Mrekullitë në ndërtim

Albforumi

Primus registratum
Mrekullitë në ndërtim

Burj_Mubarak_2-300x230.jpg
Botës po i shtohen edhe 6 ndërtesa super të larta, që më vonë mund të krahasohen me mrekullitë e antikitetit. Qytete nëntokësore, grataçiela kilometrike, ura rezistente dhe puse nafte “të pamundura”

Grataçiela më e lartë e botës.

Emri: “Burj Mubarak al-Kabir”.

Shteti: Kuvajt.

Kostoja: 5,2 miliardë euro.

Përfundimi: Viti 2016.

Sfida: Një grataçielë që u reziston erërave 240 km/orë.

Një grataçielë supergjigante po ndërtohet në Kuvajt. Do të ishte mirë që ndërtuesit ta pagëzonin me emrin “Njëmijë e një metra”, duke qenë se ndërtesa e kalon një kilometër lartësi. E projektuar nga arkitekti amerikan, Eric Kuhne, “Burj Mubarak al-Kabir” do tia kalojë kullës së Dubait, e cila është e gjatë 700 metra dhe ndërtesa e parë më e madhe në botë (1,001m).

Stuhi e përjetshme.

Në atë lartësi, ku forca e erës i kalon 200 kilometra në orë, çdo lloj ndërtese do të ishte e rrezikuar. Por falë pranisë së 3 kolonave mbajtëse dhe ndërthurjes së tyre nga lart-poshtë, stabiliteti i “Burj Mubarak” është i garantuar. Për të shmangur lëkundjet e rrezikshme në katet e larta të grataçielës, Khune po përdor një strategji të paeksperimentuar më parë: përgjatë profilit të çdo kulle do të vendosë krahë vertikale, si ato të aeroplanit, të gjera deri në 180 centimetra, të cilat do të rregullohen në mënyrë mekanike, duke devijuar drejtimin e parashikuar të erës përreth grataçielës.

Qyteti prej mëndafshi:

“Burj Mubarak al-Kabir” do të ketë rreth e qark 7 lagje me pallate 30-katëshe, ku nuk do të mungojnë dyqanet, apartamentet, zyrat, hotelet, madje dhe kopshtet e parqet natyrale. Kjo lagje do të formojë zemrën e Qytetit prej Mëndafshi (Madinat al-Hareer), një metropol modern dhe teknologjik, i ngritur nga hiçi dhe i shtrirë mbi një sipërfaqe 2 km katrorë në deltën e lumenjve Tigër dhe Eufrat.

Një urë mbi rërën e lëvizshme.

Emri: “Sixth crossing”.

Vendi: Dubai – Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kostoja: 580 milionë euro.

Përfundimi: Viti 2012.

Sfida: Ndërtimi i një ure gjigante mbi një terren të paqëndrueshëm.

Pas tri vitesh, ekzaktësisht në vitin 2012, në Dubai do të ndërtohet ura me harqe, më e madhja në botë. Ura do të jetë e gjatë 1,7 kilometra dhe do të lejojë tranzitin e automjeteve në 12 korsi. Projekti, fituesi i konkursit “Roads and Transportation Authority” të Dubait, do të mbajë firmën e studios njujorkeze “FxFowle”. Dy harqet, njëri i gjatë 667 metra dhe tjetri 205, dyfishi i urës së Shangait “Lulu Bridge”, që për momentin mban rekordin botëror të lartësisë, bashkohen në qendër të karrexhatës dhe mbajnë peshën.

Gërmimet.

Pikërisht në atë zonë që po ndërtohet ura, gjendet një ishull artificial, pjesë e të cilit është edhe një amfiteatër dhe një terminal tragetesh. Vështirësia më e madhe për inxhinierët ishte gjetja e një mënyre për të fiksuar strukturën e terrenit, i ndërtuar nga rëra dhe gurët ranorë, e jo nga shkëmbinj solidë. Për të shmangur një shembje të harqeve, do të jetë e nevojshme që kolonat mbajtëse të jenë jashtëzakonisht të thella.

Një qytet nën qytet.

Emri: “Hapësirë shumëfunksionale alternative nëntokësore”

Vendi: Amsterdam.

Kostoja: 10 miliardë euro.

Përfundimi: Viti 2028.

Sfida: Krijimi i një zone të banuar nëntokë.

“Hapësirë shumëfunksionale alternative nëntokësore”, kështu quhet qyteti që një grup inxhinierësh dhe arkitektësh holandezë po projektojnë për të realizuar nën burimin ujor të Amsterdamit. Në ato anë, kushtet e jetës do të jenë maksimale, sepse nuk do të ketë lagështirë. Arsyeja? Zona e urbanizuar është 30 metra nën tokë, mbi një shtresë argjile të ngjeshur, dhe shtrati i kanaleve nuk lejon asnjë pikë uji të depërtojë.

Vulosja.

Fillimisht duhet gjetur një terren i thatë për të bërë gërmimet. Qyteti që do të përfundojë në vitin 2028 (për një kosto rreth 10 miliardë euro), nuk do të ketë asgjë më pak se qytetet mbi sipërfaqen e tokës. E vetmja gjë që do të mungojë do të jetë dielli.

Qyteti mbi anije.

Emri: “Oasis of the seas”.

Vendi: SHBA.

Kostoja: 850 milionë euro.

Përfundimi: Dhjetor 2009.

Sfida: Ndërtimi i një anijeje 18-katëshe me një park.

E projektuar nga inxhinierët e kompanisë amerikane, “Royal Caribbean”, anija “Oasis of the seas” (”Oazi i deteve”), do të lundrojë për herë të parë në dhjetor të këtij viti nga Fort Lauderdale, për në Florida.

Guines.

Që prej atij momenti do të jetë kroçera më e madhe e botës, e cila do të mbajë 6300 pasagjerë. Dizajni i saj unik dhe spektakolar ka bërë të mundur realizimin e një qyteti të vërtetë me pemë, kopshte tropikale, restorante modernë, qendra tregtare, bare dhe një pishinë të madhe (e cila nxë 500 tonë ujë). Udhëtarët, të cilët do të kenë mundësi të pushojnë në dy pallate nga 6 kate, mund të shëtisin në një park të madh sa një fushë futbolli amerikan, duke imagjinuar sikur gjenden në “Cental Park” të Nju Jorkut.

Helikat.

Tri helika të mëdha, me fletë të mprehta 6 metra, të cilat mund të rrotullohen 360 gradë, do ti garantojnë anijes një lundrim të shpejtë dhe manovrim të shpejtë në rast rreziku.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=189. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=189

Top