MS Longhorn

ladio

Primus registratum
MS Longhorn

Mbreme e instalova Longhorn edhe doja te thoshja qe Longhorn me Win XP eshte si puna e Win Me me Win 98.

Nuk kishte ndonje gje interesante pervec nje 'bar' ne krahun e djathte te ekranit qe per mendimin tim nuk kishte asnje vlere (kishte nje ore, ca fotografi-slide show, edhe ca mrroklla te tjera qe nuk i hynin njeriu ne pune). Menuja 'START' ishte njesoj si XP, ajo ngjyra blu te lodhte shume syte pas njefare kohe.

Nuk e di persa i perket Security dhe Networking, por nuk pash anje gje interesante. Instalimi ishte paksa i cuditshem, ishte shume i thjeshte... sidomos instalimi i 'drivers'. Donte edhe shume memory; 128 MB RAM minimumi, une kam 256 tek comp im edhe nuk ishte aq keq, pervecse gjate instalimit mu duk sikur u bllokua fare (megjithese arriti te instalohej /pf/images/graemlins/smile.gif ).

A e ka provuar ndonjeri prej jush ketu? A di ndonjeri ndonje gje interesante rreth tij qe ta eksploroj para se ta fshij nga pc /pf/images/graemlins/smile.gif

cheers,
mySteRioUs
 

eo

Primus registratum
Re: MS Longhorn

mirdita, mySteRioUs

une tani jam zgjuar nga gjumi dhe nuk e mora vesh çar eshte "Longhorn" nje sistem i ri?

na thuaj linkun ku e ke mare ta shikojme qe te te themi.

flm
 

ladio

Primus registratum
Re: MS Longhorn

miredita eo,

Longhorn eshte nje sistem operues (operating system) i ri i Microsoft. Kane nxjerre vetem Alpha preview. Dikush i paska bere edhe nje 'review' qe mund ta lexosh ketu:

http://www.winsupersite.com/reviews/longhorn_alpha.asp

Me thene te drejten nuk di se ku mund ta marresh qe ta provosh. Une shkova tek 'piratet' edhe bleva cd /pf/images/graemlins/wink.gif thjesht per ta provuar por mu duk humbje kohe... megjithate te shohim se si do dali produkti final.

Ja me ne fund ne ate lemshin e madh qe ka microsoft (website) arrita te gjej faqen e longhorn:

http://www.microsoft.com/windows/longhorn/default.mspx

kaq di un /pf/images/graemlins/smile.gif
cheers,
mySteRioUs
 

GuJack20

Primus registratum
Re: MS Longhorn

E kam instaluar para nja 2 muajsh (ishte nje beta por s'mbaj mend çfare release) dhe ma shpifi seriozisht. Nuk pashe asgje te mire dhe tani nuk e kam me as si CD.

Ndoshta do e riprovoj kur te dale i plote.
 

aspahiual

Primus registratum
Re: MS Longhorn

Futi nje formatim shpejt e shpejt e mos harxho kot kohe me te.
Per mendimin tim asnje gje interesante ne te nuk ka.
 
Top