admin
Administrator
- Nike u themelua me 25 Janar 1964 nga Bill Bowerman dhe Philip Knight, fillimisht duke e emëruar “Blue Ribbon Sports”.
- Emri “Nike” rrjedh nga zoti grek i fitores.
- Ylli rumun i tenisit Ilie Nastase ishte sportisti i parë që nënshkruan një kontrate profesionale me Nike.
- Nike ka shumë emra tjerë që përdoren për strategji marketingu, sic janë Nike Golf, Nike Pro, Nike+, Air Jordan, Nike Skateboarding, Team Starter, si dhe markat tjera që janë nën ombrellën e saj: Bauer, Cole Haan, Hurley International, Umbro dhe Converse.
- Michael Jordan nga Nike për cdo vit fiton më shumë të holla sesa të gjithë punëtorët e kompanisë së bashku në Malajzi.
- Fabrika ka në 45 shtete, ndërsa është prezente me shitore në gjithsej 160 shtete duke ofruar mbi 50.000 lloje produktesh dhe duke punësuar mbi 28.000 njerëz.
- Dizejnuesi i logos së Nike është paguar vetëm 35 dollarë.
- Në vitin 1982 gjatë Maratonit të Nju Jorkut, Nike në bashkëpunim me agjencinë e reklamave të sapoformuar Wieden+Kennedy transmeton reklamën e parë televizive.
- Në vitin 1987 Nike u detyrua të paguajë dëmshpërblim prej 250.000 dollarësh për shkak se pa autorizim nga shtëpia diskografike përdorte këngën “Revolution” nga Beatles në një reklamë të veten.
- Operacionet e Nike prodhojnë rreth 1.36 milion tonelata CO2 në vit, kështu duke ngritur reagime nga grupet për mbrojtjen e mjedisit.
BONUS: Ja si duket zyra e CEO të Nike – Mark Parker:







Ndërsa në vazhdim kemi vendosur një përmbledhje videoreklamash për Nike, të cilat edhe më herët i kemi paraqitur në këtë blog!
Referencat: http://www.funfactz.com http://en.wikipedia.org/wiki/Nike,_Inc. http://www.damncoolpictures.com/2011/05/inside-nike-ceo-mark-parkers-office.html
Lexo origjinalin...