri im nuk kthehet më,
Mureve të Jeruzalemit.

“okul defteri”, 2007

Archiviato in:Lart & Poshtë Tagged: indrit sinanaj, poezi

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3716